Mediat Greke: Alexis Tsipras ka firmosur … shkëputjen e Çamërisë pa luftë nga Greqia.

Gazeta greke Kathimerini sot me datën 22 Qershor 2017 ka bërë publike bisedat që u zhvilluan në mbledhjen qeveritare urgjente që thirri Kryeministri Grek të mërkuren me datën 21 qershor. Tema kryesore e mbledhjes ishte “Politikat e reja ekonomike për joshjen e investitorëve të huaj”.

Por, u fol edhe për çështje të tjera, që nuk ishin në axhendën e ditës. Si vizita e Benjamin Nethanjahut në Greqi me 15 qershor, dhe takimi me Cipras në Selanik. (Ku media e Agimit të Artë Eleftheri Ora e ka akuzuar Ciprasin gjatë kësaj jave se Beniamin Netanyahu erdhi në Greqi për të blerë Çamërinë).

I pari që e theu heshtjen ishte ministri i jashtëm grek Nikolas Kotzias, ai ka folur disa minuta për, siç e ka quajtur ai “Festim Lato armiku i momentit për Greqinë”. Ai përmendi vizitat që Festim Lato ka bërë në Parlamentin Europian, si dhe pjesëmarrjen e Festim Latos si President i Republikës së Çamërisë në Edinburg Skoci, në një samit të Organizuar nga Bashkimi Europian dhe O.M.P.E.O.

Disa nga ministrat ngelën të shtangur, dhe kërkuan të dinin kush është ky person, transmeton agjencia e lajmeve Reuters dhe gazeta Kathimerini. Më tej Kotzias foli për përfshirjen e agjencisë Izraelite të Inteligjencës Mossad dhe CIA-s Amerikane në këtë mes, duke thënë se ky njeri, Festim Lato, është agjent i tyre dhe është ngarkuar me punë për të shpërbërë Greqinë. I pyetur më tej se pse deri tani ministria e jashtme greke nuk i ka dërguar notë proteste Tel Aviv-it dhe Uashingtonit zyrtar në lidhje me këtë çështje?

Ai ju përgjigj se i kemi kontaktuar dhe kemi kërkuar informacion, por nuk kemi marrë përgjigje. Panos Kamenos ministri i mbrojtjes të Greqisë deklaroi një informacion të Shërbimit Informativ ushtarak se Festim Lato ka marrë pjesë në luftën e Kosovës me 1999 dhe atë të Maqedonisë me 2001, ku ka patur rol organizativ të rëndësishëm në të dyja luftërat dhe është shumë i rrezikshëm, dhe mund të organizojë një numër të konsiderueshëm “rebelësh” siç e quan ai Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë.

Panos Kamenos kerkoi nga Kryeministri Cipras,”lejen” për shtimin e pranisë ushtarake në kufirin Shqiptar. Por, leja nuk u aprovua, kjo ka ngjallur reagim mes ministrash.

Pas përfundimit të takimit qeveritar lideri i opozitës konservative Kyriakos Mitsotakis me anë të një daljeje publike kërkoi ngritjen e një komisioni, për të bërë publike se çfarë po luhet nga qeveria, në lidhje me çështjen e Çamërisë.

Ai foli se populli helen ka të drejtë dhe nevojë të informohet, dhe la të kuptohet se Cipras ka “sabotuar” Heladën dhe ka firmosur për të lejuar shkëputjen e Çamërisë pa luftë nga Greqia.

Shperndaje ne
Updated: 23 Qershor, 2017 — 17:27

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.