Sa do që duket e koklavitur ,historia e ka një vijimësi të cilën vetëm ndërgjegjja e pastër e atij që e shkruan nuk ia shkëput rrënjët nga degët dhe si e tillë ajo na e tregon kohën nëpër të cilën kanë kaluar para ardhësit tanë por edhe i gjithë njerëzimi.
Edhe para ardhjes së Krishterimit, është e vërtetuar që Vatikani ishte një pjesë si e veçuar e Romës dhe ruhej si vend i shenjtë dhe si i tillë për njerëzit tjerë i paarritshëm . Një vend i shenjt i kushtuar Perëndeshës frigase Sibiles shkruhet qëndronte afër edhe pas ndërtimit të Bazilikës së Shën Pjetrit.( “Altar dedicated to Cybele and Attis”. Vatican Museums. )
Qyteti i Vatikanit , në origjinal Vaticinium altari etrusk- altarët Vaticini -Aruspicina, pra ritualet fetare të etruskëve.. “Ager Vaticanus “ , ishte rrafshina me baltë e rërë mbi bregun e djathtë të lumit Tiber ( e quajtur gjithashtu “Veientana Ripa “ )e vendosur në mes të Gianicolos, luginës së Vatikanit dhe Monte Marios , Etimologjia Vaticanus , mund të jetë ndonjë referencë nga gjuha etruske arkaike Vaticum .
Kurse Varrone e shpalos emrin e një Zoti lokal Vatikanus. Vaticini aruspina është futur në Romen e vjetër saktësisht nga etruskët. Etruskët deri vonë e konsideronin të shenjtë Haruspexin.
Ber Hajdini në blogun e tij e spjegon Aruspexin : “Kjo fjale ka lidhje me fjalën “Ahër” ,në gjuhën shqipe ose me fjalën “Ahur” pa e përdorure shkronjen “ë”. Në gjuhen shqipe fjala “Ahër” shpjegohet ashtu siç e spjegon dhe vete mitologjia Etruske, kemi te bëjmë me “AHER” qe do te thotë aty ku mbahen shtazët ( në Ahër). Po çfarë thotë mitologjia për fjalën Aru ose Haru ?
Spjegohet me “Zorrët e kafshëve, fundi i barkut i një kafshe, vend i thellë ;atëherë këto fjalë e kanë të gjitha nje domethënie te përbashkët vend ku rriten kafshët .
Besimi etrusk e “lexonte “ të ardhmen në mëlçinë e shtazës së prerë.( Haruspex )
(https://frankhajdini.com/2011/02/04/haruspice-haruspicibus-aruspex-aruspices/? )
(https://frankhajdini.com/2011/02/04/haruspice-haruspicibus-aruspex-aruspices/? )
Me ardhjen dhe legalizimin e Krishterimit , kjo mënyrë e hyjnizimit u ndalua.
Të shpjegojmë edhe pak që etruskët e kanë prejardhjen nga Azia e Vogël ( sot Turqia )
Si do që të jetë , me bindje të forte e shkruaj që çdo lëvizje njerëzore në Europë e mbanë vulën pellazge. ( herën tjetër “Aruspicina etruske “ )
(In the religion of Ancient Rome, a haruspex (plural haruspices; also called aruspex) was a person trained to practice a form of divination called haruspicy (haruspicina) the inspection of the entrails (exta), hence also extispicy (extispicium) of sacrificed animals, especially the livers of sacrificed sheep and poultry. The reading of omens specifically from the liver is also known by the Greek term hepatoscopy (also hepatomancy).
The Roman concept is directly derived from Etruscan religion, as one of the three branches of the disciplina Etrusca.)