BESLDHJA SHQIPTARE E LEZHES

…të tjerat që pasuan më pas,përveç kuvendit të dytë të Arbërit-1703-, mbase padashje, veçsa zbehën Kuvendin e madh e të papërsëritshëm të Lezhës-1444-.
-Popujt tjerë,do të kishin uluritur,sa do ti dëgjonte e gjithë bota,po të kishin në historinë e tyre një si Kuvendi i Lezhës!
Kurse ne,ne pa fije turpi ngrejmë kleçkën duke “zbehur” rëndësin e tij!
-Gjithsecili,do me çdo kusht,të krijoj diçka të “re”,do me patjetër të jet edhe emri i tij, në histori,pa kuptuar dëmin që i bënë historisë,belidhjës,e cila jipet njëherë,mbahet,deri në fund të jetës,ose deri në përmbushje të fjalës se dhënë.
-E pra,ne, dhe të tjerë para nesh, harruan një fjalë te dhënë. Shekuj më përpara,u lidh një besë (e cila u mbajt, sa ishte kryezoti gjallë), nënëhijen e këtij flamuri,i cili, i parapriu kuvendit të Lezhës, e i cili nga ne,do përkushtimin,duhet ushqyer e forcuar, nga të gjithë ne, për t’mbajtur gjallë e jetësuar.
Në të kundërtën…quhemi besëthyer,përpara flamurit kombëtarë, i cili edhe bartë,përcjell tek ne, këtë porosi, (BESLIDHJE).
-Gjethë respektin që kam për rilindasit…!
Por,ne kemi gurthemelin (vënë nga paraardhësit),të cilin duhet mbajtur në mëndje e në zemër,si porosi,si fjalë e dhënë (beslidhjen).Ne,duhet jetësuar atë.
-Përderisa,kjo mbetet vetëm “fjalë”,kuvendet tjera, veçsa na largojn nga qëllimi!
Nuk kemi përse të japim fjalë (beslidhje) kujdo e kurdo.
Aq më keq,kur nuk mund të parashikosh-përcaktosh fundin.

Pal
Islam Idrizi
10.06.2020 Ingolstadt

Shperndaje ne
Updated: 14 Qershor, 2020 — 13:21

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.