EPOKA E ART E ARBËRIT

 

Një ushtri e përbër prej 30.mij trupash osman,në krye të saj,krimineli Ali Pasha,vërsulet egërsishtë,me një “krenari” të shfrenuar, se do ta përmbyste lidhjen arbërore, dhe frytet e saja të dalura nga Kuvendi i Lezhës, pak muaj më përpara,me-02.03.1444-.
Në anën tjetër,Kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti,me 15.mij trupa, 8.mij, kalorës dhe 7.mij, kombësor.
Kryekapedani,ndanë ushtrinë në tri pjesë,një para-përballë armikut, dhe dy grupe anash, që në fillim të betejës, ushtarët arbëror që ishin përball, u tërhoqën (kjo ishte porosi e Kryekapedanit), të dukeshin sikur ishin “thyer”,derisa,ushtria osamane, e vetknaqur për një fitore të shpejtë, marshon përpara, në momentin kur ata (armiqët), tashmë të bindur se fitorja ishte në anën e tyre, pikërisht atëher fillon beteja e vërtet. Armiku futet në një fushë të ngushtë (aty ku dhe kishte parashikuar Gjergji) të Torviollit,rrethuar me male e pyje. Ushtria e Arbërit, pasi merr sinjalin për sulm, nga Kryekapedani, njëherë njëri krahë, e me pas edhe krahu tjetër, vërsulen nga malet, si shqiponja kur shënjëstron, prenë e vet.
I gjëndur nën kthetrat e bijëve të shqipes, Ali Pasha, nuk mund të bënte më hapa pas, nga të gjitha anët, prenta shpata e kreshnikëve të maleve tona,të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti.
I plagosur rënd,Ali Pasha, me një numër të vogël ushtarësh të tij, arrin me shumë vështersi të qante rrethimin dhe t’ja ipte vrapit andej nga kishte ardhur. I turpëruar e kokulur,duke lënë të vrarë mbrapa ¾-në e ushtris, e shumë të tjerë, kapur rob nga trimat e Gjergj Kastriotit.
Afërsisht, në fushën e nderit, nga tanët, ranë, 5.mij ushtar trima,në mbrojtje të foles së SHQIPEVE.
Ne kujtojmë me nderim të gjithë të rënët, gjakun e heroizmin e bijve e bijave të Gjakut- Arbër-parardhësve tanë.
Kujtojm këtë betejë, e cila përveçse një fitorëje, qe edhe një dritë,një shkëndij,e cila ndezi zemrat e çdo luftëtari të lirisë, që nga atëherë e deri më sot, ndriçon mendjen e zemrën e çdo bashkeëatdhetari,sinjalizues,paralajmrues,të gatshëm për lirinë e popullin e të atdheut, kurdo e kudo.
Do të mbetet përjetë, udhrrëfyes për gjithë ne, e brezat që do të vinë -EPOKA E ART E ARBËRIT- se si duhet luftuar,e përballur me armikut, cilido qoftë ai, dhe se si duhet nderuar mëmedheun,vetëm dhe vetëm, të –BASHKUAR-.
Pal
Islam Idrizi

Shperndaje ne
Updated: 28 Qershor, 2020 — 07:11

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.