Juve në çadër dhe juve jashtë çadrës e keni menduar që… !

Sa herët shkruante Asllan Dibrani  :“Fenomen i pa zakontë ndër shqiptar i shfaqur në kohët e fundit në trevat nga Shqipëria e sidomos ma i theksuar në Shkodër. Të gjitha vajzat e Malësisë së Madhe dhe ato të Shkodrës që janë martuar me serbë, burrat që ato i marrin pothuajse të gjithë të sëmurë psiqikisht, ish paramilitarë, ish-policë, invalid luftërash të ish-Jugosllavisë, të verbër, shurdh-memec, pleq dhe varfanjak, ku shumica prej tyre jetojnë jashtëzakonisht në kushte të vështira socio-ekonomike dhe larg qyteteve kryesore, zakonisht në fshatra të thella malore.    (“Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,”varr” për Shqipërinë! Shtutgard, Gjermani, Shtator 2011 )
 
Juve në çadër, por edhe juve jashtë çadrës , për çka ju ha palla ?
 
Juve në Parlamentin shqiptar dhe juve jashtë tij , e lexoni ndonjë herë se çka shkruan  dikush që nuk është as me ju e as me ata ? Juve në çadër, por edhe juve jashtë çadrës , nuk brengoseni se çka po ndodhë me popullin tonë ? 
 
Juve që “Hani, pini dhe rrëmbeni “ ,juve që “mbushni xhep e mbushni arka”, juve që “të pa brekë ju gjeti dreka dhe milioner ju zuri darka.” e keni menduar hallin tonë ?
Juve që ju përmenda , juve që sillni  frikë e dini që ““Stara Raška” një organizatë humanitare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor. Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria./PreshevaJone/ “” 

 

Juve  “Që të zinit një kolltuk ,aq u ulët u përkulët ,sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët “ e dini që heret na sinjalizonte Europa se : “Te mërkurën 7 Nendor 2012 ne VTM(stacion televiziv belg) ne programin “Telefax 360” te ores 20 u shfaq nje dokumentar i quajtur “Een dorp zonder vrouwen” (Një fshat pa gra). Ne qendër te dokumentarit ishte martesa e serbeve me vajza shqiptare. Personazhe te dokumentarit ishin tre vëllezër nga nje familje serbe Dragan, Zoran dhe Rodoljub te cilet jetojnë ne nje fshat te banuar vetëm prej tyre dhe fqinjit te tyre Velimir. Një fshat krejtësisht i izoluar me mungese te energjisë, ujit dhe infrastrukturës. Te tre vëllezërit jetojnë ne një shtëpi te vogël qe i ngjan me tepër një kasolleje ne një varfëri te thellë. Zorani është vëllai me i madh dhe dëshiron qe te martohet. Ne pamundësi per te gjetur grua ne Serbi, ai ka degjuar për një organizate “humanitare”

” Rashka e Vjeter” me qendër ne Beograd e cila merret me martesat ndërmjet serbeve dhe femrave shqiptare. Zoranit i kanë thëne se një femër shqiptare kushton mjaft lire, se ato janë mjaft konservatore dhe vendimi i prindërve për ato është ligj. “

 Juve që “Hani,pini dhe rrëmbeni dhe e dini se  është koha e çakejve” , juve që “ hani,pini,rrëmbeni” se “Shqipëria nuk është e maskarenjve”. e dini që “ një nga sekserët qe merr kontaktin me Zoranin dhe i premton atij se do ti gjejë një grua sipas kërkesave te tij. Zorani  ndonëse i pakënaqur me çmimin qe duhet te paguaje 1500 – 3000 euro, megjithatë ai mbas përpjekjes se pare te dështuar shkon edhe tre here te tjera ne Shqipëri për  te gjetur nuse. …” Dhe e gjeti .

Kush ia dha paratë familjeje  dhe pse ? E dini që këtu është një plan i poshtër antishqiptar . E dini që pasojat e kësaj “ krushkije “ do ti ndiejmë pas 30-40 -50 vjet ? Fëmijët serbë do të lindin dhe ata pastaj do i kërkojnë  “dajtë “ e tyre “ serb “ në tokat tona. E keni menduar këtë apo ?  
“Një serb thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.” Kjo kishte me qenë e vërtetë sikur t`ishte ndonjë organizim shqiptar , por ne shqiptarët jemi largë strategjive kombëtare . Edhe tjetra ; sikur t`ishim si hebrenjtë atëherë  s`do ta harronim kombin tonë.
 
Por ju vazhdoni : “Hani,pini,vidhni ,mblidhni gjithë aksione e monopole ,nënshkrimi i zotërisë suaj nëpër banka vlen milione. “ e mos t`iu ndien se çka po ndodhë me ne.
 
Fahri Xharra,19.04.17
Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 19 Prill, 2017 — 20:20

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Përshëndetje z Fahri Xharra .

    KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, DO VIE DITA Që DO ZGJIDHET

    ALI ASLLANI

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    HALIL PRENIQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.