Shoqëria-ura që i lidh individët

NDIVIDI DhE JETA
(shoqëria-ura që i lidh individët)

Jeta është një arenë përballjesh apo luftë e përditshme e llojit të vet mes: ngecjes dhe zhvillimit, mes rrënies dhe ngritjes, mes zhbërrjes dhe ekzistimit, mes denigrimit dhe afirmimit, mes poshtërimit dhe lavdërimit, mes heqjes dorë dhe këmbënguljes, mes përkuljes dhe qëndresës, mes thyerjes dhe kalitjes,..! Individi, në vete, ka energji pozitive-të bardhë në përballje të përditshme me energjinë negative-te zezë, e cila ka zjarrin përbrenda vetes dhe i cili shkakton luftën për vdekje a jetë? Individi, për ta sfiduar jetën, është i lidhur me shoqërinë dhe rrethanat që e shoqërojnë atë në kohën kur jeton, vepron, jep dhe merr dhe këto të fundit herë janë në dobi të individit e herë mbajnë anën e luftës. Individit do t’i duhet mençuri, gjakëftohtësi dhe menaxhim me shkathtësi për t’i kthyer rrethanat në anën e tij. Pastaj kërkohet që, zjarrin e jetës ta vë në shërbim të ekzistencës së tij dhe mos ta lejojë që zjarri ta përbijë sepse, zjarri që ngroh i njëjti dhe djeg!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 24 Prill, 2017 — 10:42

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. URAT

    Urat bashkojnë brigjet
    Malet qytetët fshatrat

    Urat bashkojn Zemrat
    Dashuritë miqësitë
    mes popujve

    Urat bashkojn botën
    e Atdheun .

    Nga Halil Preniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.