Qiro Truhelka- albanologu kroat

Interesimi i Qiro Truhelkës për albanologji nuk ishte i kufizuar vetëm një fushën e folklorit, përkatësisht mbledhjes dhe botimit të tij, por ai u interesua në mënyrë të veçantë për gjuhën, të drejtën zakonore (kanunet shqiptare, përshkrime të disa normave nga këto kanune ruhen në dorëshkrim që janë para atyre të Sh. Gjeçovit), besimet, doket, ritet e ndryshme, thënë ndryshe, ai tregoi interesim për jetën, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, e shqiptarëve, sepse ai te këto elemente vërente momente të lashtësisë së një vazhdimësie të pandërprerë shpirtërore dhe kulturore te popujt që jetuan dhe jetojnë në Gadishullin Ballkanik.
 
Truhelka është ndër të parët, duke shfrytëzuar rezultatet e gjetjeve arkeologjike që si edhe disa arkeologë e filologë të tjerët evropian  mbrojti me këmbëngulje teorinë e prejardhjes ilire të shqiptarëve. Ndërsa për vazhdimësinë etnike dhe kulturore iliro-shqiptare ai ishte i bindur se shumë forma të kulturës materiale dhe shpirtërore dhe ato të besimeve të banorëve të sotëm të Gadishullit Ballkanik, sidomos të pjesës perëndimore të tij, ku në rend të parë janë shqiptarët, tërheqin rrënjët e tyre nga thellësitë e parahistorisë duke qenë popuj autoktonë – vendorë.
 
Janë të shumta punimet shkencore të botuara nga ana e Qiro Truhelkës, ku ai është marrë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me historinë e Ilirëve dhe shqiptarëve. Në veprën e tij me titull “Kujtimet e një pionieri” (Uspomene jednog pionira, Zagreb, 1942), në f. 90-91, shprehimisht shkruan për motivet dhe qëllimet që e shtynë të merret me studimin e historisë së lashtë shqiptare, me traditën, gjuhën dhe folklorin shqiptar: “Që në fi llimet e punës sime vërejta mungesën e madhe të studimeve me të cilat në atë kohë merrej shkenca, se mbi të gjitha për studimin e çështjes ballkanike nuk u gjet askush që më për së afërmi të studionte gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare, relikte këto të vetme të banuesve të hershëm ilirë, të pjesës Perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Duke qenë i vetëdijshëm se pa këtë njohuri fi llestare nuk mund të arrihen rezultate të pakontestuara për lashtësinë e Bosnjës, as të ndriçohet drejt problemi ilir, i cili në vazhdimësinë e gërmimeve arkeologjike në Glasinac, gjithnjë e më shumë imponohej si domosdoshmëri, vendosa të mësoj gjuhën shqipe, në çfarëdo mënyre.
 
Një kontribut të veçantë Truhelka dha edhe në fushën e letërsisë gojore, ku pos që mblodhi, sistemoi e përgatiti për botim disa prej këngëve shqipe, (një numër jashtëzakonisht të madh të tyre, në më shumë se një mijë faqe dorëshkrim i la të pabotuara), ai tregoi se njihte në thellësi problematikën e letërsisë gojore shqiptare, duke bërë komente, shkrime e studime të veçanta nga kjo fushë. Është interesant fakti se Truhelka nxjerr si përfundim në studimet e tij origjinën indoeuropiane të përrallave dhe këngëve shqiptare, në bazë të materialit që kishte mbledhur dhe studiuar.
Ai ishte i entuziazmuar me letërsinë gojore shqiptare, duke shprehur një admirim të veçantë për të. Në mënyrë të posaçme e kanë tërhequr këngët epike për të cilat mendon se ato më së miri pasqyrojnë shpirtin dhe tiparet karakteristike të shqiptarëve, pra ai përmes kësaj letërsie gojore ka dashur të ndërtojë vazhdimësinë shpirtërore të popujve që jetuan në Gadishullin Ballkanik që nga lashtësia e deri me sot. Si mbledhës dhe botues të letërsisë gojore dhe përrallave shqiptare, ai zë një vend me rëndësi jo vetëm tek albanologët kroatë, por edhe ata botërorë, sepse është ndër të parët që provoi të shpjegojë rrënjët e saj të thella dhe rëndësinë e saj brenda kornizave indoeurpoiane të letërsisë gojore.
 
Qiro Truhelka ka lindur në Osjek më 2 shkurt të vitit 1865 në një familje me traditë intelektuale. Në Osjek ai mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet për arkeologji dhe histori të artit i vazhdoi në Zagreb. Në vitin 1886 emërohet kustos i Muzeut të Sarajevës në Sarajevë. Ndërsa në vitin 1888 themelon “Zemaljski muzej u Bosni i Hercegovini” ku ai emërohet drejtues i tij. Në fillim të punës së tij si arkeolog bën kërkime në kompleksin e Debeli Brdos jo larg Sarajevës. Gjatë kërkimeve arkeologjike në vitet 1888- 1897 përgjatë gjithë Bosnjës dhe Hercegovinës ka zbuluar lokalitete të shumta arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme për atë pjesë të Ballkanit. Ndërsa kërkimet më të rëndësishme arkeologjike nën drejtimin e Truhelkës janë bërë në Donjo Dubini jo larg Savës, afër Bosansko Gradishës.
Sipas dardania.de,e përgatiti

Fahri Xharra, Gjakovë

 
Shperndaje ne
Updated: 27 Prill, 2017 — 01:20

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Te lumte zotri Fahri Xharra.Une kamnje kerkese nga JU,ku ti gjeje doreshkrimet e zotri Albert Vatajt,i cili thote se i ka dorezuar ne Biblioteken Kombetre Univerzitare ne Prishtine dhe ne Institutin Albanoologjik ne Tirane.Ne te dyketo qendra deri tani nuk kam pergjigje pozitive.Doktor Qiro Truhelkes i ka ndihmua dhe ka pasur musafir dy jave stergjyshi im RAshit Bexhet Gjoka nga Tetova.Nese ke mundesi te mendihmosh do te te jem shume falenderues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.