“Zana, bariu i shenjtë” sipas mitologjis shqipëtare

Autor: Mark Trota

Demonologjia shqiptare është e pasur, e larmishme e domethënëse. Prej saj po përmendim disa nga figurat më kryesore të besimeve popullore: Zana e Bariu i Shenjtë – hyjni të natyrës; Kuçedra (Kulshedra) – personifikimi i forcave shkatërruese në natyrë e në jetën e njerëzve, ndaluese e burimeve, shkaktuese e breshrit dhe e shtrëngatave, dëmtuese e prodhimeve, thithëse e përvetësuese e prodhimeve të punës së njeriut në blegtori e në bujqësi; Dragoi (Dragoni) – hyjni mbrojtëse e bashkësisë njerëzore, e fisit, e krahinës, e prodhimtarisë së njerëzve, e lindur për të ndalur veprimet shkatërruese të Kuçedrave; Ora – hyjni mbrojtëse e njeriut, e fisit, e një bashkësie territoriale të caktuar; Vitorja (Breva, Toksi, Gjarpri i Shtëpisë, Bolla e Shtëpisë) – hyjni mbrojtëse e Shtëpisë, e truallit të banimit. Po kështu janë: Dhevështruesi, Ksheta, Shtriga, Lugati, Vigani, Roskueme radhë.

Me sa kemi vërejtur me imtim të posaçëm, duke u mbështetur në njëfarë mënyre dhe në mendimet e gjuhëtarëve të mirënjohur, si: N. Jokli, E .Çabej, I. Ajeti, M. Lamberci etj., emërtimetthemeloretëfigurave «8 mitologjisë shqiptare janë me origjinë nga antikiteti greko-latin (por nuk përkojnë në brendi), ose nga fjalëformimi i brendshëm i gjuhës shqipe. Vetëm emërtimet e tyre dytësore e tretësore, si ndikime më të vjetra, i kemi dhe me origjinë greko-bizantine, sllave, rumune, turko-arabe.

Në jetesën e fshatarit mes maleve, të lidhur për shekuj me natyrën që e rrethon në vështrim ekonomik e shpirtëror, janë ruajtur relike të lashtësisë indoeuropiane në rite, në besime, në mite. Këto nënshtresa i vërejmë qartë edhe në popujt e Ballkanit, në bashkësitë e tyre fshatare mesmalesh.

Dukuri të shumta të kulteve të natyrës, ndër to dhe figura të besirneve popullore të së njëjtës përkatësi, ruajtur ndër Shqiptarë deri në një të kaluar të afërt, kanë tërhequr vëmendjen e jo pak eksploruesve dhe studiuesve të etnokulturës shqiptare. Ato janë ruajtur me një qëndrueshmëri të veçantë, si mbijetoja të një panteoni të hershëm të bashkësive fshatare ndër male, ardhur të gjalla deri në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, aty-këtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, në mite, rite e besime, në monumente të krijimtarisë popullore me rrënjë në Mesjetë e më tej. Të dhëna të rëndësishme për këto kulte e për figurat përkatëse të besimeve popullore të natyrës pagane kanë zënë vend, edhe pse më shumë në një vështrim gjuhësor, përshkrues e fragmentar, në shkrimet e dijetarëve A. Bouë (Bue), J. G. Von Hahn (Fon Han), F. Nopcsa (Nopça), E Durham, M. Lambertz (Lamberc), Sh. Gjeçov, B. Palaj, E. Çabej, për të mos përmendur dhe të tjerë.

Përmbajta më e plotë e më arkaike e këtyre kulteve është ruajtur deri në dekadat e para shekullit XX, të thuash, në disa krahina me shtrirje mes malesh, me ekonomi natyrore e me një komunikim të pakët e të vështirë me qëndrat urbane. Të tilla ishin Malësitë e Shqipërisë së Epërme, sidomos brendësia e Alpeve, Malësitë e Labërisë, po diku-diku dhe në krahina të tjera në qendra të banuara po mes malesh.

Në këtë syth do të shqyrtojmë vetëm dy figura të besimeve popullore: kultin e Zanës dhe atë të Bariut të Shenjtë, mbetje të thërrmuara të hyjnive të natyrës së virgjër, të para në rrafsh sinkronik e diakronik. Për të dalë të qarta rrënjët e tyre të lashta, ato do t’i vërejmë në kontekstin e përgjithshëm të kulteve të natyrës ndër Shqiptarë, si mbijetoja të një panteoni paraprirës, brenda arealit ballkanik, sidomos në Ballkanin Perëndimor.

Prapa figurës së Zanës, me atributet e saj më qenësore, vërejmë një hyjni të maleve, te natyrës së virgjër, mbrojtëse të bimësisë dhe të kafshëve të egra, gjahtare hyjnore. Është luftëtare me forca e mjete të mbinatyrshme në ndihmë të kreshnikëve ashtu siç bën dhe Athinaja e Grekëve në ndihmë të heronjve të Luftës së Trojës, paraqitur te “Iliada” eHomerit..

Zana, figurë qëndrore e besimeve popullore, zë një vend të’ veçantë në eposin legjendar mesjetar të Shqiptarëve, madje merrte pjesë gjallërisht në veprimet e heronjve të këtij eposi. Vend qëndror zë edhe në disa balada mesjetare, në legjenda mitike: atë e ndeshim dendur në gjini të ndryshme të krijimeve folklorike. Kjo figurë na ka ardhur e plotë, natyrisht dhe e sinkretizuar me qënie të tjera mitike, me dukuri të ndryshme të besimeve, në kulte të vendeve të shenjta, përmes ritesh të veçanta.

Në besimet popullore Zana paraqitet në pamjen e një gruaje të re a të një vajze me bukuri të përkryer, simbol i bukurisë, e veshur me rroba nusërie tradicionale vendëse të krahinës ku ruhen besimet për të: në Malësi të Madhe me xhubletë, në Malësinë e Gjakovës me petka të së njëjtës krahinë, në Mirditë me veshje të Mirditës, në Labëri me kostumin tradicional lab; po kështu në Çamëri, në Dibër, në Malësi të Tetovës, në Rugovë, në Shalë të Bajgorës, në Karadak të Shkupit e të Kumanovës e në krahina të tjera shqiptare. Besohej se banesat e Zanave ishin në mes një pylli të shtrenjtë, të dendur, ku këmba e njeriut nuk mund të kalonte, zakonisht në një shpellë. Shpella mund të ishte dhe në shpatin greminë të një shkëmbi ku njerëzit nuk mund të shkonin. Ato e kalojnë kohën me punët e tyre në majë të maleve, mbi shkëmbinj, te gurrat e freskëta, te mrizet e veta. Kështu kemi: Shkambi i Rajës a Shkambi i Zanave (Nikaj-Mërtur), Shpella e Shkambittë Kuq (Kelmend), Rrasa e Zanës (Kelmend), Mrizi i Zanave (Temal, Pult), Kërshi i Zanave a Logu i Zanave (Isniq, Pejë), Përroi i Zërës (Vuno, Himarë), Shpella e Zërës (Paramithi, Çamëri) etj. Sipas majës së malit a bjeshkës ku qëndronin, ato marrin dhe emrin e veçantë: Zana e Veleçikut, Zana e Shkëlzenit, Zana e Vizitorit, Zana e Pashtrikut, Zana e Sharrit. Shpesh herë hanë bukë a flladiten në mrizet e veta, pranë gurrave a drunjve shekullorë, shihen në dritë të hënës duke u larë natën pranë gurrave a në përrenjtë e malit. Zanat kanë fëmijë që i përkundin në djepa, lodrojnë, këndojnë, hedhin valle, u bien veglave muzikore, por asgjë nuk flitet e nuk dihet për jetën e tyre bashkëshortore; diku-diku besohet se ato ‘indin fëmijë pa kontakte me burra. Dallohen përtrimëri e aftësi luftarake hyjnore. Thuhet: “AinjeriashttrimsiZana”, “… luftarsiZana”, “… / fortë siZana”, në kuptimin e aftësive të mbinatyrshme. Me sa duket, në këtë vështrim kanë ngjashmëri me Amazonat e lashtësisë në Azinë e vogël. Zakonisht gjenden në jetesë a në punët e tyre tri Zana bashkë e Secila, prej tyre ka funksione të saj të veçanta; por gjenden dhe dy ose dhe një e vetmuar. Forca e tyre mishërohet në dhinë e egër a në tri dhi të egra, në sorkadhen, në pëllumbin a në dosën e egër. Po ua mbyte atributet përkatëse, sipas rastit, ato nuk kanë më forcë dhe mund të pëlcasin menjëherë.

Në vetvete Zanat kanë forcë “hyjnore” për të shëruar, për t’i bërë njerëzit të fuqishëm, përt’i shpëtuar ata nga rreziku. Kreshniku në fëmijëri ishte një djalë i dobët nga shëndeti e pa aspak forcë. Për një të mirë që u bëri Zanave, duke pajtuar (qetësuar) fëmijët e tyre në djepa në mes të pyllit mbi shkëmb, ato i thanë se ç’kërkonte si shpërblim. Dhe ai kërkoi forcë. Tri herë i dhanë nga një gllënjkë prej qumështit të gjirit dhe ai u bë i fuqishëm sa të mbartëte një shkëmb të madh para duarsh, sa të shkulë një lis të madh (sipas varianteve të ndryshme):

“Njana shoqes Zanat atëherë i kanë thanë:

Tamël gjiut Mujës për me i dhanë”

Tamël gjiut i kanë dhanë me pi,

Me tri pika djalin ma kanë ngi.

E i ka falë Zoti kaq fuqi, 

Sa me lujtë shkambin aty përbri, 

“Kape gurin Zanat i kanë thanë.

Njimi okësh e ma guri ish kanë.

E ka kapë gurin nji mi okësh

Badihava peshue me duer e ka;

Der n’nye t’kamës veç e nu’mujt ma.

Njana shoqes zanat atëherë i kanë thanë:

Edhe do tamël Mujës me ja dhane”

Eka marrë tamlin Muji e eka pi

E ka kapë gurin me e peshue,

Deri në gju ai gurin e ka çue; 

Eka ugjë, prap n’tokë e ka pushue

Kqyre Zana sa mirë ka thanë: 

Edhe pak gji Mujës me ja dhanë;

1 ka dhanë prap gji për me pi,

Sa don Zoti t’i ka dhanë fuqi. 

Eka marrë gurin me e peshue

Deri në shogë gurin e ka çue.

Ekanë pa zanat, e kanë kqyrë;

Njana tjetrës prap te i kanë thanë:

Opet Mujit gji lypet me i dhanë

Eka marrë Muji gji me pi. 

O! Seç po i ep edhe Zoti fuqi!

Kenka ba si me kanë Drague,

N’cep të krahit e ka vnue;

Nji mi okësh guri i ka qindrue

Njana shoqes Zana çka i thanë:

“Tjetër gji Mujit mos me i dhanë

Pse tjetër gji Mujit për me i dhanë,

E batisë dymjanë anemone”, (Këngë pop. Legjendare,…, f. 108-109).

Në variante të tjera Zanat i japin Mujit të pijë nga një lëng, që e nxjerrin nga një lloj bari të pyllit, bar magjik që vetëm Zanat e gjejnë se ku është e askush tjetër. Kështu e bëjnë kreshnikun të ketë fuqi. Në raste të tjera, sytë e kreshnikut të qorruar i lajnë me një lëng që ato e nxjerrin nga lloje barërash të pyllit dhe sytë i shërohen e sheh me ta më mirë se më parë. Ka mandej raste që për t’i kthyer sytë luftëtarit të qorruar, ato ia lajnë me ujë të kroit a të gurrës së Zanave, që vetëm ato e dinë se ku është. Në mënyrë të mbinatyrshme, misterioze, zanat ndihmojnë kreshnikët në luftë, i shpëtojnë ata nga rreziku duke u futur një thikë në xhep. Në rrethana të caktuara Zanat paraqiten të egra e armike të njerëzve për vdekje, veçanërisht kur u prishin qetësinë a kur degradojnë natyrën e virgjër. Ndonjëherë i bëjnë njerëzit sakatë e të mangët nga mendtë; mundet dhe që t’i bëjnë të vdesin.

Zana prish e djeg prodhimet e bujkut, kur ky i fundit ka hapurtokë të re në pyll. Ajo djeg barin që kostarët kanë prerë në livadhe mes pyjeve. Kur një njeri pret drurë në mrize, në vende të shenjtë ose drunjtë shekullorë pranë burimeve, ata pësojnë fatkeqësi, prerje dore a këmbe etj. Zanat mbrojnë kështu virgjërinë e natyrës nga shfrytëzimi prej njeriut, dukuri kjo tepër domethënëse. Në disa konflikte Zanat munden nga kreshniku e në raste të tjera bëhen vëllame me kreshnikun dhe e ndihmojnë atë. Mendojmë se këtu paraqiten shkallë të ndryshme të evolucionit të kësaj hyjneshe në përkim me periudha të ndryshme të zhvillimit shoqëror.

Malësorët besimtarë, aty ku është ruajtur ky kult, nuk e kanë me qejf ta zënë me gojë rast e pa rast emrin e Zanës, duke e quajtur mëkat një gjë të tillë. Për të emëruar Zanën, ata përdorin eufemizma, si: Shtojzovallet: (Shtoji zot vallet!), Shojzorreshat (Shtoji zot rradhët e tyrel). Të Lumet, Nuset e Malit, Fatmirat, Të Mirat, të Bardhat. Kjo ka të bëjë me mendësinë sipas së cilës emri i hyjnisë nuk duhet të përmendet rast e pa rast, se është mëkat i rëndë…

Ndër male, ka kroje e gurra, ka pyje të dendura, që në besimet e malësorëve quhen të rënda, të rrezikshme, pra njerezit kanë frikë të kalojnë andej se shitohen (goditen misteriozisht) nga Zanat. Shenjtëria e disa pyjeve ose drunjve shekullorë në male, shpesh herë pranë burimeve, lidhet në zanafillë të vjetër me faktorë të ndryshëm: paganë, të krishterë ose islamë, me vendvarrime të lashta a me heronj ‘egjendarë, po në njëfarë mënyre në disa raste ato lidhen me kultin e Zanës, ashtu siç ndodh dhe me kultin e disa majave të maleve me atribute shenjtërie. Fuqia e këtij kulti të maleve është ruajtur dhe me Pelegrinazhin në male e me flijime kushtuar këtyre vendeve të shenjta. Kështu deri tani kemi pasur pelegrinazhe e flijime bagëtish në Majë të Tomorrit (Berat), në Majë të Këndrevicës (Labëri), Në Gjallicë të Lumës (Kukës), Në Pashtrik (Has), në Rumie (Krajë, Mal i Zi), në Malin e Shën “isë e në atë të Bukanikut në Shpat të Elbasanit (Shqipëri e Mesme).

Në kultin e këtyre maleve të shenjtë vërejmë një sinkretizëm, një polisemi besimesh: aty dallojmë dukuri të kultit të diellit, të kultit të maleve të larta në përgjithësi, kultin e zotit të rrufesë, kultin e disa vendvarrimeve të lashta, shtresa më të vona të krishtera a islame (R. Pettazzoni… f.110-113; J. N. Svoronos, vepër e cituar, f. 19, 78-79, 126-127). P0′ këtu zë vend dhe kulti i Zanës për këto arsye (sipas besimeve popullore): 1. Zana qëndron në malet dhe bjeshkët e larta 2. Festat e Majës së Malit në Tomorr, në Kendrevicë, në Gjalicë, në Pashtrik, bëheshin, si zanafillë, me 15 gusht, ditën e festës së Dianës romake, e më vonë të Shën Mërisë së krishtërimit, shoqëruar me pelegrinazhe e me flijime në vende të larta; 3. Flijimet, në disa raste, sipas legjendave mitike, ishin pikërisht atribute të Zanës, si: Sorkadhja apo Dhia e Egër. Këtë më qartë e njohim në festën e Malit të Bukanikut e të atij të Shën llisë (në Shpat të Elbasanit). Besohet se dikur rië festën përkatëse të krahinës aty flijohej një sorkadhe a një dhi e egër. 4. Prania e legjendave mitike për Zanat në këto maja malesh të shenjta, e sqaron edhe më mire këtë dukuri.

Në disa shpella kulti mes maleve shkojnë në pelegrinazh e përt’u lutur: vajzat për të pasur fat në martesë, gratë për të lindur fëmijë ose për t’u jetuar fëmijët; në këto shpella çojnë fëmijët e sëmurë për t’i shëruar. Aty (në shpellë) lënë para, bëjnë flijime ose lënë simbole dhuratash a dhurata të ndryshme. Shpellat jo doemos lidhen me kultin e Zanës. Në disa raste mbajnë emrin Shpella e Shën Gjergjit ose Shpella e Fatmirave (pra e Zanave). Që këto rite pelegrinësh kanë të bëjnë në origjinë të tyre të lashtë me një hyjni mbrojtëse të femrave e të amësisë, kjo është e qartë. Po ç’të jetë kjo hyjni? Mendja të shkon se kjo është hyjneshë e maleve, pra prapa saj fshihetZana. Edhe Shën Gjergji, në rastin e këtyre shpellave, ka zëvendësuar emrin e një hyjnie bari të maleve. Këtu të çojnë disa elementë kultikë, por problemi është mjaft i komplikuar e nuk zgjidhet lehtë. Në megalitët e Trakisë Jugore (Bullgaria e Sotme), që u takojnë me afërsi shek. XI-VII para Kr, janë zbuluar dëshmi, që vërtetojnë se ato janë përdorur, si vende kulti edhe në periudhën helenike e në atë bizantine. Në altarët e lashtësisë e ato në magalitë në fjalë vërehen objekte e piktura shkëmbore që kanë të bëjnë me kultin e Diellit. Në tërë ata altarë mbi kodra në vende të hapura duket kulti i RHESUS-it, perëndi e malit e bashkë me të ai I kalorësit trak, ndërsa në kohën e krishtërimit duket kulti i Shën Gjergjit me kisha të vogla të ndërtuara në vende të hapura (D. Triandaphillos, vepër e cituar, f. 151). Një gjë e tillë është mjaft domethënëse. Edhe ndër Shqiparë kulti i Shën Gjergjit në maja kodrash e malesh është tepër i dendur. Është vërejtur në troje kulti emri i këtij shenjtori ose dhe toponime me të njëjtin emër, pra të këtij shenjtori të krishterë.

Në rrënjë Zana është një hyjneshë, pra që i takon botës femërore. po krahas kësaj, kemi në besimet popullore dhe një hyjni të maleve dhe të pyjeve të botës mashkullore. Ky është Njeriu i Mirë a Njeriu i Shenjtë, që e njohim dhe me emrat Shën Mërtiri, a Shën Martini. Hazreti apo Hazëri (a Hezri), Njeriu Jeshil. Është një njeri gjigand që rri në pyje. Paraqitet në besimet popullore në dy funksione: së pari, si zotërues i ujqërve, që i ushqen, i drejton, po dhe i dënon. U jep vetë ushqim (disa kokrra të jeshilta), ose i urdhëron ata të shkojnë e të hanë bagëti të caktuara të malësorëve. Kur don, ua mbyll ujqërve gojën, e në raste të veçanta dhe i dënon për prapësitë që bëjnë.

Në jo pak raste vërehet Shën Gjergji si mbrojtës i ujqërve, si drejtues që u cakton ushqimin. Del dhe në funksionin e Bariut të Shenjtë, që mbron bagëtitë e imta. Në festa me natyrë blegtorale, bëhen disa rite me qëllim që Shën Gjergji të ruajë bagëtitë nga ujqërit. Në prag e pas Shën Gjergjit mbahen agjërime për të ruajtur bagëtinë nga dëmtimi prej ujqërve. Me sa duket, ky shenjtor ka përvetësuar atribute të një hyjnie të lashtë të natyrës, siç ka ndodhur dhe në popuj të tjerë të Europës, ku shfaqet me të njëjtat atribute.

Sipas besimeve popullore, në male jeton Njeriu i Mirë (me kuptimin Njeriu i Shenjtë). Jeta e tij është e vetmuar. Quhet dhe Gjindi (nga lat? Gentius) a Gjindët, kur janë dy a më shumë: Shejti, Hezëri, Hazreti etj. Gjendet duke ruajtur bagëtitë, duke u bërë mirë njerëzve, vërehet dhe duke u lutur në maje të maleve, si, ta zëmë, në Majën e Dervishes në Macukull të Matit. Shpesh here rrëfehet se Gjindët kanë trup Gjigandi, janë të veshur me rroba të gjelbërta. Po t’u prishësh qetësinë në vendet ku banojnë, në shpella, atatë shitojnë (të dëmtojnë), ashtu si bëjnë dhe Zanat. Mënyrën e jetesës së tyre e mbajnë shumë të fshehtë. Shërojnë nJerëzit me farëra pylli ose me ujë çudibërës të marrë nga një burim, që vetëm ata e dinë. Kur zhduken ata, zhduket dhe burimi. Kur dikush nuk 1 P’otëson kërkesat e këtij Njeriu të Mirë ose kur e shqetëson në vendin * tij të qëndrimit, ai nevrikoset për së tepërmi. Paralele të këtij bariu të shenjtë na ka sjellë për trevën serbe dhe V. Çajkanoviq. Te Serbët mbrojtës (patronë të ujqërve janë : Shën Sava dhe Shën Teodori. TE Rumunët në këto funksione paraqitet Shën Pjetri (M. Eliade, “De Zalmoxis…”,…, f. 29; V. Çajkanoviq, “O vrhornom Bagom”, …, f. 39-327). Mendojmë se kemi të bëjmë me një shtresë të lashtë paleoballkanike, të ruajtur si mbijetojë e mjegulluar në popuj të ndryshëm.

Është krejtësisht e qartë se qeniet mitike tashmë të paraqitura në këtë trajtesë janë mbijetoja të hyjnive të lashtësië dhe mendja menjëherë të shkon te popujt e lashtë të Ballkanit, si mbartës të këtij panteoni. Më i mundshëm është burimi iliro-trak, natyrisht dhe me ndikime greko-romake në lashtësi. Por vërtetimi konkret i prejardhjes, i popullatave që i kanë pasurtë tyre këto hyjni është një gjë tepër e komplikuar. Një periudhë e gjatë kohe, nga lashtësia iliro-trake e deri te Shqiptarët e Kohës së Re, i ka mjegulluar gjërat. Dëshmitë iliro-trake i kemi fragmentare e jo të plota. Duhen marrë parsysh këtu dhe ndryshimet etnike të Mesjetës së Hershme dhe varfëria e burimeve të vazhdimësisë për proceset etnosociale e të besimeve pagane deri në Kohë të Re. Problemet i ngatërrron dhe një literaturë e tërë tendencioze me prirje për t’i shpjeguar dukuritë etnohistorike të popujve të Ballkanit si të origjinës së lashtë greko-romake ose sllave, sikur popujt jogrekë të këtij gadishulli nuk kanë asgjë të tyren. Këtu nuk është fjala aspak të monojmë ndikimet e natyrshme të qytetërimit grek e romak në këta popuj, por çdo gjë me masë e me argumenta të paanshme.

Vazhdimësia e dukurive religjioze të paganizmit nga lliro-Trakët deri në Shqiptarët e Rumunët e sotëm duhet parë në kompleks, si pjesë përbërëse e dukurive të ndryshme etnike, si: gjuha, doke e zakone arkaike, veshjet me origjine të lashtë vendëse, e drejta popullore, të qarët me ligje e gjëmë (britma) e burrave ndër vdekje etj.

Disa shkencëtarë me peshë janë shprehur se Zana e shqiptarëve e ka origjinën te llirët ose lliro-Trakët, po me ndonjë ndikim anësor grek e romak. Po kështu, duhet të vemë në dukje se kulti i hyjnisë-ujk ishte shumë i përhapur te llirët, po ashtu dhe te Trakët. Në lidhje të ngushtë me këto besime kanë ekzistuar te këta popuj të lashtësisë disa toponime e disa etnonime. Kështu, tek llirët: Faunus-Daunus (fis ilir), Likaon-Lukanius (fis ilir në Apulie të Italisë). Candaviensis (fis ilir) -Montagnes des Çandhaon, Candhaon, sipas.linguistëve, do të thotë mbytës i qenve, pra hyjni – ujk. Marsilatin dhe Robigos i llirëve kanë pasur të njëjtin funksion hyjni-ujk (në origjinën e lashtë më të hershme): Ulcinium(Ulcinion në shqip do të thotë ulk pra ujk, që vjen në lidhje me kultin totemik të hyjnisë – ujk. (V. Borgeaud, pp. 115-126) Edhe kulti iniciatik i ujkut ka qenë shumë i njohur te Trakët: Daci-Daoi Pra, vetë Dakët luftëtarë merrnin forcë të mbinatyrshme me atribute shenjtërie të ujkut, ashtu si e ka sqaruar këtë dukuri dijetari M. Eliade (M. Eliade, uDeZalmoxis…”,… f. 13-17). Nukështë eguximshmetë mendojmëse kulti i stërgjyshëve, që na paraqitet në lidhje me ujqërit dhe besimet në lidhje me Bariun e Shenjtë e që nganjëherë na del Shën Martini a Shën Gjergji, ndër Shqiptarë, ashtu si dhe ndër Serbë e ndër Rumunë, ndër Bullgarë, s’është gjë tjetër veçse mbijetojë nga shtresime të lashtësisë ballkanike.

Gustav Meyer (Majer): “Fjalori etimologjik” shkruan se emri i hyjneshës ilire Thana, që dëshmohet në katër mbishkrime kushtimi në Topusko (Bosnje), mund të jetë emri i lashtë i hyjneshës Zana të Shqiptarëve. Duke shqyrtuar zanafillën e lashtë të Zanës shqiptare, Norbert Jokli mendon se kjo me shumë mundësi rrjedh nga emri za (zani, zëri) ose më mirë nga.një kontaminim i kësaj fjale me emrin Diana të Romakëve, si brendi thelbësore: një hyjneshe të llirëve. Këtë mendim e ka mbështëtur dhe Eqerem Çabej, që kësaj figure i ka kushtuar në vështrim gjuhësor një shqyrtim të veçantë. Edhe dijetari Konstantin Jireçek e ka mbështetur prejardhjen ilire të Zanës shqipare, pavarësisht nga dëshmitë e pakta që kish në dispozicion në atë kohë.

Për periudhën e lashtë, në trojet e banuara prej llirëve, nga Panonia e deri në Ambraki, në këto kohët e vona kanë dalë në dritë dëshmi të konsiderueshme, që hedhin sadopak dritë të re në njohjen e hyjnive të natyrës së virgjër, hyjnive të pyjeve, të maleve e të burimeve, të kafshëve të egra, të hyjnive gjahtare e luftëtare. Disa i kemi dhe me emra vendës, si; Bindus, Thana, Vidasus, Ika, Latra; të tjera mendohet se janë hyjni vendëse, po me interpretim romak ose grek: Artemida, Diana, Pani, Silvano etj. Në disa vende, në stacionet e rrugës antike q’ë kalonte nga Veriu i llirëve e deri ne Ambraki, ndeshim në disa dëshmi tempujsh, altarësh, kushtuar hyjneshës Diana. Në lindje të Elbasanit, në vendin krejt malor të fisit të Kandavëve: dëshmohet tempulli “Diana Candaviensis”, pra Diana e Kandavëve që do të thotë hyjneshë e Kandavëve, pavarësisht nga emri i saj. Kjo tregon se kemi të bëjmë nie një hyjni epikore vendëse.

Një faltore tjetër kushtuar kësaj hyjneshe e gjejmë pranë Splitit në Dalmaci; një gur kushtuar kësaj hyjneshe në një altar, e vërejmë pranë Podgoricës e një të tillë në Durrës. Kushtesën Dianës ia ka bërë një grua maqedonase, çka është një gjë mjaft domethënëse. Një faltore tjetër kushtuar Dianës e gjejmë në Paramithi të Çamërisë, në një stacion të rrugës së përmendur në Tabula Pauntegeriana. Në Dalmaci janë zbuluar shumë përmendore kushtuar Dianës ose hyjnive të tjera të natyrës: kemi emrin dhe fytyrën e hyjnive përkatëse, disa herë të shoqëruara me Dhitë e Egra ose Drenushën, pra si atribut mbrojtës i natyrës: ose kemi qenin, që e tregon Dianën gjahtare. Në disa raste na paraqiten tri Diana bashkë; një më e madhe e dy më të vogla, ashtu si na paraqiten dhe tri Zanat në mitologjinë shqiptare. Ndonjëherë Diana del e shoqëruar nga Silvani ose nga Vidasus. Në disa përmendore paraqiten bashkë Vidasus dhe Thana. Straboni na bën të ditur se pranë lumitTimavus afër Splitit gjendej një pyll i shenjtë kushtuar hyjneshës Artemis. Vëmë në dukje se në qarkun e Splitit janë gjetur shumë përmendore kushtuar Dianës. Është shprehur nga disa dijetarë mendimi se këtu kemi të bëjmë me një hyjni aborigjene por të mbuluar me emrin e Dianës.

Silvani na paraqitet në disa raste me brirë dhie mbi kokë, ashtu si na paraqitet dhe hyjnia bari në gdhendjet e lahutave të malësorëve shqiptarë. Veshja e Dianës në disa reliefe gjetur në Dalmaci është llire e jo Romake. Kështu, mbulesa e kokës së saj dhe fustani, një këmishë e gjatë’ me pala, sipas: F. Nopça, M. Haberlandt; Rr. Zojzi; A. Gjergji etj, është trashëguar në veshjet popullore të malësive shqiptare. Të tëra këto flasin për një hyjni vendëse ilire a iliro-trake, prej nga ka ardhë dhe Zana shqiptare, natyrisht dhe me ndonjë ndikim greko romak. Festa e 15 Gushtit në majë të disa maleve të shenjta të paganizmit, si: Tomorri, Këndrevica, Gjallica, Pashtriku etj, flasin për një ndikim të kultit të Dianës romake.

Me shumë interes është prania e Dianës me emrin Zëna-Zine te Rumunët, pra një evolucion paralel i të njëjtit emër nga lliro-Trakët te Shqiptarët e Rumunët, jo vetëm si emër, po duke ruajtur dhe atributet e përbashkëta të kësaj hyjnie në këta dy popuj. M. Eliade thotë se “Zine është figurë qëndrore e folklorit rumun”. Ai thekson se kjo figurë mitike e Rumunëve është një shembull i qartë vazhdimësie dhe se Diana dako-rumune nuk është gjë tjetër veçse Artemis Bendis e trakëve, dëshmuar nga Herodoti. Eliade shton se megjithëse kjo figure nuk është shqyrtuar akoma, nuk mund të dyshohet aspak se në emrin romak të Dianës, të crios fshihet, e sinkretizuar ose jo, një hyjneshë aborigjene, kulti i së cilës ka mbijetuar ndër Rumunët deri në Kohë të Sotme (M. Eliade, “De Zalmoxis…”,…, f.73). Është me interes të shënohet se si Zana shqiptare, ashtu dhe simotra e saj rumune, merret me caktimin e fatit të jetës e të vdekjes së njerëzve dhe kjo mendojmë se do t’i ketë rrënjët te antikiteti iliro-trak, ashtu siç vërehen dhe konkordanca në elementë të tjerë etnokulturorë me burim të lashtë, si: tatuazhi, vajtimi, elementët paganë në monumentet mbivarrore e me radhë.

Të kujtojmë dhe një tjetër hyjni me emër e me atribute të njëjta ndër llirë e në Trakë. Është fjala për Bindus-in e llirëve (mashkull) dhe Bendis të Trakëve (femër). A nuk është e njëjta gjë, pavarësisht nga ndryshimi i gjinisë? Bendis trak është hyjneshë e gjahtarisë, e natyrës, e luftës dhe e muzikës. Shënojmë këtu se Bendis trak është një hyjneshë me shumë peshë në panteonin trak dhe ka rrezatuar dhe te Grekët. Vetëm në qarkun e Atikës kishte 4 tempuj të kësaj hyjneshe e kjo është shumëdomethënëse(L Beschi,”Bendis”, …,f. 104-106). Bindusillirëve e Bendis i Trakëve janë hyjni të natyrës, të burimeve e nuk mund të mos shohim këtu shfaqje lokale të së njëjtës hyjni aborigjene iliro-trake. Në lidhje me këtë janë dhe malet e shenjta e me altarë paganë në lliri e në Traki si : Tomaros pranë Janinës, Haemus në Rodope, Pangjeo në Peoni e kështu me radhë, të lidhura ngushtë me hyjnitë e maleve që u përmendën e me të tjera.

Edhe Tomorri në Shqipëri është përcaktuar prej dijetarëve si mal i shenjtë në antikitet e sot e kësaj dite është mal kulti e pelegrinazhesh, ashtu siç janë dhe disa male të tjera në trojet shqiptare. Pra, pavarësisht nga mbishtesat, nga sinkretizimet e mëvonshme religjioze, në këto male kemi të bëjmë me rite, pelegrinazhe e flijime të origjinës së lashtë pagane, gjithnjë si kulte të natyrës e të hyjnive përkatëse të saj, dhe me kultin e diellit. Këto kulte e rite të lashta kanë mundur të qëndrojnë në krahina malore, deri tash vonë disi të veçuara nga jeta e komunikimi urban, me doke, zakone e jetë ekzotike.

 

  1. “MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARE”  KREU I PESTË . QENIE MITIKE.  DEMONË.Tiranë,2004
Shperndaje ne
Updated: 24 Prill, 2017 — 00:00

The Author

Mark Trota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.