Nikollë Kopiliqi dhe mashtrimet serbe

Shkruan : Brilant Gashi

Bota kundër shqiptarëve (shkrimi #14)
 
Me ardhjen e dyndjeve sllave në trojet ilire , filloi falsifikimi dhe mashtrimi ndaj historisë shqiptare . Këtu fillon edhe drama e serbëve për të përvetësuar historinë . Mashtrimet serbe nuk janë gjëra të reja , të cilat mund t’i dëgjojmë kohët e fundit . Ato datojnë që nga koha e pushtimit dhe plaçkitjes që i bën sllavët në trojet iliro-shqiptare .
 
Duke parë që ne nuk jemi edhe shumë interes tek historia jonë , qoftë-largëtit bëjnë plane ekspansioniste për t’a përvetësuar historinë tonë ! Na mallkoftë zoti , nëse ne nuk bëjmë asgjë për thesarin tonë më të madh , që mund të kemi si komb .
 
Po afron edhe përvjetori i Betejës së Kosovës dhe mes shqiptarëve dhe serbëve egziston një armiqësi historike , por nëse ne nuk mund t’a ruajmë atë që na ka mbetur , atëherë do të dalim humbës . Në këtë betejë të përgjakshme , një rol të madh ka luajtur edhe Marash Nikollë Kopiliqi . Këtu fillon një perlë e mashtrimit serb . Cila është përgjigja e vërtet ? Nikollë (Millosh) Kopiliqi , shqiptar apo serb ?
 
Sipas historiografisë shqiptare , përmendet se Nikollë Kopiliqi është hero , personalitet historik shqiptar , i cili e kishte origjinën nga fshati Kopiliq i Epërm i Drenicës . Edhe vet mbiemri i tij (Kopiliq) tregon se ky personalitet është shqiptar dhe nuk mund të ketë prova se mund të jetë serb .
 

Përmendorja e Nikollë Kopiliqit .


Ai ishte një prijës i djalërisë së Drenicës ku merrnin pjesë rreth 2.000 drenicakë “burrë për shpi” . Problemi i tij me Brankoviqët tregon se armiqësia serbo-shqiptare në mesjetë ishte për mbizotërimin e Drenicës dhe trojeve të tjera dardane .
 
Në Betejën e Kosovës (1389) ai arriti të futej në shatorin e Sulltanit , dhe e goditi keq me thikë duke i’a shkapërderdhë zorrët nëpër tokë . Sulltani vdiq , dhe Nikollë Kopiliqin e dënuan me vdekje . Me të drejtë mund të thuhet se ky është një legjendë shqiptare dhe duhet të meritoj respektin e çdo shqiptari . Kopiliqi i Epërm , duhet të jetë krenar që ka lindur një hero të madh me gjakë shqiptari .
 
Ndërkohë në “historiografinë” serbe thuhet kështu : Милош Обилић (такође и Милош Кобилић у неким изворима) био је српски витез из средњег века , који се често спомиње и у српској епској поезији . Он је витез који је убио турског султана Мурата I у Косовској бици. (Milos Obiliç (edhe Milos Kobiliç në disa burime) ishte një kalorës serb nga mesjeta , i cili është përmendur shpesh në poezinë epike serbe . Ai është një kalorës i cili vrau sulltanin osman Muratin I në Betejën e Kosovës) .
 
Nga ana tjetër në fshatin Kopiliq i Epërm , ende janë shumë objekte të cilat vërtetojnë se ky hero ishte shqiptar si “Pusi i Milloshit” , “Kulla e Milloshit” , kësaj të fundit i kanë mbetur vetëm themelet .
 
Emri i Kopiliqit ka dallime të mëdha edhe tek historia jonë shqiptare dhe tek historia fallce e serbëve . Tek shqiptarët emri është “Nikollë” , ndërsa tek serbët “Millosh” . Mbiemri tek shqiptarët është origjinali “Kopiliq” kurse tek serbët është “Obiliç” .
 
Princi shqiptar nga Kosova , Marash Nikolla Kopili , arriti të hyjë në tenden e Sulltan Muratit I dhe ta vrasë atë në Betejën e Kosovës . Sipas legjendës popullore : “Milloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm , por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm” . Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Millosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës) . Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni : “Car Lazari â kanë i serbëve , Millosh Kopiliqi i yni” ; “Millosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës” . Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen : “Te trolli i Milloshit” , “Veneshta e Milloshit” , “Te kisha e Milloshit” etj . Në Sallabajë gjendet “Vorri i Millosh Kopiliqit” . “Milloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës) . “Car Lazari … venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
 
Ajo që na duhet janë vetëm faktet historike , të cilat do të bëjnë dritë të shpresës për ne dhe dritë verbuese për armikun , i cili tenton të na bëj tokën tonë për vete . Jo vetëm tokën , por edhe gjithë Ballkanin dëshiron t’a bëj tokën e tyre . Me një mendje të krisur , madje thonë “Serbia deri në Tokio” .
 
I themi edhe mbeturinave serbe të mos luajnë me zjarrin sepse ndryshe do të digjen shumë keq . Mos pafsha më 28 qershor 2017 , ndonjë serb tek feston këtë betejë ku merita për vrasjen e gjakë-pirësit Murat ishte e një shqiptari .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

3 Comments

Add a Comment
  1. I nderuari Brilant, edhe shkrimin per kete ngjarje, e paske ber verte ne mënyrë brilante. Te përgëzoj për këtë. Fatkeqësisht historiografisë serbe po i ndihmojnë edhe disa ekstremist ne Kosovë, qe i thojn madje veti edhe intelektual, si Gëzim Kelmendi, Amir Rexhepi e disa te tjer, duke thenë se Millosh Kopiliqi nuk ishte shqiptar, se osmanet na ndihmuan e na mbrojten nga sllavet, etj etj. Kjo vertet esht ahum e rrezikshme per kombin shqiptar.

    1. Po te ishte shqiptar zdote vriste sultanin qe aj pun shkon ne favor te serbit aj ka qen ortodoks dhe ne at ko luftrat Jan bo krishter dhe musliman e ne ket variant nuk ka vend per polemik millosh kopili esht ortodoks sherrin kombi ja ka pa gjdo personi qe ka pas fen ortodokse per qat edhe historia nuk esht e paster

  2. Nikolle Kopili eshte shqiptare. Kete e kame hasur dhe ne historine e Bizantit nga shkrusit anglez. Jan Kukuzeli eshte shqiptar dhe ky fakt njihet boterisht. Gjergj Kastrioti eshte shqiptari qe e njeh gjithe bota. Sllavet duan me cdo kusht ti bejne keta heronje te tyre. Historianet shqiptare duhet te shkruanje sa me shume qe tu kundervihen me fakte te gjithe atyre qe na vjdhin historine ne mes te dites.

Lini një Përgjigje te Spiro Xhani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.