Kalvari i Parë i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, për islamizimin e tyre dhe kujtimi i At Pjetër Bogdanit

Pushtimi Osman në Luginë të Preshevës, kishte ardhur në fazat e para të pushtimit të Trojeve Shqipëtare. Madje dokumentarisht faktohet që Perandoria Osmane, kishte vendosur garnizonin Osman në Sopot, për të siguruar kanalin rrugor Morava-Vardar. Brenda garnizonit Osman në vitin 1410 ndërtohet xhamia e parë në Trojet Shqipëtare( disa shqipfolës dhe pseudohistorian, tentojnë të kopjojnë me porosi historiografinë ruso-serbe, që tentojnë këtë xhami ta bartin për vite para pushtimit Osman- për gjoja të argumentojnë ardhjen e islamit para pushtimit osman!). Xhami tjera nuk kishte në Luginë të Preshevës deri në vitet 1735.

Shqipëtarët e Luginës së Preshevës nuk u konvertuan me dhunë në fillim të pushtimit Osman, konvertimi i dhunshëm filloi pas dështimit të Kryengritjes antiosmane të vitit 1689. Konvertimet e interesit ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës para vitit 1689. Mjafton të shikohen statistikat osmane të kohës, që dëshmonin se edhe pjesa e ultësirës së Luginës, nuk ishin musliman. Në çdo vendbanim kishte Kisha dhe manastire katolike, në kuadër të Dioqezës së Shkupit, si në: Preshevë( Kishën e njejtë e sllavizuan serbët); Rahovicë( Kishën ku qëndroi Gjergj Kastrioti, të cilën e sllavizuan serbët); Kishë në Zhunicë, Bukoc, Gosponicë, Raincë, Bukurocë, Boshtran etj etj.

Lidhja e Shenjtë u formu më 1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake anti-osmane më 1686, ku ushtritë austirake zgjeruan territorin kundër Osmanëve, në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe Venecianët si në Dalmaci ashtu edhe në More. Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët, grekët etj), nxiteshin nga Perandori Austriak, për kryengritje antiosmane, e komanduar nga At Pjetër Bogdani! Gjatë kësaj kohe,

Kalvari i parë i Luginës së Preshevës (Karadakut), ishte Kryengritja anti-osmane e vitit 1689. Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes Luginës së Preshevës, ku Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot, janë përcjellur gojdhana e deri këngë lufte për luftën e tillë)! Njejtë edhe Shqipëtarët e Kosovës, iu bashkuan ushtrive austriake! Fatkeqësia ndodhi në Grykën e Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që çliroi Kosovën, me atë që kishte çliruar përmes Luginës së Preshevës për në Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin e Selanikut e tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri që të dështonte e gjithë Kryengritja anti-osmane dhe Lufta anti-osmane e udhëhequr nga Austria!

Me janar 1690, pra me dështimin e Luftës Austriake kundër Osmanëve dhe në të njejtën kohë dështimin e kryengritjes sidomos Shqipëtare kundër osmanëve, filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar! Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur aleancë me Patrikanën e Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët u akuzuan për Kryengritjen anti-osmane të 1689. Represioni brutal i pushtuesit osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, u vu në veprim. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës që deri në këtë periudhë ishin pothuajsë % për % katolik, u detyruan të iknin: ose maleve të Karadakut, ose për në drejtim të Vojvodinës( tokës së Austrisë).

Pushteti Osman në hakmarrje spastroi etnikisht dhe kreu xhihad mbi Shqipëtarët edhe të kësaj treve, e në vend të tyre vendosën sllav apo edhe më pas ( pas viteve 1705) edhe shqipëtar të muslimanizuar-këto ende tregohen me frikë nga gojdhanat e popullit të kësaj ane. Në vitet 1690-1735, në Luginë të Preshevës, hapësira e ultësirës kishte pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më nuk kishte katolik. U zhdukën fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën, e kryesisht fshatrat që ndodheshin në fusha.

Madje gojtaria e popullit ka përcjellur edhe:” sollën Shqipëtarët musliman nga ana e Shkodrës derisa atje bëhej kryengritje anti-osmane, pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së familjeve të kryengritsëve dhe vendosjen edhe në Luginë të Preshevës, si familje muslimane”. Në shumicën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e mbi Shkodrës, e që lidhet me shpërnguljen e viteve 1690-1735, mirëpo nëse rrëmon më thellë do shohësh që një pjesë e tyre realisht janë vendas, por që pushteti serb i pas viteve 1912 dhe hoxhallarët e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene ia imponuan një vetëquajtje të tillë për nga origjina. Zhvendosja e dhunshme nga një vendbanim Shqipëtar, në vendbanimin tjetër Shqipëtar, ishte taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit Osman arrinin t’i tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht edhe sot e vërejmë që :”Shqipëtarët turpërohen për një të keqe vetëm para atyre që njihen e jo edhe para atyre që nuk i njohin!”.

Historiografia serbe e quajti këtë gjoja ikja e serbëve, por në fakt nga Lugina e Preshevës vetëm Shqipëtarë kishte dhe vetëm të tillët u detyruan të iknin. Emrat edhe të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës ishin të shumtë të tipit bizantin, të cilët më pas u përvetësuan si emra gjoja sllav e bullgar.

Kisha katolike përpjekej në forma të ndryshme për mbrojtjen e besimtarëve të saj, por asnjëra nuk dha rezultat. Madje disa raste Kisha katolike i vuri në mes dy zjarresh Shqipëtarët, duke kërkuar që të bëjnë ç’të jenë e mundur, që të ruajnë identitetin fetar katolik, ose në të kundërtën shkishërohen. Shumë Shqipëtar në këtë periudhë u bënë “shkije” u shkishëruan edhe në Luginë të Preshevës.

Tjetërsimi fetar i ngjarë sidomos në vitet 1690-1735) i parapriu tjetërsimit kombëtar të Shqipëtarëve. Në këtë periudhë mund të flasim për islamizimin e rrafshit të Luginës së Preshevës dhe mbetjen tërësisht të krishter katolik të malësisë së Karadakut të Luginës së Preshevës. Në vitet 1836-1908, në mënyrë të vazhdueshme ndodhi gjenocidi Osman kundër Shqipëtarëve në Karadak dhe në rrafshin e Luginës. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm rastin e Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të Karadakut të Luginës së Preshevës, nuk e patën fatin të kishin prijësin fetar pas vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë që askush nuk ishte zë i tyre! Kjo periudhë njihej si periudhë e “trashjes së zullumit osman”, gjegjësisht në ndërdije të parëve tonë, identifikohet si Kalvari i dytë i Luginës së Preshevës( Karadakut)!
Si përfundim, Lugina e Preshevës edhe pse kishte një rrol vendimtar në Kryengritjen anti-osmane të vitit 1690, ky vit njihet si viti i shkëputjes së të kaluarës tonë mijëravjeçare nga Europa dhe lidhja me islamin, të keqën që do e bartim në supe vazhdimisht me pushtimet osmano-sllave.
Më:21.11.2019

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 21 Nëntor, 2019 — 10:52

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.