“I pasuri përditë i blen mish qenit t’vet, kurse mbesa ime s’e ndalë vajin për një lugë tambël…”

As dreqi s’i bie n’fije kësaj pune: Skamnori kërkon të bëhet milioner, milioneri kërkon të bëhet miliarder…

(Zot i madh: Edhe sikur deti të mbushej me mjaltë, pse fukaraja s’ka lugë me hangër?)

riza_greqevciShkruan: Riza GREIÇEVCI

 Shpërthen Kadareja!

Problemet që ka Kosova janë sigurisht probleme reale, të rënda disa herë. Kemi të njëjtat probleme pak a shumë edhe ne, pak a shumë Ballkani, pak a shumë një pjesë e Evropës. Por, ikja nga vendi nuk është zgjidhje, as ka qenë dhe as do të jetë zgjidhje. Kjo është jo ikje, por një lloj shpërngulje. Mësova me një trishtim të jashtëzakonshëm që midis të ikurve këto kohët e fundit janë gjashtë mijë fëmijë shqiptarë të shkollave. Kjo quhet, pra, jo ikje. Ajo nuk justifikohet, nuk përligjet vetëm nga arsyet ekonomike. Kjo është një lloj psikoze, një ligështim moral shumë, shumë, shumë i trishtueshëm. Shpërngulja është një nga format më të rënda gjenocidale, nga format e shfarosjes së një kombi. Ajo çka i detyron ata duhet gjendur, mendoj. Nuk mund të ngrihen duart përpjetë nga askush, duke filluar nga njerëzit që drejtojnë Kosovën, tek ne të tjerët të gjithë. Kur them të gjithë, e kam fjalën te Shqipëria vetë, si shoqëri dhe si komb, te Shqipëria si shtet dhe si opinion publik dhe këtu përfshij edhe veten time. (Ismail Kadare)

Thirrje e një nëne të mërgimtarit kosovar

Im bir shtegtar mërgimtar kosovar. Loçka e nanës NJË ZOT e di pse: Nana ka dhembje nga dhembja jote! Im bir kojrrilë shtegtar mërgimtar kosovar! Djali jem: pashë gjinin që ta kam dhanë, merr me vete një grusht Dhe, merr edhe pak Kosovë, pak Diell, pak fe, merr me vete një grusht kanagjegj pak dasma, fejesa, martesa ruaj, bir: të traditës stërgjyshore janë! Im bir, merr me vete një grusht Dhe Kosove…Pashë bukën që ta gatova, merr edhe pak baltë xhehenemi skamje nga sofra kosovare , loçka e nanës, keq, tepër keq: Me vdekur shpirti para trupit, me vdekur i urituri para miliarderit me vdekur goja para urisë i pasuri përditë i blen mish qenit t’vet, ime mbesë  po vdes për një pikë tambël…Zot i Madh: edhe sikur deti të mbushej me mjaltë,  pse fukaraja s’ka lugë me hangër? Heu, im bir: kojrrilë shtegtar kurbetçinj as dreqi s’i bie n’fije kësaj pune: Skamnori kërkon me u bërë milioner, milioneri kërkon me u bërë miliarder… ndaje një minutë jete, falja nanës ndaje një minutë nderim Pandeli Sotirit:  “Vritmëni,  s’më dhimbset jeta aspak, por mblidhmani gjakun, do t’u duhet bijve e bijave tuaja  për të shkruar gjuhën e bukur shqipe!” Im bir, unë një këmbë n’dhe, një mbi dhe NJË ZOT e di pse: Nana ka dhembje nga dhembja jote!

 Kush dhe pse po e vret Kosovën?

 Ca ditë para ndërrimit të motmoteve, në faqet e gazetës numër një në Republikën e Kosovës, “Kosova Sot”, autori i këtij shkrimi pati reaguar gjerë e gjatë kundër librit pamflet racist dhe fund e krye me rrena e shpifje ordinere antikombëtare të radhës së Veton Surroit “Këmbët e gjarprit”.  Jo vetëm se ky reagim imi u mirëprit nga intelektualë, historianë, studentë, mësues, bujq, jashtë dhe brenda Kosovës, por, të thuash gjithë qytetarët e Kosovës që e ndienin veten shqiptar, me dy kokrra tru në kokë e me një pikë morali qytetar e kombëtar në veten e tyre, ishin të një goje e mendjeje: Ai, ata dhe gjithsesi të gjithë ata, që sot, kur Kosova është e lirë dhe e pavarur shpifin, përgojojnë, rrejnë, anashkalojnë, mohojnë gjakun e sakrificën e dëshmorëve dhe të popullit (UÇK-së) për liri e pavarësi, s’janë tjetër pos mohues të gjakut e sakrificës së popullit të tyre, janë krah dhe argat i armikut shekullor serb-çetnik. Por, jo vetëm kaq. Në reagimin tim unë kam vënë në dijeni se mohimi i gjithçkaje shqiptare dhe kombëtare e çlirimtare që u arriti UÇK-ja, populli, Kosova, nuk janë tjetër bilmezë pos realizues dhe përkrahës të skenarit të Serbisë për të mohuar, anashkaluar, fyer, shkelur dhe përdhosur përpjekjet e popullit për liri e pavarësi, përpjekje për të realizuar skenarin e Beogradit me propagandën e ndyrë e të rreme se jo nuk ka pasur fare UÇK, nuk ka pasur në Kosovë luftë çlirimtare dhe grupet e armatosura nëpër male ishin grupe vëllavrasëse, ishin hajdutë, kriminelë, abuzues, që rrënonin gjithçka dhe vrisnin e digjnin e masakronin edhe popullin e tyre, sipas tyre, siç ishte UÇK-ja!
Të tillët sot, të demoralizuar për dështim total të zbatimit të skenarit të Serbisë, për destabilizimin dhe mohimin ndërkombëtarisht të shpalljes së pavarësisë e të shtetit të Kosovës, argatët shqipfolës të tipit të Surroit, Kurtit, me kompaninë e tij të ekstremiste që edhe Amerikën e quajnë pushtues në Kosovë, ndërruan vetëm gëzofin: organizuan protesta ku u derdh gjaku shqiptar nëpër sheshe dhe rrugë, merrni me mend, kinse për inat të një serbit çetnik Jablanoviq! Sipas raporteve të hulumtuara mirë po do me dalë se ikjen e shqiptarëve nga Kosova me siguri e ka skenarizuar vetë Serbia, por me bashkëpunimin e ngushtë me argatët shqipfolës të Kosovës.         
Synimi më i ri i skenarit të Serbisë…

Shqiptarët e Kosovës nuk janë aq naivë, analfabetë dhe trutharë për të mos e kuptuar fill e për pe skenarin më të ri të Serbisë, i ndihmuar nga aleatët e saj (dihen kush janë ata), por edhe të ndihmuar pa tjetër nga tipat e miqtë e Beogradit, sot e mot, që mohojnë, madje edhe UÇK-në, edhe Luftën Çlirimtare dhe gjakun e derdhur për liri të popullit të Kosovës. Vetëm pak ditë pasi Serbia e hodhi publikisht synimin e marrjes së “Trepçës” si pasuri dhe pronë kinse e saj, Jablanoviq ishte i porositur nga Vuçiq që në Gjakovë të zbatojë një befasi të turpshme për  nënat gjakovare, i fyeu ato banalisht dhe krijoi terrenin për të reaguar qytetarët, por në rend të parë, këtë “obligim” Serbia ua drejtoi ekstremistëve dhe ndihmaçarëve të saj, VV, Kurti, e të tjerë, të cilët, u pa se çfarë “patriotizmi” dhe “demokracie” i “dhuruan” popullit dhe Kosovës, pa asnjë faj! Skenari tjetër më i ri Serbisë u pa dhe e përjetuam rëndë shpirtërisht dhe psikikisht e kombëtarisht: Shpërngulja masive e qytetarëve të Kosovës!Vallë, po edhe analfabeti më naiv, budallai me budalla, e kuptoi dhe e kupton se këtë shpërngulje masive të qytetarëve e sponsoroi vetë Serbia, duke hapur kufijtë e saj, duke dërguar qe besa edhe autobusë, omnibusë, vetura, kamionë, për të bartur turmën e shqiptarëve kinse me gjendje më të dobët ekonomike. Por, s’doli krejt kështu! Serbia, as Evropa s’do të arrinin për të shpërngulur aq pasivisht qytetarët nga Kosova, po të mos ishte skenari po ashtu i Serbisë, për të ftuar në ndihmë shumë matrapazë, tyxharë, tregtarë me qenie njerëzore, e ata ishin dhe janë kush tjetër pos shqipfolës nga Kosova e lirë! E pse e bëri dhe zbatoi këtë skenar me përpikëri politika serbe-çetnike e Serbisë? Shkurt e shqip: Për të sensibilizuar opinionin e qarqeve ndërkombëtare për gjendjen e pa rrugëdalje të shtetit të Kosovës, për mosfatësinë e kosovarëve për të bërë shtet, por synimi parësor i Serbisë ishe dhe mbetët nxitja e shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës për t’i rënë pishman njohjes së tyre, porsa të tërheqin njohjet e Kosovës shtet!  

Kadare, mbase plotësisht ka të drejtë!

 “Kjo që po ndodh në Kosovë nuk justifikohet, nuk përligjet vetëm nga arsyet ekonomike. Kjo është një lloj psikoze, një ligështim moral, shumë – shumë i trishtueshëm… Kjo nuk është ikje! Kjo është shpërngulje, formë gjenocidale e shfarosjes një kombi!”

Ismail_kadare_shperngulja

Shperndaje ne
Updated: 13 Shkurt, 2015 — 19:06

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.