Cilët ishin myzët ? Cila ishte Myzeja ( Moesia ) ?

“Tjetër gjë që kam është edhe udhëtimi me emrat vetor,  për të cilët mund të besh   ndonjë studim. Kemi emrat: Ar-ja, Adri-jan, ilir, Lida, Myzejen që tregojnë që ne jemi vazhdimësi e popujve te vjetër te Ballkanit. Emri Myze-jen na tregon se vetëm ne i trashëgojmë nga popullsia myze që banonte nga Serbia e (sotme ) e deri në Gjermani. “ ( më shkruan miku Skender Hushi , hulumtuesi , autori studimeve  “ Atlantida” , “Thoti i pavdekshëm na e zbulon Atlantiden” , “ Emnat Ilir nëpër botë “ “I discovered Atlantide “ )
 
Në burimet e vjetra gjeografike  Myzeja ( Moesia ) në lidhej me bjeshkë Haemus ( sot Balkan ) dhe Scardus- in ( sot Shkodra) , në perëndim me Drinusi-in  , në veri me Donaris-in ( Danubin ) dhe në lindje deri në Euxine ( Deti i Zi )
 
Në këtë shtrirje  gjeografike  jetonin Ilirët , thrakët ,thrako- ilirët, dakët ( thrako-dakët). Emri vjen nga Myzeja , ( Myzet ) që jetonin edhe shumë para pushtimit romak..
 
Sa ishte e madhe Myzeja , duhet të bazohem në shënimet e Dioqezës se Myzesë ((Latin: Dioecesis Moesiarum, Greek: Διοίκησις Μοισιών) një organizim politiko-gjeografik na Perandoria e hershme Romake . Shtrirja e saj ishte në Serbinë e sotme, Malin e Zi (të sotëm ) Kosovë ( e sotme ) Maqedoni dhe Greqi ( të sotme )
 
Dioqeza e Myzesë ishte një nga 12 dioqezat e Dioklecianit ( 284- 305). Pra, kryesisht mbi tokat ilire  nga Kreta e deri në Danub. Pra , nga reformat e Dioklecianit Dioqeza e Myzesë ishte e përbërë nga  Achaea, Kreta, Dacia Mediterranea, Dacia Ripensis , Dardania, Epirus Nova, Epirus Vetus, Insulae, Macedonia Prima, Macedonia Sekunda, Moesia Prima, Praevalitana, Thessalia Prima, Thessalia Secunda.
 
M`është shumë më rëndësi kur historia , e kaluara e territoreve sot që i takojnë Serbisë shpjegohet drejt nga ata. Serbët e dinë shumë mirë të vërtetën e pamohuar të tokave ilire ,myze dhe dardane. Ata e dinë shumë mirë se kush ishin dhe se kush janë. Tjetër është që ne e patëm fatin e zi dhe vazhdimisht ishim të robëruar ; dhe asnjë fuqi e kohës nuk na dilte krah.
 
Kësaj rradhe e mora për komentim një libër serb “ Kur ishim qendër kulturore  e botës“  (Dragoslav Srejović  “Kad smo bili kulturno središte sveta” Beograd 2001 Biblioteka Lavirint )
 
Pra , duke  ia mbushur mendjen vetës dhe të huajve qe janë në tokat e tyre ata krenohen me një histori të huaj që s`ka të bëj asgjë me ata; por mundohen t`a përshkruajnë ashtu si ishte ,por jo duke e cekur të vërtetin e atyre tokave. Sa e kanë për krenari kur thonë që “Serbia ishte qendër kulturore e botës” !
 
Neve edhe pse ato toka nuk janë më tonat ,askush nuk na e mohon të drejtën që të shkruajmë ,flasim dhe t`a propagojmë të kaluarën e artë historike që e kemi: por na u është futur një dreq i zi në mes e as se si nuk po na lejon që të krenohemi me ata që ishin të parët tonë dhe në mënyrë  të çuditshme i bëhemi krah mu tyre që na e kanë vjedhur edhe tokën e edhe historinë.
 
Nejse , si e shpjegon autori i librit të përmendur atë kohë të Myzëve, Dardanëve dhe Tribalëve. Fiset e përmendura ilire “ ishin banorët e njohur të Serbisë”dhe ata e patën ndikimin shumë të madh në atë që ka ndodhur historikisht në Europë dhe në Azi të Vogël- shkruan në libër.” Dardanët në vitet e hershme të shekullit 13-të para Kr, pjesërisht u shpërngulen nga vatrat e tyre dhe shkuan  në pjesën veriperëndimore të Azisë së vogël dhe në siujëdhesen e Apenineve. ( Jo fortë saktë ,por prapë së prapë është pjesë nga e vërteta.
 
Për herë të parë që nga koha që e lexoj historinë të shkruar nga serbët ,për herë të parë e lexova që “ Homeri në  Iliadën e tij i këndon Dardanit , birit të Zeusit dhe themeluesit të dinastisë mbretërore trojane “ :
“Od crnooblačnog Zeusa porodio Dardan se prvi,
Dardan Dardaniju sazda, jer sagrađen ne bješe jošte
Na polju sveti Ilij, u kojem sad smrtnici žive…
 
 Në libër vazhdohet kështu “Përpos Eneut themeluesit të fuqisë dhe famës së Romës, të gjithë popujt e fuqishëm të botës antike ishin me origjinë dardane- Epirotët, Maqedonët dhe Romakët si individët e mëdhenj historik Cezari, Oktavian Augusti, Klaudije II, Konstantini i Madh dhe  Justiniani “
 
“Myzët dhe Tribalët , bashkë kombasët më të afërt të Dardanëve kanë gjurmë të prekshme në historinë dhe kulturën antike. Këto tri grupe të mëdha etnik , kanë arritur që me shekuj të ruajnë integritetin e tyre kulturor për kundër peripecive historike të tyre . Myzet në Iliadë përmendën si luftëtarë të pa thyeshëm. Ishin shumë të rëndësishëm . Në anën tjetër Tribalët deri në shek. e 3-të ishin fisi më i fuqishëm në Balkanin qendror.”
 
“ Dy të mëdhenjtë e historisë Konstantini dhe Justiniani-  i trashëguan vetit e të parëve të tyre dhe zotëruan në Romën e Re – Konstatinopojen  të ndërtuar në dalje të Dardaneleve, aty ku dikur  mbretëronte i pari i tyre Dardani“ shkruan në librin: Srejović  “Kad smo bili kulturno središte sveta”
 
Historiani i njohur   Skender Hushi e lidhë Myzeqenë  si trashëgimtare të myzave.

Fahri Xharra,15.04.17
Gjakovë

 
Shperndaje ne
Updated: 18 Prill, 2017 — 00:50

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.