Bahkimin e kombit e kerkon Koha!

BASHKIMIN E KOMBIT E
E KERKON KOHA!

Bashkim! – po thërrasin:
Gjokset punëtore,
Zemrat djaloshare,
Nënat shqiptare.

Bashkim! – po buçasin
Bjeshkët legjendare,
Bashkim! – po bërtasin
Të rënët ndër varre.

Bashkim! – po ushtojnë:
Gryka e lugina,
Toka e zhuritur,
Male, fusha e lëndina.

Bashkim! – belbëzojnë
Dhe foshnjat e djepit,
Bashkim! – fëshfërijnë
Gjethet majë plepit.

Bashkim! – gurgullojnë
Përroska e lumenj,
Bashkim! – po kërkojnë
Të vegjël e të mëdhenj.

Bashkim! – brohoret
Gjithë kombi shqiptar,
Shqipëria Etnike
Një dhe e pandarë.

Vendi im, SHQIPËRI!

Në çdo hap heroizëm
Në ҫdo hap trimëri
Në çdo hap beteja
Në ҫdo hap lavdi
Vendi im – Shqipëri!

Në çdo hap çelik
Në ҫdo hap shkëndi
Në çdo hap llogore
Në ҫdo hap stuhi
Toka ime – Shqipëri!

Në çdo hap varre
Në ҫdo hap gjak
Në çdo hap eshtra
Në ҫdo hap bajrak
Trualli im – Shqipëri!

Në çdo hap heronjë
Në ҫdo hap lapidarë
Në çdo hap këngë
Në ҫdo hap atdhetarë
Toka jonë – Shqipëri!

Lutfi Coka

Shperndaje ne
Updated: 5 Korrik, 2020 — 16:04

The Author

Lutvi Coka

1 Comment

Add a Comment
  1. RIBASHKIMIN E KOMBIT,KËRKON ATDHEU;RITRASHËGIMIN E POPULLIT,KËRKON ATKREU;HEEJ,
    PO NA THËRRET,PO NA BËRRTET;SHPIRTI KRYLEGJENDËS,HIRTI HYREGJENDËS;OUUU OREEE,
    SHKUNDULLIMA,BURBULLIMA;HURRAGAN,O BURRAGJAN;SHKREPUR SI VETIMA RRUFEJË;SI DHE,
    THEKUR SHI,TRIMA KRUKREJE;DUKE SHKAKTUAR,DUKE FLAKËRUAR;KUMTI M’I LUMTI;THELLË,
    THELLË;SHTATË PALË GJENËTOKË;LARTË,LARTË,SHTATË PALË BREZEQIELLI;OJ KËSHTJELLË,
    KËSHTJELLË,SHTATË VALË OOOJ NENËLOKË;SHTATË VALË RREZEDIELLI;FLAKA FLAKËRIMA;O,
    DALKA VATËR TRIMA;RIZGJIMI,RIHIMNI;NGA ZËRI THIRRJES,NGA NDERI SHTRIRJES;OUUUH,
    SI PËJETËMOT,EDHE SOT,NGA PËRGJEGJA NË TANDEMA;HEEEJ OREEE;GJERGJA MË ADEMA;AH,
    GJERGJA MË ADEMA;MOREEE HEEEJ,GJERGJA MË ADEMA;PËR RIBASHKIMIN RINGRITJES,OUUH,
    SHËMBULLORE;PËR ROTRASHËGIMIN RILINDJES SHEKULLORE;HEEEJ,RILINDJES SHEKULLORE!.
    MANI,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.