Letërsi Kombëtare: Pal Islam Idrizi : “Republikë kushtetut ja me hatër ja me luftë”

-Kosova Republikë-

“Republikë kushtetut ja me hatër ja me luftë”

Një e dy prilli i vitit 1981,për mua nuk ishte vetëm një “demostratë”! Ishte gjithçka.Gjithçka ndikoi, në zemrën e mendjën time, më ndau mbase parakohe nga ëndërrat fëminore, nga ëndërrat rinore,etj. Mua, ky vit-1981- do më “përplaste” në një botë krejt tjetër, në një botë, ku kryetitull ka dhe shkruhet-quhet -atdhedashuri-!
Isha i ri, në klasën e tetë, në shkollën follore „Zenel Hajdini“, Kodra e Trimave (Vranjevcë), rruga Drenica -3-.
Nga aty dëgjohej fare lehtësishtë,të gjitha thirrjet e të rinjëve e të rejave, pothuajse gjithë Kosova ishte ngritur në këmb për Kosovën Republikë.
Nga oborri i shtëpisë, pamja ishte e mjegullt, shumë pak dallohej se çfarë në të vërtet po ndodhte, sepse gjithandej kishte tym nga gazi lotsjellës, që hidhej në drejtim të demostruesëve nga forcat vrasëse të Jugosllavisë, dhe djegëjet që ishin bërë nga demostruesit, si penges ndaj trupave e makinerive vrasëse jugosllave, për të mos lejuar të deportonin në thellsi të lagjës. Por, dëgjohej mjaftë mirë.
Bashkë me gjyshin, kishim bërë sy e vesh katër, ai (gjyshi) gjithë kohës, jo vetëm i shqetesuar, i vinte vështirë të pranonte mospjesmarrjën edhe të tijën, mosha, dhe shfryhej duke sharë fatin (pleqërinë)!
Paspak erdhi edhe im atë, me fëtyrë të z’behtë, sillej sa në një qosh në të tjetrin, i ra disa herë vërdall oborrit…!
Vazhdimishtë pyeste për dy djemt (më të rritur nga unë), ku jan, çfarë ju ka ndodhur, pse nuk jan kthyer etj.?
Im atë dukej shumë nervoz, sa mbathej e vishej, bënte disa hapa para dhe kthehej prap, pa ditur se çfarë të bënte!
Gjyshi sa për ta shpërqëndruar apo lehtësuar i thot:
„I dëgjon mor bir, ështe zëri i Rexhës (Rexha vëllaui i vogël i gjyshit, i vrarë në Tivar) është zëri i të gjithë atyre që u vranë pabesishtë, pas shpine“, thot gjyshi!
Për mua ishte hera e parë që dëgjoja diçka të tillë (Tivari, Rexha).
Pas pak, gjyshi i thot,shko, shoh që nuk të zë vendi,unë jam k’tu dhe do të kujdesëm për gjithcka.
Ashtu u bë.
Kurse unë dhe gjyshi, qëndruam deri në mesnatë, kur edhe erdhën, një nga një dy vëllezërit, dhe në fund edhe im atë.
Gjatë kohës që po qëndroja me gjyshin, fillova ta pyesnja pafund, për Tivarin, për Rexhën, çfarë ishte e vërteta për këto dy emra (për mua të panjohur), e për shumë e shumë gjëra tjera, që më parë si kisha dëgjuar kurrë.
Mbase si i ri, por kisha shumë dëshirë të mësoja se çfarë u kishte ndodhur, çfarë fshihej pas?
Përse nuk na kishin thënë më përpara të gjitha këto!
Ahë mor bir,do t’vij dita e do ti m‘sosh të gjitha, por, para asaj dite, ti duhet të parapregaditesh, të jesh i fort! Atë që do mësosh, të vërtetën, duhet ti dalësh zot, ti qëndrosh besnik, të luftosh për të mbajtur si të tillë, deri në frymën e fundit të jetës.
Në të kundërten, më mirë mos të dish!
Atë naët mësova,sa një jetë!
Ajo natë e 2 prillit të vitit 1981, gjithë ai bashkëbisedim me gjyshin, kan mbetur përjetsishtë në mendjën e në zemrën time, atë që mësova nga gjyshi…si ngjarje të pashlyera,përplot vlerë.
Mësova! Përse kërkonim të bëhej Kosova Republikë!
Përse kishim mbetur jashtë trungut, degë të prerë, nga trupi i një lisi të madh,e që nuk po thahej!
Përse ishim pushtuar nga jugosllavët!
Luftrat pafund, vetëm e vetëm për të mbajtur gjall e jetësuar të vërtetën, një të vërtet…historinë! Kundër saj, ishin ngritur fuçit…!? Në kohë e në rrethana të ndryshme, gjatë gjithë historisë, që nga perandoria famkeçe e vrasëse osmane, e deri tek ajo shkatrrimtarja,Jugosllavi, për ta mbajtur të fshehur,groposur e vorrosur, thelle e më thellë, bashkë me historinë i priste i njëjti „fat“edhe ata që dinin e flisnin apo vepronin për të mbetur –një- pema, degët e saja të pa prera e shpërndara sipas dëshirës së armiqve të pangopur.
Pra, kështu i kujtoj unë Demostratat e –një e dy prillit të vitit 1981.
Shto k’tu më von edhe rrëfimet e vëllaut (Ademit), mbi gjithë zhvillimet e atyre ditëve, që ai i kishte përjetuar, i cili mezi fliste,si pasoj e gazit lotsjellës, trishtimit që kishte parë e ndjer me zemër.
Një përshkrim…mbase për juve i thjeshtë,por për mua më një dëmethënje shumë,shumë të veçant.
Për mua që nga ajo datë-ditë, ndryshoi gjithçka, më ka mbetur një zjarrë i pashuar,si një ashkë, dashuria ndaj atdheut,historia e tij, nuk përshkruhen me fjalë, me një zemër e mendje të trazuar, por edhe i frymëzuar për të eceur më tej e për t’mos u dorëzuar kurrë, për tu përballur e sfiduar gjithçka del përpara, për t’më penguar ëndrrën e të parëve (që është edhe e imja), bashkimin e kombit, në një trup të vetëm,ashtu siç e mbajti, e na la porosi Kryezoti, Gjergj Kastrioti.

Kujtim e nder, të rënëve të Demostratës 1 e 2 Prillit të vitit 1981!
Plagë shprese,ishin të plagosurit e atyre ditëve, plag të përpjekjeve për liri,
Dritare, nga ku rrezet e dritës ndriçuan,e u shpërndanë mbi popullin liridashës, qe s’mundi ta mbyllte kurrë dora vrasëse e armiqve, ishin e mbeten të burgosurit „politik“,pikërishtë të kësaj ngjarje përplot lavdi e heroizëm!
Vlersim për të gjithë pjesmarrësit,edhe për ata që ndihmuan,strehuan etj. gjithë përkushtimi i treguar,ngado e kudo ,forcë e energji e pakursyer ndaj situatës që ishte krijuar,-ka një emër -atdhedashuri-.
Bijtë e bijat e këti populli, dhan historisë e popullit në kalendarin historikë, një ngjarje përplot vlerë, vlerë e cila është gjaku i tyre,që ndriçon përjetsishtë në FLAMUR.

Pal
Islam Idrizi 02.04.2020 Ingolstadt.

Shperndaje ne
Updated: 7 Prill, 2020 — 07:52

The Author

Islam Idrizi

1 Comment

Add a Comment
  1. “REPUBLIKË KUSHTETUTË JA ME HATËR JA ME LUFTË”;STEPUKLIKË PUSHTETFUTË JA NË VA-
    TËR,JA NË FUTË!;MIHJA SIPËRFAQËSORE THENGJILLIT BARDHI MADH,KOSOVË;BAGERAT RRO-
    TOR GËRRYEN DJERRINËN DHE NXJERRIN THËNGJILLIN DUKE TRANSPORTUAR SHIRITA DREJTË
    N’TERMOCENTRALË PËR PRODHIMIN DRITES DHE ENERGJISË ELEKTRIKE;ME 1,2 PRILL Q’PO
    NDIHEJ BUQITMA DHE JEHIMA,ZERI EDHE NDERI I DEMOSTRATAVE MBARË POPULLORE QE NGA
    PRISHTINA E MBARË KOSOVA;NGA ZERI GJENË TOKËS,NGA NDERI NËNE LOKËS;NDIHEJ EDHE
    NGRIHEJ,GJËMA E ARIT TË ZI;NËMA E BARIT TË RI;DUKE NGRITUR PESHË,DUKE PRITUR O,
    NDESHË;ZEMËR E XEHTARIT,EMËR E PREHTARIT;QË TRIUMFOJË,RIGUFOJË,DEMOSTRATA OUUH,
    MBARË XEHËTARËVE,MBARË PREHËTARËVE;DUKE BASHKANGJITUR,DASHKANGRITUR,MARRSHI OUH
    AFSHI,KËMBËSORËVE,SI MARRËSHI I DASMORËVE;KILOMETRA O KULOMETRA,VARGANI I DASM-
    ORËVE,ME GRUSHTAT PËRJETË TË XEHTARIT,DUKE VLUAR,PËRVËLUAR,DUKE U BASHKUAR EDHE
    PËRBASHKUAR,ME STUDENTË E NXNËSA,PUNËTARË,MINATORË;POPULLKOMBI MBARË SHQIPTARË,
    DUKE RIGUFUAR,TRIUMFUAR,QË BURBULLON,SHKUNDULLON,RIGUFON,TRIUMFON,ZERI O NDERI
    I SHQIPATRIT,SHKRIPARIT;PËR LIRI,PAVARËSI,DEMOKRACI;RIBASHKIM MBARË SHQIPTARË,
    DUKE FALAKËRUAR FLAKADANE,DUKE VATËRUAR MOJ DARDANE,ME THIRRJE,MË SHTRIRJE;PËR
    BARAZI O LIRI,PËR:REPUBLIKË,KUSHTETUTË;JA ME HATËR,JA ME LUFTË;KËTE TË DREJTË O
    PLOTSOJË LUFTA ÇLIRIMTARE LEGJENDARE UÇK NË KRYE ME HYREGJENDARIN,KRYLEGJENDA-
    RIN,UÇK+USA+NATO+DIASPORA SHQIPTARE+TROJET MBARË SHQIPATRE;QË NA PËRGJEGJI NË
    TANDEMA,OUUU,GJERGJA MË ADEMA,GJERGJA MË ADEMA;HEJ,GJERGJA MË ADEMA!!MANI,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.