Marrëzitë që tentojnë ta sundojnë botën!

Nga Azia, në hyrje për në Konstadinopojës ( Stamboll), aty ka kufirin, kultura e feja turke.

Në fund të viteve 80-ta, fillimin e viteve 90-ta, kam pasur mundësin të isha pjesë në kuvende, apo oda, ulur krahë burrave të asaj kohe, siç ndodhte zakonishtë në atë kohë (përshkak të lëvizjes së kufizuar dhe mungesës së makinave), në mbrëmje mlidheshim. Komunikimi ishte vërtet i sinçert, kurioziteti i njerëzve për të ditur gjithçka ndodhte, rreth e mbrënda nesh, ishte shumë i madh.
Në shumë bashkëbisedime, nuk mungonin edhe klerikët e fesë, sidomos të komunitetit musliman, ulur si gjithmonë në krye te vendit, kjo dukuri kishte mbetur, ngase “ishin të fortë” të lidhur me pushtetin, e në shumë raste edhe i’u “kryenin punë njerëzve me halle-probleme”(të paktën kështu shpresonin), dhe me shpresën se do të ishin të pa prekur nga pushtuesit e atëhershëm jugosllavë ,sepse ata të pushtetit, atë donin, që hoxhallarët të ishin gjithmonë, kudo dhe kurdo në krye.
Sigurishtë, ne si të rinjë atëher, donim të dinim më shumë, sidomos prej atyre që uleshin në krye të odave,duke pretenduar gjithmonë se ishin të ditur e të ngritur, meritor për pozicionin, nderin që u bëhej atyre që uleshin në ballë ( zakon i yni).
-Padyshim, ai që ulej aty, duhej të njihte, të paktën fushën të cilën përfaqësonte.
Mua,e them me sinçeritetin më të madh, pa dashur të fyej apo ta poshtroj dikë, të gjitha pyetjet që shkonin drejt hoxhallarëve, mbi fenë që përfaqsonin, kurrë,a’ma kurrë nuk ka ndodhur të kemi një përgjigjëje të plot, të saktë, e të argumentuar.
Dhe, kur ne, të rinjët e asajkohe (sigurishtë,edhe unë kisha lexuar librin e tyre të “shenjtë”,përndryshe nuk futem kurrë në gjëra vetëm e vetëm për të provokuar), plotësonim hoxhën në përgjigjëje, ai stepej, me raste. Kishte të tillë që e pranonin se nuk dinin shumë. Të tjerë që me injorancë theksonin: Epo, “ju të rinjët e sotshëm, bëheni sikur i dini të gjitha, nga shkolla nuk merr kurrë atë që do, etj.etj”.
Nuk kam takuar kurrë në këto kuvende, çoftë edhe një hoxhë të thoshte përgjigjëjen e saktë, se:
-Çfarë do të thotë fjala ramazan dhe përse mbahet?
-Çfarë është bajram, nga rrjedh kjo festë?
-Çfarë simbolizon nata e kadrit?
Shumë, e shumë pyetje të tjera të po kësaj natyre, nuk kishin përgjigjëje, më e çuditshme, ndryshonin!
Atëkohë, ndërtohej medrezja në Prishtinë, kur në të njejtënkohë, shkollat shqipe po mbylleshin, numri i të larguarve nga puna, po rritej, jeta në tërsi, po paralizohej, pothuajse i gjithë përqendrimi ishte tek ky objekt-fe! Sigurishtë, ne veprimtarët e asajkohe, ishim (jemi edhe sot) kundër. Natyrshem lindte pyetja, përse në këtë kohë, dhe përse me këtë intenzitet!?
Mjerishtë, jo të gjithë kuptonin qëllimin.
Të përjashtuarit nga shkolla, do t’ju imponohet rruga për t’u vijuar mësime mbi fenë,në atë objkt që po ndërtohej!
Të papunët, për t’i mbushur xhamiat!
Të rinjëve e të rejave që nuk do të lejojnë këtë poshtrim, do të marrin rrugën e mërgimit etj.
Pra gjitha këto zhvillime, të mirëstudiuar, e vënë në lëvizje, pushtuesit jugosllavë bashk me disa hoxhallar të paditur, të dhënë verbërishtë pas fesë, pa e njohur atë! Shto, pastaj këtu, edhe shumë pseudo-intelektual, të vetquajtur politikan.
Unë jam i bindur se, e njejta situat qëndron edhe sot, me disa përjashtime, ata që janë mirëpregaditur nga turku e sërbët, për të qënë më fleksibël në detyrën e tyre, për qënë më të ndikushem, për qëllimin final, zhbërjen e identitetit, së qenurit shqiptar-e, dhe ndikimi, afrimi me fenë, për t’na shpallur neve si një vend islamik, etj.
I them këto për të spjeguar edhe njëher se sa dhe si feja tek ne, sidomos kjo muslimane, e besa edhe ortodokse, përdorej në shumicen e rasteve, -për mbijetes-, dhe jo pse ishin të dhënë pas saj, apo jemi fanatik në të.
Ashtu si paraardhësit tanë, për t’ju shmangur të keqës, vrasjeve, burgosjeve, dëbimeve, persukutimeve që ushtrohej, masovikisht mbi ta, nga pushtuesit osman, pranonin njëher si individ, e më pas kjo në njëfar forme u kthye si një lojë (e cila u kuptua nga pushtuesit,prandaj, edhe mbetëm-qëllimisht- vendi më i pazhvilluar në rajon) për të mbijetuar. Rrjedhimshtë, kjo lojë dikur u bë si një lojë e zakonshme, qëllimi më vonë, sikur u “harrua!” Më pas, fare lehtësishtë, deportoi tek disa feja, duke pasur parasysh shpërblimin që vinte nga pushtuesit osman, si tregtia, “qytetaria” si sheherli etj.
Politik të cilën e përdorën edhe të tjerët, sidomos sllavët-sërbët.
Për të qenë më i sakt, në gjithë këtë përshkrim, apo të them… është një thirrje nga ana ime:
Ti kthehemi vetvetës është gjëja më e shenjtë.
Feja, nuk është asgjë tjetër, përveçse një lojë, e futur nga armiqët tanë shekullor, për t’na mbajtur nën sundim e të përqarë.
Fatmirsishtë, ata që janë në krye të kësaj feje muslimane, nuk din mirë të luajn, sepse nuk jan të till.
Duhet ta pranojnë. Duhet ti kthehen tokës, historisë së saj dhe të vërtetës.
Nuk është turp dhe nuk është vonë.
Hyrja, nga Azia për në Konstadinopoj-Stambollin sot, ka kufirin Azia, e feja e turkut.
Ne, kemi një histori krejtësisht të ndarë me ta.
Pal
Islam Idrizi 21.05.2020. Ingolstadt.

Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2020 — 07:31

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.