Do të bëhemi Izrael i Gadishullit Ilirik

Njohja e ndërsjellë Izrael-Dardani është ngjarja historike, hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, qytetin historik të hebrenjve, është ngjarje që do të mbahet në mend.
Dhe këtu do të nis një epokë e re e marrëdhënieve Dardani-Izrael. Izraeli është shembull i shtetit të vogël e të fuqishëm. Izraeli është njëri ndër shtetet më të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe shkencore. Izraeli ka mundësi të na ndihmojë në ekonomi, në forcimin e ushtrisë, të trajnoj disa qindra ushtarë tonë vit për vit në shkretëtirën e Negevit dhe ti bëjë burra sepse me bakllava turke e me “yrysh, byrysh” të kazermave anadollake nuk bëhen as ushtarë, as burra. Izraeli ka mundësi të trajnojë ekspertët tanë atje dhe të dërgojë ekspertë të tyre këtu. Shërebimin e fshehtë mund të na e bëjë më të shkathin jo vetëm në rajon.
Sikur ti kemi mendtë në kokë, Dardania shpejt do të bëhet njëri ndër shtetet e fuqishme të rajonit, kështu që nuk do ti druhet askujt dhe do ta sfidoj miljeniumin e tretë me ekonomi, shkencë dhe mbrojtje. Do të bëhemi Izrael i Gadishullit Ilirik në të gjitha lëmenjtë, pra edhe paqeruajtësi i rajonit
Për shqiptart trushpërlarët te kohës së Titos që e donin Palestinën pa izraelitë, apo për bijtë e bijat e tyre të marrë e të verbër që mendojnë njëjtët si prindërit dritëshkurtër, nuk dua të shpenzoj fjalë.
 
“Hebrenjtë e Amerikës e krijuan Dardaninë”, shkruajnë mediet kroate. Hebrenjtë e Amerikës që ishin në kreun e shtetit amerikanë dhe që ishin lobi më i fuqishëm pro shqiptarë, u angazhuan që nga fillimi dhe e binden Stejt Departamentin dhe të gjitha instancat e shtetit amerikanë se Dardania duhet të shpëtohet nga gjenocidi serbë dhe duhet të bëhet shtet i pavarur.
Hebrenjtë e Amerikës nuk hoqën dorë nga mbështetja ndaj vendit tonë në asnjë qastë, nuk e patën asnjë mëdyshje, ishin këmbëngulës, parimor dhe të pathyeshëm, ashtu si është gjeni i tyre i fortë, që e ndriçoi botën.
Kur “palestinezët” që mbështesnin krimet serbe në Dardani, ndërsa refugjatët shqiptarë vërshonin si lumë nëpër botë, kryeministri izraelit Netanjahu i priti në mënyrë madhështore refugjatët shqiptarë që shkuan në Izrael. Pritje më të ngrohtë deri në lot, nuk ka bërë asnjë shtet tjetër.
Izraelitët e kuptonin dhe e ndjenin deri në palcë tragjedinë e shqiptarëve. Shumë herë gjatë historisë mu si shqiptarët, madje edhe më rëndë, kishin kaluar nëpër drama deri në shfarosje. Dy kombe të vogla që i përplasi keq historia. Por fatkeqësia e përbashkët na afroi.
Sjelljet e Izraelit dhe të arabëve të Palestinës ndaj shqiptarëve ndryshonin shumë në të kaluarën, ndryshojnë shumë edhe sot. Serbia dhe Jugosllavia, kur ishim nën okupimin e tyre, na e shpërlanin trurin dhe na mësonin se si duhet ti duam palestinezët arabë, kurse ti urrejmë izraelitët. Dhe një pjesë e kopesë ashtu mendonin.
Me urdhër të Beogradit sa herë na kanë nxjerrë në demonstrata në shkollë fillore e të mesme që të dënonim “okupatorin izraelitë”, ndërsa palestinezët betoheshin në kokën e Titos e të Jugosllavisë, më vonë nisën ta adhuronin edhe Milosheviqin.
Kur Jasar Arafati i ofroi strehim kriminelit Milosheviq, kryeministri Netanjahu e kërcënoi se do ta arrestonte po e kapi. Kur Izraeli na mbronte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e kritikuar ish- Jugosllavinë për vrasjet dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve, shtetet arabe e mbronin Jugosllavinë dhe e mbështesnin Beogradin në krime.
Kur Izraeli dhe kryeministri Netanjahu tha se do ta pranojë Dardaninë, zyrtarët e Palestinës kaotike u betuan se kurrë s’do ta pranojnë Dardaninë.
Hebrenjtë, duam t’ia përkëdhelim sedrën vetës, na e kthyen borxhin, sepse ishim i vetmi komb në Evropë që i shpëtuam brenda mundësive tona, i strehuam dhe i trajtuam sipas traditave shqiptare. Nuk ishte vetëm Kanuni ai që na obligonte ti mbronim hebrenjtë, por ishte edhe burrëria (miku në shtëpi), dhembshuria, mirëkuptimi dhe fati i përbashkët.
Njohja e ndërsjellë Izrael-Dardani është ngjarja historike, hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, qytetin historik të hebrenjve, është ngjarje që do të mbahet në mend.
Dhe këtu do të nis një epokë e re e marrëdhënieve Dardani-Izrael. Izraeli është shembull i shtetit të vogël e të fuqishëm. Izraeli është njëri ndër shtetet më të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe shkencore. Izraeli ka mundësi të na ndihmojë në ekonomi, në forcimin e ushtrisë, të trajnoj disa qindra ushtarë tonë vit për vit në shkretëtirën e Negevit dhe ti bëjë burra sepse me bakllava turke e me “yrysh, byrysh” të kazermave anadollake nuk bëhen as ushtarë, as burra. Izraeli ka mundësi të trajnojë ekspertët tanë atje dhe të dërgojë ekspertë të tyre këtu. Shërebimin e fshehtë mund të na e bëjë më të shkathin jo vetëm në rajon.
Sikur ti kemi mendtë në kokë, Dardania shpejt do të bëhet njëri ndër shtetet e fuqishme të rajonit, kështu që nuk do ti druhet askujt dhe do ta sfidoj miljeniumin e tretë me ekonomi, shkencë dhe mbrojtje. Do të bëhemi Izrael i Gadishullit Ilirik në të gjitha lëmenjtë, pra edhe paqeruajtësi i rajonit
Për shqiptarët trushpërlarët të kohës së Titos që e donin Palestinën pa izraelitë, apo për bijtë e bijat e tyre të marrë e të verbër që mendojnë njëjtët si prindërit dritëshkurtër, nuk dua të shpenzoj fjalë.
Shperndaje ne
Updated: 20 Shtator, 2020 — 19:02

The Author

Gani Mehmetaj

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,DO BEHËMI IZRAEL I GADISHULLIT PELLAZGO ILIRO SHQIPTRAISË;EU,DO NGERHËMI SI
    IZRAEL OREEE,I ATË ISHULLIT VËLLAZËRO RIHIRO RIHIRO SHKRIPKAVRRISË!!.
    OUUU,A PO NA DËGJONI,A PO NA PËRGJONI;QË PO NA THËRRASIN,SE PO NA PËLCALIN;HEJ
    MORE,VREJ ORE;MU NGA NENDË PALË BREZE QIELLI;ZU NGA NENDË VALË RREZE DIELLI;SI
    DHE,NGA NENDË PALË SHTRESË NËNTOKË;DHE,NGA NËNDË VALË SHPRESË OOOJ,NËNË LOKË;
    QË NA RIGJALLËROJË SHPETIMTARI;QË NA PRIBALLËROJË SHQIPTARI;DUKE PËRBALLUAR OH,
    TË NËNDË RRATHËT E FERRIT;KUKE TËRFLAKËRUAR AH,TË NENDË ZGARTHËT E TERRIT;SEPSE
    QE PSE;RINGJALLËJA BIBLIKE E JEZUESIT IZRAELITO-SHQIPTARE;PRIVALLËJA E FITUESIT
    KRIZASHKRIPO SHKRIPKAVARRE;DUKE RIGUFUAR,TRIUMFUAR;TORRTURRAT TERRORISTE;AHIII,
    KUKE KURRKURRAT THERRORPISTE;PËR RIAKTIVIZMIN,RIADRESIMIN,PËR TË I DALË ZOT;AH,
    SI PËRJETËMOT,EDHE SOT;QË GJEGJA TANDEMA,NGA I MADHI ZOT;I ZOTI KËTI DHEU;OUUU,
    GJERGJA KASTRIOTI SKENDËRBEU;DALËZOT TË TROJEVE;FALËMOT TË PLOJEVË;QE PËRGJEGJA
    NË TANDEMA;KRIZASHQIPO SHKRIPKAVRRIA;OUUU,IZRAELITO SHQIPTARIA;OUUU OREEE HEEEJ
    GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;TOKE QIELLI;OOJ,LOKE DIELLI;GJERGJA MË ADEMA!
    MANI,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.