Eksodi ballkanik i dirigjuar nga evropianët

muhameriShkruan: Muhamer Pajaziti

Eksodet masive nga Ballkani si duket po e rikuperojnë Evropën, kontinentin në rënie dhe me popullsi të plakur.

Vendet e Bashkimit Evropian po ja dalin mirë me planet  dhe strategjitë e tyre për ta marrë sa më shumë rini nga vendet Ballkanit, e cila do të shërbejë si fuqi e lirë punëtore për korporatat e fuqishme në disa rajone industriale, në të cilat nuk sheh tjetër, pos pleq e plaka që i shijojnë ditët e tyre të fundit në pension. 

Pastaj edhe ata pak evropian të rinj nuk janë të gatshëm të punojnë çfarë do punë që ofron tregu. Shumica prej tyre punojnë, vetëm nëse puna e re ju dhuron kënaqësi apo “lust”, si thonë gjermanët.

Në këso rrethana, BE po detyrohet herë pas herë ti hap kufijtë për qytetarët e revoltuar dhe të pa shpresë nga rajoni ynë, por edhe rajone tjera nga Lindja e mesme apo gjetiu.

Evropa është fituesja më e madhe në këtë proces, ajo po na i merr resurset njerëzore, mjekët, ekonomistët, juristët më të mirë, punëtorët e zellshëm. Kuadrot, të cilët për dekada me radhë i kemi shkolluar me mund e sakrificë po shkojnë si produkt i gatshëm në tregun evropian.

BE-ja nuk e ka plan të ndalet. Ajo e ka llogaritur mirë se emigrantët mund ti plotësojnë vendet e lira të punës për ti përballuar mungesat e kualifikimeve si dhe përtrirjen e popullatës së Evropës. Kjo organizatë donë që këtyre njerëzve tu ndihmojë të integrohen plotësisht në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, sociale, kulturore dhe qytetare.

Ky veprim  po kryhet përmes aktivitete në fushën e politikës së punësimit, jo diskriminimit dhe integrimit social, që nënkupton përkushtimin ndaj arsimimit, mësuarjen e gjuhëve dhe qasjen në shërbimet sociale dhe shërbimet e tjera. 

  • Ikja e kosovarëve s’është fenomen i ri  

Ikja e kosovarëve këtyre ditëve është bërë temë kryesore në mediat kosovare, por kjo nuk është një fenomen i ri. Me këto eksode janë përballur më herët Bullgaria, Rumunia, Maqedonia, Serbia e Shqipëria. 

Evropa Perëndimore është stërmbushur nga të rinjtë ballkanas. Strehimoret e improvizuara nën urat dhe geto-lagjet e metropoleve evropiane, kampet e refugjatëve janë përplot të rinj bullgar, rumun, serb, maqedonas, romë, por edhe të rinj shqiptarë thuaja nga të gjitha trevat shqiptare. 

Në Rumani ku rroga mesatare është rreth 300 euro  gjatë dhjetë viteve të fundit numri i popullsisë është zvogëluar për 12 për qind. E njëjta ka ndodhur edhe në Bullgari ku sipas statistikave zyrtare numri i popullsisë është zvogëluar për 7 për qind.  

Numri i popullsisë në Serbi shënoi rënie prej 5 për qindte, në Maqedoni u ndërpre regjistrimi i popullsisë për faktin se shifrat ishin shqetësuese, ndërsa në Kosovë askush nuk e besonte se jetojnë më pak se 2 milion banorë. 

Kjo zbuloi faktin se si pasojë e okupimit serb, gjendjes së rëndë ekonomike, mbi 500 mijë kosovarë kanë emigruar drejt vendeve të perëndimore. E njëjta ka ndodhur edhe me Maqedoninë ku statistikat bëjnë të ditur se mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në diasporë, ndërsa nuk është i vogël edhe numrin i maqedonasve të rinj që kanë emigruar dhe po emigrojnë drejtë Australisë, SHBA-ve dhe vendeve të BE.Për Kosovën pritjet janë që do të vazhdoj të rritet numri i të rinjve që do ta braktisin vendin. 

Qytetarët e këtyre vendeve të zgjënjyer plotësishtë nga klasat politikë të zhytura në krim dhe korrupsion, po pajtohen edhe me një status të paqartë qëndrimi dhe të zvarritur, por vetëm e vetëm për tu mos u kthyer në vendlindjet e tyre.

Kjo gjendje po ndikon në rritjen e popullsisë në vendet e pasura evropiane.

Gjermania për herë parë në vitin 2012 shënoi rritje të popullsisë, ndërkaq e njëjta situatë është paraqitur edhe në disa vende tjera të BE.  Ndërsa kjo po i shtonë  edhe ndarjet brenda BE-së, gjegjësisht po e ndanë Evropën në dy pjesë, për faktin se nga 271 rajone, diku rreth 80 prej tyre janë tepër të varfra. As solidariteti i BE-së nuk po e ndihmon këtë pabarazi e cila po shkakton probleme në planin financiar, atë sigurisë dhe shumë aspekte tjera. 

Një gjë është e qartë, i gjithë ky emigrim po lejohet në mënyrë të sofistikuar nga evropianët. Nëse i marrin parasysh rregullat dhe mekanizmat e zonës Shengen ky fakt mund të konkludohet lehtë. Po të duan evropianët nuk do të lejojnë as edhe një ‘mushkonjë’ të kaloj në kufijtë e jashtëm të BE-së. 

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian kufijtë e jashtëm të BE-së menaxhohen nga një numër i madh i autoriteteve nga shtete të ndryshme — përfshirë këtu edhe rojtarët kufitarë, policinë dhe doganierët — dhe janë lançuar disa pilot projekte për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.  Momentalisht, kthimi i emigrantëve ilegalë në vendlindjet e tyre është kryesisht përgjegjësi shtetërore. Mirëpo, Komisioni Evropian, kërkon bashkëpunim më të theksuar dhe rregulla e standarde të përbashkëta, jo vetëm te anëtarët e BE, por gjithashtu midis Unionit dhe shteteve që janë burim i migracionit ilegal.

Kontrolli është i ashpër, mirëpo ajo që po shohim sot, kosovarët por edhe emigrantët tjerë, po e kalojnë kufirin Hungarez pothuajse pa asnjë pengesë. Po raportohet se në këtë mënyrë kohëve të fundit rreth 50 mijë shtetas të Kosovës tani më janë vendosur në vendet e ndryshme të BE-së.

Ndërsa ikje në heshtje ka edhe nga vendet tjera të rajonit.  Disa prej tyre siç pamë në media kanë marrë viza të përkohshme, strehim, para të gatshme dhe fëmijët e tyre janë dërguar në shkolla. Kjo në një mënyrë demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë evropian të cilët pohonin se emigrantët do të kthehet në procedura të shpejta prej 48 orëve në vendet e tyre. Nuk duhet të kemi frik, këto ikje do të ndalen dhe sërish do të fillojnë, sa herë të ketë nevojë Evropa për ne. 

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.