EDHE DIÇKA PËR POETËT

EDHE DIÇKA PËR POETËT

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Që moti dihet dhe është e vërtetë se poeti nuk krijohet në shkollë, nga këshillat e mençura, por as nga formantet e gatshme më se të nevojshme, nga modele të caktuara etj. etj. Poeti kultivohet dhe bëhet i madh përmes formësimit të borxhit dhe obligimit të vet, që i ka atdheut, vendit, popullit e kombit të tij, përmes gjithë asaj që si proces i transformimit shpirtëror në aspektin historik merr trajtën e vet.

Poeti duhet të shohë, të sodisë, të kundrojë, të shënojë, të emërtojë, të shprehë. Pa shpirt, pa zjarr, pa aromë të truallit amtar dhe pa atdhedashuri ai nuk ekziston. Poeti duhet të kërkojë dhe të gjejë. Aftësia e poetëve të mëdhenj është gjetja… Poeti, gjithashtu me manirin e njohësit të mirë të jetës, me gjuhë poetike të pastër e sintetike (nganjëherë edhe bizare), me ndjenja ndaj realitetit, me vetëdije se bota e marrëdhënieve shpirtërore e shoqërore është e hapur për hulumtime e kërkime, duke zbuluar njëkohësisht edhe përshtypjet nga bota e vet ndjenjore senzacione të shumta e përfundime me vlerë, krijon poezi, që do të lënë gjurmë të përjetshme pas vetes.

Me një fjalë, poeti duke i dhënë fjalës e aktit poetik të njohjes së saj edhe dimensione të tjera, si social, patriotik, erotik, pejizazhist etj.etj., po ashtu edhe kuptim kosmik, edhe karakteristika estetike dhe etike që ka bota, si dhe duke bërë transformacione të abstraktes në konkrete, por edhe magji, edhe freski të spontanitetit të vetëlindur, poeti, kështu paraqitet edhe në rolin e një mvetësie njerëzore, të zgjuar e të ndijshme.

Kështu ky poet, është vetë princi dhe mbreti, është njeri i kohës së vet dhe si njeri i vërtetë, me guxim dhe dije fillon pikërisht aty, ku të tjerët kanë mbaruar.

Shperndaje ne
Updated: 15 Maj, 2017 — 18:15

The Author

Prof. Zymer Mehani

2 Comments

Add a Comment
  1. Përshëndetje të sinçerta o miku im i nderuari dhe shumë i respektuari Zymer Mehani.

    POEZIA

    Porosi e fuqishme
    Vuajtje dashuri
    Që prek në palcë
    Edridh shpirtin

    Ebukur si hëna
    E pastër si loti
    Ebukur si hëna
    Rrezaton si Dielli

    Burim i pastër i lumenjëve
    Që freskon dhe shuan etjen

    Forcë e ndërdijës
    Infuzion për të smuerit
    Eshëron shpirtin
    Errallë e veçantë
    Poezia-
    Arti i vertetë

    Poezia është
    Kur hyn
    Dhe del
    Pa therrë në këmbë
    Nga labirintët.

    Eshtë epitaf
    Përcillet
    Es’shuhët kurrë

    Poezia është gjithëçka
    Përpos-
    Hipokrizizë.

    Nga Halil Preniqi

  2. ËËËH,EDHE DIÇKA PËR POETËT;HËËË,DERDHE GJITHÇKA NXËR PROFETËT,KODETËT;DUKE RILINDUR,OU,
    RINGRITUR NGA GJENË GJENERATË GJENIALË;ORE,KRENË KRENEFATË KRENI OR GJENI FALË;OH,DUKE
    SHPREHUR,SHKREHUR,QE RIGUFIN,MË TRIUMFIN,NGA SHPRTI ME ZEMËR,NGA HIRTI LË EMËR;OU,DUKE
    SKALITUR,RANGRITUR,VARGJE ME VARGËZIME,LAGJE ME PRAGËZIME,NEPËR RRAFSHE-SHPATE MALEVRIE,
    AFSHE FATE FALËPRIE,ME RIME O BIME,PËR FILIZA TERË RIPRIZA,KAH ZBERTHEJNË,SHPËRTHEJNË,NGA
    DHEU TOKËS,KREU KOKËS,PROMETHEU OJ NËNËLOKËS,GJENËTOKËS;QE PAS DIMËRIT TË GJATË CRULËBORË
    DHE ACARE;QAS HIMËRIT,TRIMËRIT,ZËRFATË LULËKURORË,QE NGA GJAKU O PRAGU DERDHUR,HEDHUR,ORE
    BËR RIZGJIMI,RIHIMNI,MBITOKË,GJER VRI BOKË;NXER SHKRI TOKË,TË PRIR MOJ LOKË,KURORËZIMI,OU,
    URORËZIMI;PLOT E PËRPLOTË LULEGJAKËT VULEPRAGËT,DUKE U RISHNDRRUAR,PRISHTRUAR,ORE,MU NË
    FUSHËN QE MBUSHËN GJAKOSUR,DRANGOSUR,SI KRYLEGJENDA,HYREGJENDA,MË SHËNJTA,SHTRËNJTA,OUUU,
    NË PARGURIN ORE FALMURIN KUQ E ZI,BUQE KE MBI,QE PRRIRË,SHTRIRË,KRYVEPËR,HYETËR,QE RIVLON
    OU RIZGJON,GJAKUN O PRAGUN E FLIJIMTARIT,KRIJIMTARIT,LUFTËTARIT,ÇGUFE-TRIUMFE,PËR RIKTHIM
    RIZGJIM,RINGRITJE,RILINDJE,TË RIBASHKIMIT,RITRASHËGIMIT,RIATDHESIMIT,RITRASHËGIMIT;SI EDHE
    TË FAMËS,NAMËS,NGA TRAGJEDITË,PRAGJËSHNDRITË,QE TË RIPLOTËSOHEJ,RIPRONËSOHEJ,VLERA,OUUU-OR
    NDERA E KRYLEGJENDËS,HYREGJENDËS,QE GJEGJI DHE SOT,SI JETËMOT TERË ATDHEU,KRYLEGJENDA ORE,
    GJERGJI KASTRIOT SKENDËRBEU,BASHKA,DASHKA;KRY UÇK HYREGJNDARIN OUUUU.ADEM KRALEGJENDARIN,A
    ME URDHËRESË,UDHËSHPRESË,PËR BESË O KRESË,QE TË DRIDHË-HIDHË,OR,VULLKAN,KULLGJAN,NGA KULLA
    RULLA,QE RIZGJON,NDRIQON;SHTATË PALË TOKË,SHTATË PALË QIELLI;SHTATË VALË LOKË,OUUU,SHTATË
    VALË DIELLI;RIGJALLËRIMI,RIBASHKIMI,RITRASHGIMI,RIAMSHIMI;VËLLLAZËRO RIHIRO SHKRIPKA VRRIA
    AAAH,PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIA;OREEE,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.