Alfabeti latin, rrënjët e tij i ka në shkrimin e vjetër pellazg

Shkruan Fahri Xharra

“Gjithësesi, origjina e vërtetë e alfabetit latin që sot përdoret nga miliona njerëz në botë është relativisht i njohur, dhe shumë pak nga ata e dinë që që alfabeti latin rrënjët e tij i ka në shkrimin e vjetër pellazg (origj. shkruan “ in an older form of Greek writing”. https://greece.greekreporter.com/2020/02/02/the-unknown-story-of-the-greeks-who-shaped-the-latin-alphabet/)
Normalisht që e vërteta ende nuk del nga goja e grekëve të sotëm dhe të flasin për alfabetin pellazg, i cili më vonë u quajt grek.

Punë për ta

 

 

 

 

 

 

 

 

Në shkrimin e grekëve përmendet dhe potencohet që etruskët shkruanin me variantin e  Eubeas të alfabetit “ grek”:

Në librin “Roma fliste shqip” (2019 ) shkruaj: ( faqe 161 ) “Ja një shembull tjetër tipik i mashtrimit historik: Studiuesit e ndryshёm shkruajnë që kolonia e parë “greke” ishte qyteti  Pithecusa, i themeluar nga një grup i Eubejve të Halkides në ishullin Ikia, përballë Gjirit të Napolit, rreth viteve 770 BC. Po kush ishin Eubejt?

Një pjesë e vogël nga libri i madh i Aristidh Kolës është edhe “Eubeja dhe Ilirët”, të cilën do e përpunojmë së bashku, duke shtuar informata tё tjera nga literatura e mjaftueshme që gjëndet në internet. Për ta plotësuar shkrimin i nxora edhe ca piktura, të cilat e vërtetojnë atë që e shkruan gjeniu Aristidh Kola.

Eubeja (Εύβοια ose Εὔβοια) është ishulli i dytë më i madh pas Kretës në Greqi. Ishulli shtrihet në drejtimin veriperëndim-juglindje, dhe nga toka ndahet me kanalin e ngushtë të Europosit, ngushticë kjo, e cila ia mundëson ujit të ndërrojë drejtimin e saj të furishëm në çdo gjashtë orë. E shihni (në të kuqe) që shikuar nga lart, ishulli i ngjan kalecit të detit.  Mrekulli natyrore!

Edhe disa shënime për ishullin në fjalë, të cilat na ndihmojnë që më mirë të kuptojmë qëllimin e shkrimit të Aristidh Kolёs, që unë me një respekt të madh për veprёn e tij po e përmendi. Eubeja me sipërfaqen etij prej 3670 km², është përballë Biotisë dhe Atikёs. Qendra  e tij është Halkidiki. Ishulli Eubeja ka përjetuar histori të gjatë pellazgjike, ilirike, arvanitase për deri sa në vitin 1830 bëhet pjesë e shtetit artificial grek.

“Përveç biotëve edhe eubejtë e kanë origjinën nga e njëjta zonë  – lexoj në librin e përmendur. Vetë ky emër tregon që edhe ata e kanë prejardhjen nga biotët. Por edhe sikur mos të kishim këtë dëshmi, e kemi një traditë tjetër që thotë se Eubenë e banonin një popull ilir, helopët që ishin banorё të Helopisë së Epirit. Përmenden gjithashtu qytetet e lashta me emërtim Helopi ose Eube dhe në Bioti edhe tani është fshati arvanitas Karada.”

Arvanitët e Eubesë , në revolucionin e viti 1821


.

“Por nëse as këto nuk mjaftojnë, le të përmendim versionin homerik që thotë se Eubenë e banuan Avadёt, një popull tjetër ilir. Më pas, avadët e Eubesë e banuan Avadinë e Ilirisë”.  Pra, kah të shkojmë ne e dëshmojmë lidhjen e Eubesë me Ilirinë.

Nga të gjitha dëshmitë, traditat dhe mitet del një përfundim: Eubenë e banuan fiset ilire, pra edhe nga avadët dhe helopët. Edhe një fakt tjetër: Avadёt e Eubesë  në kundërshtim me akejtë që qetheshin karé, këta të Eubesë e qethnin kokën përpara dhe në pjesën e prapme i linin flokët e gjata ashu si qetheshin edhe arvanitasit. Vështroni mirë, ata nuk kanë rrënjë flokësh.

Aristidh Kola e plotëson këtё edhe me shkrimet e   udhёtarit anglez, John Galt, i cili gjatë viteve 1809-1811 e vizitoi  Hidrёn dhe na vërteton: “Si të gjithë grekët edhe hidrejtë mbanin mustaqe dhe e rruanin pjesën e përparme të kokë, pikërisht duke i lënë flokёt e gjata prapa krejet. Në kokë mbanin një shami të kuqe (faqe 548, “Udhëtarë të huaj në Greqi” ). Ishte ky vetëm një shembull se kush ishin “grekët” e “ Magna Grecias “ ( Roma fliste shqip).

 

Pra , greket e sotëm shkruajnë: Ndikimet gjuhësore, përshtatjet nga ndikimet ose çoroditjet gjatë shekujve  e krijojnë një “prodhim të ri”, por alfabeti latin është thjesht variacion i atij “grek” – pellazg. (https://greece.greekreporter.com/2020/02/02/the-unknown-story-of-the-greeks-who-shaped-the-latin-alphabet/).

Kjo foto e tregon afabetin etrusk të shekullit VIII p.k., i ndikuar nga ai pellazgjik i Eubesë (të gjitha fotot janë nga libri

Fahri Xharrës “Roma fliste shqip”

Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2020 — 14:43

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. NUK MUND T’OKUPOHEJ ABC-JA PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIA;TUK TUND UZURPOHEJ ADN-JA
    VËLLAZRO RIHIRO SHKRIPKAVRRIA;SEPSE QEPSE;TOKA NË HIRIN E VETË MBANË SEKRETIN;O
    LOKJA NË GJIRIN E TETË MBANË DEKRTEIN;DUKE RUAJTUR THELLË ME THELLË;NË SHPELLA,
    KËSHTJELLA;OR SHI,SHKRONJAT E ABC-SË ORIGJINALE;SHQIPONJAT E ADN-SË ORIGJINË MË
    IDEALË;QË MBI TOKË NËNTOKË,PRI LOKË GJENË KOKË,KRENË DOKE;PSH.KALANË TË NISHIT,
    QË NË MUR JANË MURAR KOKAT E SHQIPTARËVE,NGA PERANDORIA TURKO OSMANE;DHE,SERBËT
    TENTUAN QË TË I PARAQESIN SI KOKA SERBË TË MURUAR NË MURI TË KALASË;POR,EUROPA,
    E BOTA,DUKE DIJTUR T’VËRTEËN,PO THOTË:NE MUNDEMI T’VËRTETOJMË NGA KËTO KOKA MES
    TË ADN-ESË;SE KËTO KOKA JANË KOKA TË SHQIPTRAËVE;DHE,JU NUK JENI AUTOKTONË;POR,
    JENI TË ARDHUR NGA STEPAT E KERPATEVE RUSE;SI EDHE,PËRMENDORJA NË SHESH KALA TË
    LUMIT TUNA-DANUBIT,BEOGRAD;ËSHTË JO E TRIMIT TË PANJOHUR;POR,E LEGJENDARIT,NJË
    SHQIPTARIT;QË I PARI E ÇLIROI BEOGRADIN NGA ARMIKU TURKO OSMAN;DHE,KOT SE KOTI,
    E VERTETA EDHE TERË JETA,NUK NDRYSHOHEJ,AS NUK KËRQYSHOHEJ,AS ABC-JA;AS ADN-JA;
    NUK MUND TË KOPJOHEJ,QE MOS TË NJOHEJ ORIGJINALJA,MË IDEALJA;O,KOLOSALJA,OUUUH,
    ALFABETI ABC-SË OREEE,ALBA MBETI I ADN-ESË;VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKIPKAVRRIA;
    HEEEJ,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;POPULLKOMBI NDËR MË I LASHTI BOTËRORE;ORE
    RROKULLGLOBI MË I STRËLASHT MË NJERËZORE,MË BREZORE!.SHUMË T’FALA NGA MANI,USA.

  2. Iu lumte i nderuar Fahri per sa keni zbuluar dhe botuar.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.