PËRDORIMI I PLISIT GJATË MIJËVJEÇARËVE  DHE INTERPRETIMET TONA   

Autor: Brahim (Ibish) Avdyli

Mjaftë historianë të Evropës si kontinent dhe të botës së gjërë i thurin vetë mendimet e ndryshme, të cilat i quajnë punë shkencore”. Ato i vendosin në universitetet e mëdha të ligjërohen si mësime shkencore, pa e vënë në esencë të studimeve të tyre bazën e kahmotshme të teorive e jo të hipotezave. Ato janë vënë nga persona të caktuar gjatë shekujve e mileniumeve, jo drejtë dhe jo saktë. Kur e themi kështu, në radhë të parë e kemi në vështrim mendimin diakronik. Kur një hipotezë përsëritet qindra herë vërtetë tingëllon si “e besueshme”, në të ashtuquajturën “shkencë”

Këto “mendime” të atyre që merren me shkencën e antikitetit, mendojmë se e anashkalojnë historinë e hershme e antike të Evropës dhe të botës, dhe e lidhin gabimisht me origjinën afrikane të njerëzimit. Antikiteti është një  zbrazëtirë prej gjërave të pavërtetuara. Nuk duan t`a dijnë cili komb e ka kafkën më të madhe. Kjo është e ditur. Nuk e shofin shpërguljen prej nesh kudo nëpër Evropë e nëpër botë. Aq më tepër u duket kjo gjë një gjë absurde dhe e marrin Afrikën si qendër të origjinës së botës njerëzore, ani pse atje u mungojnë pikë së pari të dhënat e saj atropoligjike dhe arkeologjike, aq më pak në Afrikën Qendrore, sepse Afrikën Veriore dhe Egjyptin e kanë banuar shtresat kulturore nga ilirët/yllirët apo të themi pellazgo-ilirët. 

Perënditë e para ILIR-Yllir, pra në Mesopotamia, mbi tetë metra të larta, duke perënduar DIELLI;

Etnikumi ilir/yllir/ilirianë (d.m.th “janë prej yllit) kanë qenë të parët në Evropë dhe Azinë e Vogël, prej Babilonisë e nëpër Afrikën Veriore; prej Azisë së Vogël e në tërë Evropën dhe Botën. Por, më keqja është fakti shkencor, që “iliret shihen kryesisht si një popull në margjinat e civilizimit greko-romak”– siç do të thotë tekstualisht studimi i teorisë ilire, nga shkencëtari Agron Jaha 1, e cila është shumë e saktë dhe e vërtetë, kundrejt asaj “shkence” që nuk është aspak një studim i saktë dhe i drejtë, por më tëpër pseudoshkencë, si sa i përket historisë antike dhe filozofisë së historiagrafisë antike, poashtu të vërtetës gjuhësore e shkencore.

Skema e Luigi Luca Cavalli-Sforza në gjuhën rumune dhe ndarjet e mesme të gjuhëve, nga të cilat gjuha greke futet në vitin 1600 p.e.s.;

Luigi Luca Cavalli-Sforza,2 u jep atyre një fakt të pamohuar, sepse e nxjerrë gjuhën shqipe 3500 vite përpara lindjes së të ashtuquajturës gjuhë greke”, e cila lindë me të folurën Mikeniane 3, 1600 p.e.s. por me leksikun e gjuhës shqipe dhe kaligrafinë fenikase, e cila fillon më vonë si “gjuhë fenikase” mbi kulturën iliro-shqipe. 

Ky fakt dhe kjo gjë me mjaft rëndësi të historisë antike nuk arrinë të zë-vendësojë kualifikimet e qëllimta “greko-romake”, të cilat i bëjnë përpjekjet e tyre mija vite të marrin këto gjëra nga duart tona, ku p.sh. njëra arrinë ta përvetësojë plisin e bardhë, e tjetra shqiponjën me një kokë, të cilat janë shenja të vetë origjinës së kombit të madh botëror të ilirëve, jo nipave të Kadmit, me gjenealogjinë familjare, sepse kjo nuk vlenë, dhe nuk ia arrin as sot të ndryshojë plotësisht mendimin e shkencëtarëve, përdisa brez pas brezi është lënë nga ata që kanë më shumë të holla për të botuar, ndërsa ne nuk e kemi mundësinë të dominojmë skenën botërore të mendimit shkencor. 

Aktualisht, na mungojnë edhe disa fakte të tjera. Me kohën, do të dalin mjaft vepra të reja sa më shkencore, të cilat do ta dërgojnë historinë antike dhe filozofinë historike në drejtimin tonë. Njëra nga ato është nevoja e njeriut të hershën që u drejtohet vetë perëndive.

Luani dhe shqiponja në të dy anët; në mes, Zotrat në pranë malit Nemrut-Turqia lindore në kufi me Armeninë, me plisa të bardhë;

Në këtë nevojë lidhja e treshes vjen si e pashmangshme: Njeriu-Shkrimi-Zoti. Prezenca e hershme në kulturën njerëzore i vë në pikëpyetje teoritë e deritanishme për shkaqet e lindjes se shkrimit. Pak fjalë gjenden nëpër thirrjet e perëndive, nëpër lutjet e nderimet e kultit, nëpër ritualet fetare apo funerale. Në literaturë njihet si shkrimi sakral dhe ka të bëjë me shkrimin e lashtë të Gadishullit Ilirik (Ballkanit).4 

Të tilla janë të gjitha veprat që e përfshijnë në një formë tjetër të studimit dhe të shqyrtimit, kush më pak e kush më tepër, kush më drejtë e kush më shumë lakonike apo me të metat e tyre, të cilët as “greqinë” nuk e shohin si “gjenezë”, por vetëm gjuhën e kulturen shqipe e ilire, dhe ata e përfshijnë një teori tjetër gjuhësore dhe shkencore, si p.sh. prej Arif Matit, Eqrem Çabej e Shaban Demiraj; te Dhimitër Pilika, Niko Stylo, Elena Kocaqi, Nermin Vlora Falaski, etj. e deri te më i riu, Nelson R. Çabej. 

Për të mbrojtur drejtësinë e Zotit në shenjë të njerëzimit, të bie të ecësh nëpër një furtunë të rrebtë përball teje. Përballë teje me furtunë të rebtë të qëndron shumica e njërëzimit, plotësisht e verbuar. Kjo shumicë njerëzish shkonë në drejtim të kundërt tuajin, pra diametralisht. Kundër tyre e merr një drejtim me disa shkencëtar, që numërohen me gishta. Në radhë të parë të kujtohet era e fortë dhe të bëhet e qartë sa e vështirë do të jetë kjo punë. Pak nga pak ndihmohesh nga e drejta që qëndon në anën tuaj dhe miqtë e tu, ose shembujt prej miqve të tu.

Kopertina e mbramë e librit të Prof. Dr. Rexhep Doçit, Prishtinë 2016;

Njërin po e marr në fillim, e ky është Prof. Dr. Rexhep Doçi dhe veprën e tij, Pellasdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjyshër të shqiptarëve”.5 Prej këtij libri i shikojmë disa onime, patronime, antroponime, toponime, etnonime, emërtime, etj. prej Adamit e deri te më të rejat, duke i larguar ato sllave, sepse janë futur në të folmen e tyre shumë vonë nëpër histori, madje me mileniume e shekuj më vonë, do të thotë në epokën tonë, pas shekullit të 9-të, kur vëllezërit hebrej, Qirili dhe Metodi, dy murgjër të Greqisë së sotme, e hartuan gjuhën e tyre sllave për liturgjinë fetare dhe e përkthyen Biblën6. Sllavët dhe më të rinjtë serbët kanë rrjedhur më vonë, me gjysmën e njerëzve të kooptuar. Platforma sllave e ka zanafillën e vet rreth shekullit të XVI, kur Mihail Artioti, me origjinën e tij shqiptare, i ka përkthyer veprat kryesore të perandorisë Bizantine.7 Ndërsa, që prej vitit 1000 të e. s. është reviduar për të tretën herë gjuha e sotme greke.8 

Prej viteve më të hershme, prej viteve 12`000-7000-800 apo më reja, 500 para Krishtit (lindja e Krishtit fillon nga 000), kur dihet se dolën në qarkullim nga tirani i Athinës, Psistrati, dhe djalit të tij Hiparku, veprat e Homerit9, ka ekzistuar etnia ilire/yllire. Ne, po i themi shkurt: Pellastët (Pellazgët) ose Pellgasët; Ilirët/Yllirët e parë e deri te Ilirët e mëvonshëm të gadishullit Ilirik; Etruskët dhe Venetët; të cilët, i mbulon Hellada, e cila njihet nga Hellada Qëndrore. Greqia duket shumë e madhe sot. Ne dhe bota i quajmë “Greqi.10 

Grekët janë të parët që bëjnë çmos që të shlyejnë paraardhësit e tyre, romakët janë të dytët. Edhe nga vendi i mëvonshën Ilyria e lëvizën zanorën “Y” prej fillimit të emrit në vendin e dytë, që të mos kuptohet Ylli. Pas tyre vie e tërë e ashtuquajtuara “bota shkencore”, nga bota dhe shqiptarët. 

Por, ne po e fillojmë me faktin e dytë nga vepra e Prof. Dr. Rexhep Doçit. Studiusi Orhan Rexhepi, nga Presheva, e barazon fjalë Hera, perëndesha pellazge ose pellgase, si gruaja e të madhit Zot, Zeusit, me fjalën shqipe erë-a, siç e citon Prof. Dr. Rexhep Doçi, në veprën e tij,11 dhe ate e merr me plis të bardhë nga vepra e Orhan Rexhepit, “Gjenalogjia dardane-Noe, Noah, Nuhu deri te shqiptarët”, faqe 48,12 të vedosur në kopertinë, rendi i fundit, e para nga e majta; në mes, rreshti i dytë, luftëtari i kohës së lashtë me tirqi, e në krahun e majtë të tij Homeri, me plis të bardhë

Po të merremi me Zotat, do ti shohim se si janë gjetur ata në lashtësinë e hershme, pranë malit Nemrut dhe varrit të Mbretit Antiochus, Turqia lindore dhe në kufi të Armenisë, rresht pas rrjeshti, me luanin e shqiponjën, në të dy anët; Zoti i madh apo Zeusi, në mes; në krahun e majtë Hera, në krahun e djathë Apolloni, pastaj Herakli, e etj. të cilët janë me plisa të bardhë labe. 

Siç thotë Agron Jaha, duke u nisur nga aspektet semiotike dhe akustike se si ka ardhur te emri “Zeus”: “zëri” dhe “zhurma”, është prejardhja e këtij emri, në të cilën thuhet më së miri tekstualisht: zë+ush, ndërsa shkurtesa apo apokopja nga ushtimi, i përgjigjet emrit ZEUS.13 

Nelson R. Çabej e vendos Deivën si përëndi sovrane të ilirëve, e Zeusin ua lë grekëve, sikurse Jupiterin që ua lë romakëve.14 

Në fakt grekët i muarën dea e deu nga pellazgët nga fjala shqipe de>dhé, që dëshmohet me mendimin e paluhatshëm të Spiro Kondos dhe i shtuan kësaj fjale de (de-u) mbaresën latine që e bënë latinët prej gjuhës shqipe të ilirëve –us, e cila përfundon De-us, nga e cila doli Deus>Zeus, që mbijeton te shqiptarët me ZOT, por ka prejardhje nga fjalët shqipe , , zeu, zâni, zëri. Grekët e kanë ndyshuar nga deathea, kurse deutheos, me anën e kthimit të tingullit dth, sipas det=thetis.15 

Një racë shumë e madhe pellazgjike të lashtësisë janë shqiptaro-arbërit e sotëm dhe këto janë sipas studiusit austriak Johan Georg von Hahn vetëm pellazgët e rinj , të cilët i kanë gjurmët e tyre, e të cilat shfaqen kryesisht në gjuhë, arkeologji, mite e simbole fetare. 

Emërtimi “shqiptar” e shpreh simbolin shumë të lashtë mitik- Shqiponjën dhe është aq i lashtë sa edhe emërtimi pellazg apo ilir, dhe jo siç thuhet që nga shekulli i 15, siç e kualifikojnë disa studius të cilët nuk kanë njohuri në besimin dhe mitologjinë e lashtë, 16 as nuk i njohin gjërat e gjuhës shqipe, e cila ka prejardhjen e lashtë prej gjenezës së gjuhëve të botës, kur ishte mëma e të gjitha gjuhëve (shikoni ilustrimin e Luigi Luca Cavalli-Sforza) dhe as të dhënat historike të Prof. Muharrem Abazajt, e cila na del në dritë pas vitit 1308 të e.s., në krahinën e Beratit.17 

Ta marrin një ilustrim të lashtë dhe ajo i ka të gjitha qendrat e lashta pellazge, prej Babilonisë e deri në Troja Nova, nëpër Tojën e vjetër dhe Alba Longa, që e përmbledhë tërë Evropën e gjërë, me Azinë e Vogël dhe Afrikën Veriore. Dhe, po e marrim Nelson R. Çabej, i cili na thotë se qendra e vërtetë e shpërndrjes së njerëzimit është jo Afrika, por Euro-Azia, në drejtimet jug e veri, lindje e perëndim, sipas hipotezës së Gimbutas18, por Arif Mati na e jep shumë më mirë se kjo hipotezë konsideratën e tij, se Gadishullin Ilirik, pra Ballkani është vendi i shpërndarjes së njerëzimit. 

Në fakt, nuk po merremi me këto hipoteza e konsiderata apo teori, por po merremi vetëm me përdorimin e PLISIT dhe disa interpretime të vjetra të këtij emërtimi. Po i ndajmë nga njëra anë në besimin e parë të njerëzimit në shenjtërinë e Zotave, dhe nga ana tjetër, me formulimin të këtij emërtimi. 

Me qeleshe, simbolet pellazge, figuren apo krahët e shqiponjës, nuk janë veshur vetëm mbretërit e lashtë por edhe profetët e hyjnizuar si zëvendës të perëndisë të Azisë së Vogël e të Afërm dhe plisi ishte shumë i rëndësishëm e besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin, pra Zotin e Madh. Faktet e sjellja tregojnë mirëfilli përkatësinë fisnore dhe besmin, apo kombin, sepse kombi është shumë i lashtë dhe i ruan gjuhën dhe zakonet. 19 

Mbulesa e kokës, në gjuhën shqipe quhet PLIS apo QELESHE dhe është një pjesë e denjë sipas taditës së kombit shqiptar, ndër mijëvjeçarë. 

“Kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi (Kosovë, Dibër, Shqipëri e Mesme, Myzeqe; Labëri) e dallon shqiptarin nëpër të gjithë Ballkanin (Gadishullin Ilirik). Ngjyra rrjedhë nga leshtë bardhë të dhenëve, me të cilat popullsia baritore i end vetë teshat e tij”.20 

E bardha është ngjyra kombëtare e veshjes popullore shqiptare, e cila shpërdahet nga të gjitha rrobet e veshjes dhe kombinohet edhe me ngjyrat e tjera, p.sh. kuq e zi, ndërsa mbulesa e kokës mbetet e bardhë

Familja e kafshëve shtëpiake, dashi, delja e dhia, krahas kaut, si kafshë të shenjtë shtëpiake, janë si simbolet më të rëndësishmet në të gjitha mitet e besimit pellazg. Qeleshja, Qylafi, Plisi ia shprehte popullit të zakonshëm të tij kush ishte ai, të drejtën hyjnore të mbretit dhe atij që e mbanëte këtë kurorë të veçantë, deri te Faraoni, që të ketë popullata një mëkëmbës në këtë botë dhe të mbajë regullimin kozmik me nënshtetazit e tij.21 

Ndarjen prej Zotit të Madh dhe krijimin e botës njërëzore e simbolizon ky plis, forma e tij, prej gjysmë veze. Plisi është gjysma e vezës hyjnore

Fjala PLIS sipas gjuhës shqipe emërton edhe një copë dheu kur shkëputet nga toka dhe hapet brazda e arës për të mbjellë tokën me bime të reja, e cila shënoi edhe lindjen e agrokulturës në tokat tona, afër 8000-7000 vjetësh, dhe kjo ka qenë koha kur edhe dheu ka qenë i hyjnizuar, sepse në te është zbritur njeriu prej Zotit të Madh për të jetuar. 22 

Uliksi sipas Gjergj Anastasit, në faqen e tij në Facebook;

Qylafin, Qeleshen dhe Plisin, që në përkthimet greke do të thoshte “pilos” dhe në gjuhën latine “pileus”, në të vërtetë e mbanin të varfërit, por edhe skllevërit, që në mijëvjeçarin e II p.e.s., prej Panonie e deri në Korint, dhe në anën e poshtme deri në Romë, i cili ishte de fakto një element etnik.23 

Ai ishte edhe një akt civil në Evropë, sepse i lironte nga pozita e skllavit

“Qeleshja arbërore haset dendur në kulturën e Halshtatit, mbi portrete të ndyshme të bijve të Ledës pellazge, Polydeukut e Kastorit, si edhe të Karonit, Patroklit; Aikasit, Athenasë trojane dhe shumë personazheve në zë të lashtësisë, gjithmonë si karakteristikë pellazge, ilire.24 

Qylafi lab, plisi apo qeleshja pellazgo-ilire është një variant i plisit pellazgo-ilirë frygas apo brygas,25 të cilët kanë banuar në Turqinë e sotme, para se të kalojnë pjesërisht edhe në trojet shqiptare. 

Etruskët janë prej viseve të Trojës sonë (TROYA) dhe pas rrënimit të Trojës përmes nesh kaluan në Italinë e sotme. Forma që quhet “mbulesë koke”, në formë konike apo gjysmë-konike prej gëzofi, shajaku, lëkura apo leshi të bardhë supozohet se ka qenë pjesë e kostumit etrusk, prej të cilëve kaloi te romaket dhe i përgjigjet poltësisht nga forma, ndërtimi e funksionimi plisit të sotëm shqiptar. Kjo ka rëndësi të madhe madje edhe në kohën antike. Vënia e plisit ishte një nga momentet e ceremonisë, përmes së cilës skllavi e fitonte lirinë e tij civile deri në kohën e Justinianit.26  

Njëra nga ato është “Plisi i Justinianit”. Veçanërisht është mbresëlënës kulti i institucionit PLIS. Ai është i paraqituar edhe në Antikën e Vonë, edhe në kohën e Perandorit Iliro-Romak nga Dardania, Pjetër Sabatit, i njohur si Justiniani i Madh, shekulli i VI-shtë pas lindjes së Krishtit. Vënia në kokë e plisit paraqiste në të vërtete një element qenësor të fitimit të lirisë. Ajo quhej “kapela e njeriut të lirë”, sepse kështu e fitonte automatikisht lirinë pasi e mbanëte mbi kokë plisin në ceremonialet e pronarit të tij, zotit të tij, sipas porosisë së lënë apo vendimit me shkrim rreth trashëgimtarëve të tij. 

Lirimi procedohet duke u bazuar në konstitucionet e perandorit apo në kishat e shenjta sipas shenjëtorëve; me anën e shkopit apo sipas shkresave ose kërkesave për lirim nga skllavërimi apo çdo lloji tjetër të deklarimeve.27 

Por, po i kthehem anikës së hershme e mitologjisë, për ta thënë një akt të së vërtetës. Në fakt, emri i perëndeshës ilire Era është keqinterpretuar ose bastarduar nga ana e “hellenëve”, sikurse i emrave të tjerë dhe figurave të mitologjisë. Ndoshta kjo ka ardhur si tentativë për tu distancuar me gjuhë e zakone, por edhe me zotat, nga “hellenët, të cilët janë quajtur kësisojit nga emri i qytetit ilirik Eladës, nga ana e tri fiseve jo autoktone të kësaj toke, e cila quhet sot me emrin “Greqia”, nga të huajt e nga ne- shqiptarët, ndërsa banorët e këtij shteti e quajnë: “Ελληνική Δημοκρατία, Ellinikí Dimokratía, Hellenische Republik”.28 

Të ngritesh kundrejtë erës është njëlloj si të ngritesh kundër ose përballë ERËS/HERËS, perëndeshës ilire, që shkecëtarët e vlerësojnë si “paragreke”. Ne mund ta quajmë si të doni, por pellazgo-ilirët kanë qenë të vetmit banorë të rruzullit tokësor prej fillimit e deri në lindjen e përdhunshme “greke”. Janë 2800-3000 vjet të gënjeshtrave të paskrupulta “greke”, sidomos fenikase, të Kadmit, që mirret si nismëtar i shkrimit të Mikenës apo Kretës, edhe pse shkrimi i tij quhet “shkrim fenikas”, e jo “grek”, sepse i kishte rrënjët shqipe deri në vitin 1000 të e.s., kur u thyen këto kontura përfundimisht në gjuhën e ashtuquajtur “greke”. Kadmi ishte bashkëshort dinak i ilirës Harmonia dhe bëri çmos që të konvertojë përmes shkrimit fenikas nga baza gjuhësore e shqipes, me kaligrafinë tjetër, përkundër kaligrafive evro-perëndimore. Donte ta shkatërrojë tërësisht etninë e madhe pellazgo-yllire apo ilire dhe të quhej “ndryshe”, duke ia plaçkitur të gjitha të mirat kulturore e fetare, sikurse vetë artin, statujat dhe plisin e bardhë. Por, edhe nëse ka qenë i martuar me iliren pellazge Harmoninë, edhe pse i ka quajtur në gjenealogjinë tij familjare Ilir dhe Evropë, nuk ka arësye pse thirret “ilir”, edhe në qoftë se e vë plisin.  

Plisin e bardhë e ka vënë edhe Kryetari i SHBA-vë, Bill Klintoni, si shenjë e Zotit të Madh dhe shqiptarëve, por nuk e ka pasur të njëjtën etni si ne, dhe ne e vëmë kaherë, me mija e mija vite, që prej zanafillës së botës. Ai është i bërë prej leshit të shenjtë të deleve, që edhe ato janë hyjnore, dhe e mbajmë në kokë, në krye, të vetmen pjesë të trupit të ruajtur me rrashtë, ku rri vetë mendja e njeriut në tru, një yndyrë e trashë, të cilën na e ka falur Zoti i Madh dhe nuk ka as shkencë e as medicinë që do ti prodhojë

Për këte jemi në krye të familjes; në krye të farefisit; në krye të fisit; në krye të kombit, deri në mbret e kryembret apo në kryefetarë, në një që di të thotë ate që na e la si porosi Zoti i Madh në jetën e përkoshme; dhe që është zëdhënës i tij, mësues, ai që di (DI dhe DRITË) e thotë, prandaj të quhej ndonjëherë THOT te Egjiptasit, ose Moisiu/Mozes të Izraelitët, etj., të cilët janë iliro-pellazgë, të shkuar te këta popuj, që kanë edhe gjenezat e besimit të njerëzimit. Pa e dhënë kontributin tonë nuk shkruhet historia botërore. 

Moisiu me plis të bardhë; vajza me plis të bardhë e krihë Shqiponje; I pari, Aleksandri i Madh apo Priami;

Poeti dhe dijetari shqiptar, guvernator i Libanit, Pashko Vasha apo Vaso Pashë Shkodrani (1825-1892), pohon se Moses, i cili udhëhoqi drejtë tokës së premtuar një përzierje popujsh ku bënte pjesë edhe fisi Levi midis fiseve të tjera hebreje, ishte edhe ai “i ardhur” , sikurse levitët, prej tokave ilire, se emri i tij, si nip i Ramsesit të II-të, përhapës i krishtërimit, ka qenë tjetër dhe më vonë u quajt “Moisi”, d.m.th. mësues. Muse, shqip musoj dhe mësoj. Kjo do të thotë “unë mësoj dhe jap mësim”. Musois është ai që jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi me vonë shkencën, dhe përkatësinë e tij etnike nuk e dëshmon vetëm emri, por edhe plisi i bardhë që e mbanë në kokë dhe dhjetë urdhëresat e Zotit të Madh i ka të shkruara në gjuhën pellazge-shqipe. Kur kuptimi mitik i një fjale përputhet denjësisht me gjuhën të cilën e ka shkruar ai, origjina e emrit të tij i përket kombit që e flet atë gjuhë, dhe prej këndej, ai është i pjesëtar i kombit pellazgo-ilir dhe i gjuhës sonë shqipe. Kjo e tregon edhe detyrën e tij si profet.29 

Pra, siç pohon studiusi shkencor Agron Jaha, në veprën e tij, fjala PLIS është BASHKIM AKOPIK DHE SHKRIRJE E DYFJALËSHIT PËLLUMBAT+ LIS, duke e ruajtur bashtingëlloren “P”. Bashkimi i dy fjalëve: Pëllumbat e Dodonës dhe Lisat e Zotit në Tomor e japin fjalën emëruese Plis ( Pëllumbat + Lisat = PLIS ).30 Plisat i mbajnë në kokë pellazgo-ilirët, priftërinjtë, priftëreshat, populli që e besoi Kultin e Lisit, i cili ka filluar në malet e larta të Tomorit dhe shenjtërinë e pëllumbave. Prej këtu e dimë edhe pse priftëreshat e kanë mbajtur plisin e bardhë, në Egjipt e Tebë. Trekëndëshi i Bermundës lidhet me këto tri qendra: Dodonë-Ararat-Tebë.  

Fatbardha Demi dhe vepra e saj, “Sellenizmi që sundon botën”, Dudaj, Tiranë 2016;

Nuk po flas më në këtë temë. Këtë e shpreh më së miri libri i studimeve të Fatbardha Demit, “Sellenizmi- Besimi që sundon botën”. 31 Plisi është shenjë që i identifikon të gjithë shqiptarët, prej mijëveçarëve… 

Këtu po e përfundojmë shkrimin tonë në këtë temë të veçantë dhe ne do ta vazhdojmë me shkrime të tjera. 

Shperndaje ne
Updated: 28 Prill, 2017 — 00:46

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

1 Comment

Add a Comment
  1. IDENTITETI

    Nga Homeri Pellazgjik
    Historia e letërsisë botërore
    Filozofët e famshëm Antik
    Sokrati-Platoni-Aristoteli
    Me moral të fortë hyjnor
    Perendorët Pellazg
    Në luftë me popujt barbarë
    U krijuan religjionët
    Të imponuara me dhunë
    Paganja ndër të parat
    Hebreishtja-Kristjanja
    Bizantja-Osmanja
    Vëllëzër ishin dikur
    U katandisën u përqanë
    U vranë e u ndanë
    Përbindsha u bën
    Pellazgët-Dardanët
    Ilirët-Arbërit-Shqiptarët
    Botës i dhanë shumë
    E vetëvetës fare pak!

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.