Kush ishte Nikolla Jorga ?

Ne kemi shume boshllëqe ne historinë tone, prandaj do na duhen qindra dhe mija libra për ta mbushur me studime shkencore ketë histori sa te lavdishme aq dhe autentike në zemër te Europës. Pushtuesit e vendit tonë për 2000 vjet u munduan ta fshijnë ketë histori dhe nuk ja dolën dot.
 
“Është komplet i pajustifikueshem qëndrimi i Akademisë shqiptare, e cila jo vetëm qe e neglizhoi por dhe iu kundërvu me injorancën e saj kësaj vepre madhore e paralajmëruar shume kohe me pare nga rilindësit tanë te shquar. Po kështu mesa di unë, ka pas një qëndrim injorues edhe ndaj bizantologut te shquar rumun Nikollae Jorga, i cili shkroi historinë e pare te Shqipërisë ne gjuhen frënge, për tu përdorur si dokument mbështetës ne konferencën e Versajes (1919), ku diskutohej ekzistenca e shtetit shqiptar. N.Jorga dëshmonte dhe demonstronte, as me pak dhe as me shume, autoktoninë dhe lashtësinë e popullit shqiptar ne trojet e veta. ( nga Përparim Demi )
 
Kush ishte pra , Nikolla Jorga ? Nikolla Jorga (1871-1940) ishte historian i njohur rumun, i cili ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.
 
 Gjuha e jonë ,kjo gjuhë kaq e vjetër, më e vjetra  në Ballkan, dokumentin e parë e ka të vitit 1462, , ndonëse popujt e tjerë njohin një traditë më të hershme shkrimi. Ka kaluar një shekull  që studiuesi rumun, Nikolla Jorga, zbuloi në bibliotekën e madhe, Laurentiana të Firences së Italisë dokumentin e parë të gjuhës shqipe Formulën e pagëzimit që daton 8 nëntor 1462, e cila ruhet edhe sot këtu. N.Jorga pati edhe plane të tjera, përveç atyre që kishte arritur, por pati një fat tragjik, pasi më 22 nëntor 1940 u vra nga fashistët. Filologu francez, Mario Rok 11, vjet pas zbulimit realizoi për herë të parë një riprodhim fotografik të dokumentit të parë të shqipes, duke bërë edhe komentin përkatës. Duhet theksuar se zbulimi i kësaj dëshmie tre vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte me vlera të veçanta gjuhësore dhe historike, por njëkohësisht do t’u shërbente studiuesve shqiptarë si nxitje për të vazhduar kërkimet në këtë rrafsh që ta shtyjnë traditën e shkrimit të shqipes 2-3 shekuj më parë.
 
“Formula e pagëzimit lidhet me emrin e Pal Engjëllit, kryepeshkop i Durrësit dhe bashkëpunëtor i Skënderbeut. Marin Barleti te vepra “Historia e Skënderbeut” e portretizonte kështu Pal Engjëllin: “Ai ishte burrë i pajisur me mendje shumë të lartë dhe me zotësi të rrallë në të folur, me dituri si askush, burrë që Skënderbeu e mbante mbi krye për maturinë, kulturën dhe pastërtinë e jetës që e respektonin dhe e dëgjonin të gjithë epirotët dhe arbrit si ndonjë orakull”. Duke parë çrregullimet që po ndodhnin në diogjezën e tij, duke mos përdorur ritet kristiane, vendosi që të thirret një kuvend në Kishën e Trinisë së Matit, më 8 nëntor 1462. Ai udhëzoi që pagëzimi i fëmijëve të bëhej nga familjarët, kur nuk kishte mundësi që ai të kryhej nga kisha ose nga priftërinjtë, duke përdorur Formulën e pagëzimit: Un të pagëzonj për emënit Atit e t’Birit e shpertit shenjtë. Edhe dokumentet e tjera të mëvonshme përforcojnë qenien e një tradite më të hershme të shkrimit të shqipes, por deri më sot nuk është gjetur dokument më i vjetër i shkruar se Formula e pagëzimit ( nga Prof.dr. Tomor Osmani  )
 
Shqiptarit i ka ardhur laku në fyt dhe kërkon  gjithnjë të shpërthen : Sot po përjetojmë nje periudhe bumi për studimin albanologjik, i cili ka marre përsipër te plotësojë kronologjinë dhe te nxjerrë  ne sipërfaqe dokumentacionin e pasur te fshehur neper arkivat e kryeqyteteve europiane. Fatkeqësisht ky aksion popullor, do thoja unë, po zhvillohet pa pjesëmarrjen e shtetit shqiptar, janë me qindra intelektuale të shpërndarë ne tere qoshet e botes, te cilët punojnë vullnetarisht, te shtyre nga pasioni dhe patriotizmi i tyre.
 
Pra ,në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 Nëntor 1462, u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe “Formula e Pagëzimit”. Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit.
 
“Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër osmane. Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me gërma latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date
 

Fahri Xharra,07.04.17
Gjakovë

 
Shperndaje ne
Updated: 7 Prill, 2017 — 02:25

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.