„Uji flenë, por armiku nuk fle“
(Thotë një fjalë popullore)
Titistët veprojnë krejtësisht të lirë dhe të sigurt, si asnjëherë më parë.
Akademia sërbe, fare lehtësisht gjunjëzon, të–përgjumurit-, dy akademitë tona shqiptare-Shqipëri-Kosovë!
1- Nuk ishte e rastësishme deklarata e pushtetarëve sërb. Kjo dëshmohet përmes servilëve të tyre,të përbetuar si titist,ndjenjave, ringjalljen e tyre, si Berat Buuu,Veton Sorraa etj. të cilët u hidhen në sulm, si hienat afrikane, për të njollosur e ndarë, thyer e zbehur, gjithë atë humanizëm vëllazëror, ndërshqiptar,pas tërmetit.
Ky qëndrim i zyrtarëve sërb, nuk më çudit fare. Të tilla deklarata siç qe ajo mbi masakrën e Reçakut, kemi dëgjuar edhe më parë. Më habit fakti se: Si ka mundësi të jenë ende strukturat titiste, të zëshëm dhe me ndikim mbi hapësirën shqipfolëse!
Të parët që sulmuan shtetin, Shqipërinë, institucionet e saja, ishte… garnitura titiste, të cilën unë e shohë akoma si një rrezik, e gjen kudofshehur,pas fesë, pas politikbërjes etj. Ballafaqimi me ta, do të jetë i pashmangshëm. Përfatkeq, ata sot i gjen të mirë-organizuar dhe më me ndikim edhe në strukturat e shtetit.
Ta mendosh se sa shpejt përhapin lajme të rreme, shpifje, me të vetmin qëllim përçarjen e shqiptarëve! Pikërisht në kohën kur populli, pas tërmetit, u tregua si gjithmonë, një e i pandarë.
Për ta zbehur këtë unitet të treguar në të dy anët e kufirit shqiptaro shqiptar, titistët hidhen në veprim.
Titistët, harruan deklaratat e bëra nga armiqtë sërb! Pamëshirshëm sulmuan në adresë të Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama!
Edhe pse mua nuk më përket të gjykoj punën e tij, megjithatë ne edhe mund të mos jemi dakord në shumë raste, me veprimet e tija, si Kryeministër, por nuk do të futem kurrë në çorbën qe gatuan akademia –antishqiptare-sërbe. Nuk futem unë, në këto ujra të trubullta kurrë. Do të kem kohën e vendin e duhur për të gjykuar, të mirat e të këqijat e tij, por jo kurrë, kur kjo vjen e servirur nga akademik sërb, nga çarqet antishqiptare.
2-Titistët: „UÇK-ja, lufta e saj, ishte e drejt, por prijësit e saj-Shtabi…kishte në krye kriminel“ !
E si mund të ekzistonte UÇK-ja, pa prijësit e saj. Të mirë apo të kqinjë, janë bijtë e bijat e kombit, liridashës.
Sa prej titistëve i janë në krye te dëshmive të rreme, kundër luftëtarëve të lirisë-UÇK-së.
, të cilët, popull i ka bekuar, si Luftëtarë të Lirisë.
Harruat „zotrinje“servil te armikut,ju titist, se luftën për liri e bashkim kombëtarë…s’ka force qe mund ta ndaloj ajo vazhdon akoma e as te zbehi rrugën,deri ne realizim,është ëndërr e çdo shqiptari.
Këto dhe shumë fakte tjera si këto, na bëjnë të jemi më sy hapur, në veprime e komente të pamatura.
Vijnë pikërisht nga servilët e përbetuar titist.
Ti duhet tu shmangesh, shkrimeve, komenteve, përkrahjes me (pa) dashje… të futesh në ujra të trubullta.
Pal
Islam Idrizi