Zoti Mathieu Aref meriton shumë më shumë mirënjohje në token e të parëve të tij

Ky autor i tre librave të jashtëzakonshme për orgjinalitetin e metodologjisë modern edhe pse shumë i debatuar tashmë është edhe etalon i emigracionit tonë elitarë në qytetërimin e sotëm perendimorë.
Zoti Mathieu Aref meriton shumë më shumë mirënjohje në token e të parëve të  tij
Matjë Aref lindi në Egjipt në vitin 1938 në një familje me origjinë nga Mati. Ndoshta për arsye të largësisë nga territorit, në Shqipëri është folur pak për kontributin e kolonis së shqiptarëve të Egjiptit qoftë për Rilindjen tonë, ashtu edhe në gjallërinë që i jepte shtetit të atëhershme egjiptian. Përveç dinastisë mbretërore me preardhje nga Korça, për të cilin janë shkruar disa artikuj, në qytetet madhështore të këtij vendi super të madh të ish – Perandoris Osmane, kolonia shqiptare në Egjipt ishte një nga më të mëdhatë dhe më të rafinuarat e gjithë Mesdheut që nga mesjeta e deri pas luftës së dytë botërore. Mjafton të kujtojmë themeluesin e dramaturgjis shqipe, Andon Zako Çajupi, apo këngëtaren më të famshme lirike shqiptare Tefta Tashko Koçon, për të kuptuar atë ambjent shqiptar të shquar dhe të kulturuar. Mbarë historia, gjeografia, njerzit, diversiteti etnokulturor, kuzhina, kostumet/veshjet, dialektet, zakonet, specifikat më të larmishme të Shqipëris ishin mbledhur së bashku në ato lagje buzë Nilit të Kajros dhe të Aleksandrisë e që era e nocionalizmit arb i fshiu në epokën e unifikin të kulturave. Pikërisht në këtë atmosferë të ndezur nga një mall I pa shuar kurrë erdhi në jetë miku ynë, që ne sot kemi rastin ta kemi mysafir nderi.
 
Qe po ky mjedis i elektrizuar nga çdo cep i shtëpisë nga gjuha shqipe që e bëri Arefin që qysh i ri të zotëronte dy kultura njëkohësisht, atë të atdheut nga vinte, si dhe atë të vendit ku qe vendosur familja e tij. Ai asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet inkandeshente me truallin e të parëve qoftë duke lexuar libra shqip, ashtu dhe duke dëgjuar për ditë Radio Tiranën. Qe pikërisht në token e piramidave ku u njoh me doktor Adhamidhin,i lindur në Korçë, që ishte i pari “Rilindës” që shkroi në gjuhën frënge një artikull (Kajro 1903) i quajtur “Pellazgët – paraardhsit shqitarëve”.
 
Aty, nën dritën e rrezatimit të përhershëm të qytetrimit të vjetër egjiptian, dialoshi nga Mati kreu dhe studimet e larta në Universitetin e Kajros në dy degë njëherësh, në Studime Letrare e Arte të Bukura/ Arkitekturë. Kur erdhi ai çasti I mbramë për të realizuar veten, më 18 janar 1961, kur prindërit e tij u vendosën përfundimisht në kryeqytetin e Francës, në Paris, shkenctari i ardhshëm ishte i përgatitur për t’u ndeshur me çdo sfid të re. Qyteti i madh i dritave mund të trulloste çdo refugjat të sapo ardhur, por jo mendjen e këtij njeriu që u integrua shumë shpejt në fushën e dijes.
 
Shkenctari  dijetar Matjë Aref ka 56 vjet që jeton në Paris. Në këtë gjysmë shekulli ku është rrahur me thellsin e qytetërimit, ai nuk e braktisi kurrë Itakën e tij, spirancën ku nis gjeneza vetiake. Duke qenë visitor i përditshëm i atij rrjeti biblotekash vigane, që është rrjeti më i madh në botë, siç është ai i kryeqytetit francez, mendja e tij nuk pushoi kurrë së dekumentuari historinë e Shqipëris, shqiptarëve dhe sidomos hobin e tij fisnik, zanafillën e tyre të lasht.
 
Gjatë pesëdhjet e pesë vjetve që ai ka jetuar në qendër të Perendimit, nuk ka pushuar asnjë moment së vepruari për rindërtimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të pellazgo – iliro – shqiptarëve si tërsi, duke mbajtur ligjerata akademike universitare dhe publike në disa institucione, duke shkruar artikuj në shtypin e specializuar, gazeta dhe rrjete sociale, dhe duke u dërguar protesta organeve ndërkombëtare kundër çdo gjëje të ligë që mund të fyejn nderin, dinjitetin dhe të dëmtoi interest e popullit shqiptarë, dhe ka vepruar gjithmonë për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipëris dhe trojeve shqipfolse ku jeton i plot kombi ynë.
 
Në kulmin e këtyre përpjekjeve për të afirmuar autoktonin tone etnike, ai vendosi për të publikuar librin e tij të pare në gjuhën kulturore frënge “Shqipëri, histori dhe gjuhë, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” (Paris 2003) dhe libri I dytë “Mikenët = Pellazgët, greqia ose zgjidhja e një enigma” (Paris 2004).
Këto dy libra, që publiku ynë ka pasur fatin ti lexoj dhe shqip, janë dy maja të spikatura në lartësit më të arrira të albanologjis botërore. Duke kërkuar të shkoj më tej me studimet e tij ai vendosi për të paraqitur një tezë (mbi pellazgët) për 5 vjet në universitetin e Sorbonos në Paris, pas të cilës mori doktoraturën më 3 janar 2012, si doctor i historisë dhe qytetërimit të Antikitetit për jugun e Ballkanit.
 
Gati 25 vjet më parë ai ndali karrjerën e tij mjaft të rëndësishme për t’iu përkushtuar plotësisht studimeve dhe hulumtimeve të tij. Kuptueshëm, për shqiptarin erudit, por të natyralizuar francez, krejt hapsira e orëve u kthye në një kantier zhbirimi e përimtimi të çdo faze të lindjes të Iliris e të ilirëve. Në bibliografin e konsultuar prej këtij enciklopedisti të gjendet një mal i tërë dokumentesh të njohura e të panjohura, që hedhin drit mbi errësirën që kishte pllakosur mbi qenien tonë.
 
Është e natyrshme që dëbora e pleqëris të ka mbuluar me thinja flokët e tu. Nga distanc e moshës ti rri e kundrron largësit e jetës që ke kaluar. Por unë jam i sigurtë që ti duhet të ndjehesh krenarë për diçka sublime: ndryshe nga shumë kolegët e tu, që patën luksin e auditorëve, ti punove i vetëm me pasionin e një autodidakti shembullor në lloin e tij. Ti i mposhte vështirsit e krijimit pa u këshilluar me askënd. Por ti pate këmbënguljen dhe guximin se do e ndiqje rrugën e dijes me besimin e palëkundër në aftësit e tua të shfaqura qysh herët. Atëherë kur prindërit e tu shqiptarë të nisën në botë duke mos harruar pa të thënë se përpara ke shumë pengesa, por do ti kapërcesh, se je një bir i një rrace të ndritur që kurrë se turpëron veten.
 
Sipas Ndriçim Kullës.
 
Shperndaje ne
Updated: 6 Prill, 2017 — 00:26

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. DARDANIA

    Gjurmët flasin vetë
    Jemi më të vjetrit
    Nga Pellazgët
    Dardanisë Antike.
    Trashëgimi e lashtë
    Dyndje popujsh babarë
    Nga lufta e Trojës
    E di bota mbarë
    Se Homeri ishte pellazg,
    Troja e dytë Butrinti
    Eneu ishte Dardan.
    Alfabetin latin
    Gjuhën tonë të lashtë
    E folën profetët
    Zeusi – zoti i zotëve.

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.