Ismail Qemali: Djallëzi tipike e korbave të zinj!

PSE DUAN T’A PRISHIN TEATRIN?

 (E kanë me godinën, apo me kulturën shqiptare?)       

Autor: Besnik Imeri
16 maj  2020

Njëzet e pesë vjet luftoi Gjergj Kastrioti për mbrojtjen e Arbërisë (Shqipërisë), arbërve (shqiptarëve), jetës dhe pronave të tyre, ekonomisë së tyre, kulturës, zakoneve, traditave, gjuhës dhe identitetit etnik, kulturor dhe social-psikologjik. Dhe ja doli mbanë. Ato njëzet e pesë vjet vërtetë shqiptarët u vranë, u dogjën, ju shkatëruan të mbjellat dhe pemët, ju rrënua ekonomia. Por ata, përballës bishës aziatike arritën të mbijetojnë me nder dhe të mos zhduken si racë. Ajo që u mboll ato njëzet e pesë vjet, mbiu dhe u kthye në një lis të madh kombëtar të shqiptarëve, që për pesëqind vjet nuk u harua, por u zhvillua dhe u harlis. Ky lis ishte atdhedashuria, që nuk u shuajt asnjëherë, ishte identiteti i gjuhës, trashëgimisë kulturore dhe i kombit. Ne ruajtëm dhe nuk haruam flamurin e Gjergj Kastriotit. Ne mbijetuam në genin mijëravjeçar të të parëve tanë.

        Mund të thotë dikush, pse na i thua këto, gjëra që dihen? Po, këto dihen, megjithëse kanë kaluar pesëqind vjet.  Por shqiptarët nuk po dinë se çfarë po ndodh sot, në sytë dhe “nën hundën” e tyre. Pasi ka njëzet e dy vjet që ka dalë një prestigjator, kloun, megamashtrues, një pseudoskënderbe, një pseudorilindas, i cili për të gënjyer shqiptarët, ditën vendosi foton e Ismail Qemalit në zyrat qeveritare (djallëzi tipike e korbave të zinj), ndërkohë që natën, në errësirë të thellë dhe nën Dhe, punon kundër Shqipërisë, kundër shqiptarëve, kundër veprës së Gjergj Kastriotit, kundër veprës së Rilindasve të Mëdhenj dhe asaj të Ismail Qemalit.

        Pra, kjo mbetje e historisë, kërkon, që për aq kohë sa Gjergj Kastrioti, e ngriti dhe e ndriti Shqipërinë me një dritë të pashuar që ndriçoi për pesëqind vjet; për aq kohë ky do ta fundosë në hone të thella dhe të errëta, do ta gremisë në humnera vdekjeprurëse,  Shqipërinë dhe shqiptarët.

        Ka njëzet e dy vjet që ky djall i zi, i peshkuar në “gjirizet” e Francës nga sorrat antishqiptare, u katapultua në Shqipëri me një mision ogurzi, të kundërt me atë të Gjergj Kastriotit, të kundërt me atë të Abdyl Frashërit, të kundërt me atë të Ismail Qemalit. Kush ishte dhe është misioni i tij? Ai është të vdesë çdo gjë, të zhdukë çdo gjë, të shfarrosë çdo gjë: Shqipërinë, shqiptarët, pronat e tyre, jetën e tyre, kulturën e tyre, trashëgiminë kulturore, traditat, zakonet e trashëguara brez pas brezi. Ai ka marrë për mission që t’i kthejë shqiptarët (kuptohet ata që do t’i mbijetojnë ferrit të tij ogurzi) në kavie laboratori, kokëulura, të bindura, pa identitet kombëtar dhe kulturor. Ai ka marrë për mission që t’i kthejë shqiptarët në skllevër dhe Shqipërinë në një kamp të madh përqëndrimi, ku shqiptarët do të jenë si të internuarit e Mathauzenit, me një uniformë lara lara dhe me nga një matrikull, në kuriz, në ballë, apo në dorë, nuk ka rëndësi.

        Viti i ardhjes në pushtet të kësaj Mavije ishte ters, trembëdhjetë, ishte kobndjellës për shqiptarët. Në shtatë vjet, ai u bëri të shtatat shqiptarëve; i la pa punë, i varfëroi, i grabiti, i la pa bukë, ose më mirë u dha bukë me miell kanceroz, i helmoi me frutat, perimet, mishin etj, me të gjitha ushqimet. E gjithë kjo për të sjellë vdekjen biologjike të shqiptarëve, dhe në pamundësi të kësaj, për deformimin e racës së shqiptarëve, sakatimin e saj, në kthimin e racës së shqiptarëve në një grumbull qëniesh të pazhvilluara dështake dhe distrofike.

        Por jo vetëm kaq. Ai nuk ju sul vetëm jetës së shqiptarëve. Ai ju sul me me të njëjtin tërbim kulturës së tyre, trashëgimisë së tyre kulturore, identitetit të tyre kombëtar. E gjitha kjo me qëllimin ogurzi për t’i kthyer shqiptarët në qënie mjerane, të varfëra, injorante, pa identitet. Në këtë vepër ogurzezë pati ndihmën e veglave të tij, ministreve të kulturës dhe atyre të arësimit, të cilat me veprën e tyre vepruan më shumë si antishqiptare, ashtu siç kanë qënë edhe qeveritë e këtij këto shtatë vjet, ashtu si është edhe ai vet kokë e këmbë. Dhënia e Butrintit një bande antishqiptare me qëllim ndryshimin e historisë, origjinës së shqiptarëve, kulturës së tyre, këtë qëllim ka.   Vepra e tyre antikombëtare një ditë do të gjykohet, dhe këto ministre (si shumë ministra dhe ministre të tij) do të dalin para gjyqit të historisë. Shqipëria ka nevojë për një “Nyremberg” për të ndëshkuar antishqiptarët, tradhëtarët dhe ata që fashistizuan gjithë Shqipërinë me falangat e tyre partiake. Dhe ky “Nyremberg” nuk është larg. Ai do të vijë. Mjerë tradhëtarët dhe antishqiptarët.

        Tani me të drejtë mund të pyesim, pse sapo “vuri këmbën” në politikën shqiptare ky u vendos tek Ministria e Kulturës? Pse sapo e uzurpoi këtë post, ashtu siç uzurpoi edhe gjithë postet e tjera, ky shpalli luftë ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi, dhe ndaj Teatrit Kombëtar në veçanti? Sepse, po të sulmohej, deformohej, modifikohej kultura shqiptare; atëhere ishte e sigurtë që do të dhunoheshin, deformoheshin, modifikoheshin edhe vetë shqiptarët. 

        Po me Teatrin ç’pati xhanëm?!!! Që kur u bë ministër i antikulturës, ky, siç e pohon edhe vet vendosi të prishë Teatrin Kombëtar (që u prishtë nga mendtë). Pse? Sepse teatri i ‘vriste’ sytë me shkëlqimin e tij verbues kulturor. Teatri Kombëtar ishte ‘dielli’ . i kulturës shqiptare, që u ‘vriste’ sytë lakuriqëve të antikulturës. Ai i kishte ‘mëkuar’ me kulturë dhe atdhedashuri gjithë shqiptarët që ishin ulur në poltronat e tij. Aty, për 55 vjet,  ishin luajtur kryeveprat e dramartugjisë botërore dhe shqiptare. Aty kishin luajtur gjenitë e artit shqiptar, ‘yjet’ e artit shqiptar, kollosët e artit shqiptar. Në atë skenë të thjeshtë shqiptarët ishin barabitur (për të mos thënë që ua kishin kaluar) me artin dhe artistët botëror. Përmendim vetëm njerin, pasi yjet tanë të artit nuk kanë të numëruar, të madhin Naim Frashëri, ylli që u dogj nga zjarri i vet, nga zjarri i dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët, nga zjarri i dashurisë për artin e vërtetë. Fjalët e tij tek drama “Familja e peshkatarit”: Shqipërinë ta duash, nuk ke rrugë tjetër. Janë edhe sot  si rrufeja në një qiell të nxirrë nga tradhëtia.

        Kjo është arësyeja e vërtetë që ai do të prishë Teatrin, sepse me këtë do t’i japë një goditje vdekjeprurëse kulturës shqiptare, kuptohet  me porosi të korbave të zinj që e prunë në pushtet në Shqipëri. Jo pa bazë është edhe një arësye tjetër, kuptohet që nuk është kryesorja, por që ndikon: Në personalitetin e vet diabolic, ai ka një urrejtje grryese për artistët dhe artin shkëlqimtar, pasi vet personalisht, ai ka qënë dhe mbetet një dështak, në të gjitha fushat.   

Besnik Imeri  16 maj  2020

Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2020 — 08:00

The Author

Besnik Imeri

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,DJALLËZI TIPIKE E KORBAVE TË ZINJ;EU,STRALLËGRI KRITIKE E HORRKAVE T’GRINJ!
    ËËËH,TRADHËTIA NDAJ KOMBIT DHE ATDHEUT,NUK DUHEJ TË FALEJ;HËËË,TRAGJEDIA O,SKAJ
    KORBIT GRER FATSHQEU,PRUHEJ TË NDALEJ!KUJTOHEJ VENDIMI MADHËSHTORIT,ARBERORIT;A
    GJERGJ KASTRIOTI SKENDËRBEU;KUR NJË LUFTËTAR SHQIPTAR,E KISHTE KTHYER ARMIKU OH
    KUNDËR BESËS TË ATDHEUT;KUNDËR POPULLKOMBIT TË VETË,KUNDËR FAMILJES,FËMIJËVE TË
    VETË;OUUU,KUNDËR EDHE,KRYLEGJENDËS,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;MË NIVELË OH
    MBARË EUROPIANE,DHE MBARË BOTËRORE;HEEEJ,SIÇ E THIRRNIN TERË BOTA:OH,KALORËSI I
    KRISHTIT!;DHE,KUR DËGJON GJERGJ KASTRIOTI SKËNDËRBEU,Q’E THËRRI DHE E PVETI:PSE
    NA KE TRADHËTUAR,PSE NA KE OFENDUAR;ËH,A JE PENDUAR?!”AI TRADHËTARI,BARËBARI,PA
    PËRGJEGJJE,PA NDËRGJEGJJE;DO,I PËRGJEGJËJ:UNË KAM TRDHËTUAR KOMBIN TIM;O SEPSE;
    ARMQËT PO MË FALIN TOKË E PASURI,NGA ATDHEU IM”;ATËHERË MADHËSHTORI,ARBËRORI,MË
    I NERVOZUAR,OUH,DUKE E SHPUAR,DUKE E SHKUAR;NË TEH SHPATE DHE,DUKE KËRCËNUAR:OH
    TI GJAK I PRISHUR,NUK MERITON MË PËR TË JETUAR”;DHE,MBARPOJË TARDHËTIA,EPO EDHE
    TRAGJEDIA;QË KURRË MË,PËR ÇEREK SHEKULLI,NUK KA PASUR ASNJË;AS TENTIM TRADHËTIE
    AS TRANDKRIM TRAGJEDIE;NGA TRADHËTARË SERVILË SHQIPFOLËS,ZGRIPDROLËS;OUH,SHKIRT
    PRISHUR;AHIII,SHPIRTSHITUR!!.TË FALA NGA MANI,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.