Letersi Kombetare: Hil Mosi – Djali Shqiptar

Unë jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtë e m’e nderue.

Se ne atë e kemi nanë,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.

Un’ jam nji bir iliri
e i lirë un’due me mbetë;
për çfardo xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap përjetë.

Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirë.

Hil Mosi

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2019 — 20:23

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.