Kastriot Myftaraj truse bythen e mos shpif kundër Kadaresë !

“Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, ka bërë një letër të hapur për popullin shqiptar, ku bën thirrje për pjesmarrje masive në zgjedhjet e 18 Qershorit dhe e konsideron vendimin e Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet, si të qëllimshëm për të penguar demokracinë në Shqipëri. Thirrja është një delegjitimim i qëndrimeve të Partisë Demokratike dhe një paralajmërim për izolimin e kësaj partie, nga keqpërdorimi i marrëdhënieve me Europën. Prej pranverës së vitit 1992, kur diplomati amerikan Rajerson, u bëri thirrje të hapur shqiptarëve, të mos votonin ish- Partinë e Punës së Shqipërisë, kjo është thirrja e dytë në këto 25 vite pluralizëm, kur institucioni më i rëndësishëm i Bashkimit Europian për Shqipërinë, bën thirrje, fatkeqësisht, të izolohet një parti, që është partia që lindi në emër të idealeve europiane të shqiptarëve.”
 
Kastriot Myftaraj mos çpif kundër Kadaresë !
 
Me sharjen e Zonjës Vlahutin   e tregove veten që je një antishqiptar i përbetuar. Antishqiptaria matet edhe me matësin e dëshirës per europianizim të Shqipërisë. Rrugën  tënde antishqiptare t`a tregoi  shumë mirë edhe zoti Hahn e edhe Zoti Kadare .Të kotë e ke ! Populli është ngopur nga shpifjet tua për çdo njërin që është gjallë.  Je i pa dëshirueshëm në skenën e mashtrimeve dhe antishqiptarizmit tënd. Boll mo !
 
Kadare e bëri gjestin më njerëzor e më civilizues duke i kërkuar falje Zonjës Vlahutin. Kadareja e di kur flet .
 
Të humburit nën maskën e antikomunizmit , të përgatiturin pas Letrës se Katovices nuk janë shpresa e Shqipërisë . Edhe ti je një nga ata që çirresh e përmjerrësh si anti , anti, anti … e në të vërtetë je një « hiç i hiçit që rrotullohesh me qëllime të hiçit dhe me urdhër të donkishotëve të Ballkanit .
 
Diku i “fshehur” Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon sançopançuave të Shqipërisë këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e planave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhesh kalorës nëse nuk dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se sikur mos të përmbaheni prej frikës mund të nisim lëvizjen e punëve se frymët e vendësve nuk janë kurrë të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur”(nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Shqipëria është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Shqipërisë.”
 
”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e planave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. (nga Don Kishoti i Cervantesit f.96).»
 
Fatkeqësisht era fatbardhë nuk do kthehet kurrë në favorin tuaj , dhe çdo lojë e juaj është e dështuar . Lere Kadarenë në rolin e tij të të madhit të kombit”
 
Shiko , mos po gjen ndonjë gjë edhe për mua në dosjet e sigurimit shqiptar, se mos isha edhe unë i KGB-s .
Trus bythën , pranoje gabimin ,kërko falje dhe mos sulmo va e pa va , se të doli boja !
 
Përshëndetje nga Gjakova

Fahri Xharra,12.05 17

Shperndaje ne
Updated: 12 Maj, 2017 — 16:55

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.