AROMË ATDhEU KA VEÇ N’ATDhE

AROMA QË ZGjON
(lulja e pranverës sime)

Shikimi yt,
me thellësinë e detit
dhe kthjelltësinë
qiellore
më ngroh
për çdo mëngjes
edhe palcën time
të ngrirë,
trupin t’ngarkuar
nga stresi
e ndjenjat e mia
t’acaruara
i zbut ndjeshëm!
vetëm ajo
buzëqeshja jote
e ëmbël
butësisht më zgjon
herët në të gdhirë
sepse, bukuria e cila
rrezaton thellë
ngrohtësia e saj,
kurrë, s’të pengon
edhe pse zemrën,
aty, brenda
t’kallur,a t’fikur!?
e bën thelë thelë!
por shpirtin e lënduar
e t’strukur n’zgafellë
prej vuajtjesh,
që të sfilitin
maramendthi,
ajo ndjeshëm
bile etshëm
e shëron!
aromë atdheu
ka veç n’atdhe,
s’ka peshore
që e peshon!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 6 Maj, 2017 — 16:33

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. MALLI PER ATDHEUN

    Më ka marrë malli për Kosovën
    Martire të ndezur në flakë
    Për tokën time të dashurin Atdhe
    Trupin larg mendjën gjithmonë atje

    Unë mërgimtari larg nga ti
    E vetëm rritët dashuria për ty
    Unë vuaj për ty o i dashuri Atdhe
    S’shpejt do të vi prap atje

    Ika në dhe të huaj nga vuajtjet
    Mërgimi ah mërgimi s’mëpëlqeu aspak
    Mjerimi më solli kaq larg
    Në Gjermanin e bukur për mua aspak

    Për mua e bukur është Kosova
    Atdheu i dashur i Arbrisë
    Ku nënat lindin Shqiponja
    Kosova e kuqe zemra e Dardanisë

    Malli për ty e dashur
    Shpirtin ma ka ligësuar
    Endrra e shqetësime
    Më bëjnë më të mallëngjyer

    Mendoj si e kam lënë Atdheun
    Në kushte lufte e të robëruar
    E ne e braktisim atë në pa mbarim
    Historia do të na dënojë sa trishtim

    Rrugën e lirisë e kemi nisur
    Por jo ende s’e kemi mbaruar
    Në ditët që do të vinë
    Përpara përpara duhët marshuar

    Ju lutëm o njerzit e mi
    Ruane gjakun mos e prishni
    Kujtoni dëshmorët që ranë
    Se gjaku i tyre kot nuk shkon .

    Gjermani

    Guxhagen 29 .05 .1993
    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.