Për Joseph DioGuardin fjalët më të mira

Shkruan : Brilant Gashi


Nuk humbasin rrënjët shqiptare (shkrimi #14)
 
Për njerëzit , të cilët kontribojnë në masë të madhe për kombin tonë , respektivisht për ata të huaj , që jetën e tyre e shkrijnë vetëm për çështjen kombëtare , ata duhet të kenë patjetër mirënjohjen tonë . Shqiptarët aq sa janë mikpritës të të tjerëve , janë edhe mirënjohës dhe falënderues .
 
Disa fjalë për Joseph DioGuardin do të ishin shumë mirë sepse çfarë ka bërë ai për popullin shqiptar , nuk mund të përshkruhet fare ! Atëherë nuk është asnjë rastësi që është edhe gjaku i të madhërishmit Gjergj Kastrioti . Këtë shkrim i’a kushtoj atij dhe të gjithë shqiptarëve që nuk e njohin atë .
 
DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940 , është politikan amerikan me origjinë arbëreshe nga Italia . Ai është kongresmen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës .
 
Burra si lloji i këtij njeriu nuk do të lind më asnjë arbëresh tjetër . Kosova , Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare , do të jenë krenar për këtë shqiptar të madh . Ashtu si gjithë Amerika , nuk ka se si të jetë edhe ky burrë shteti një mik i madh i kombit tonë .
 
Për Joseph DioGuardin , duhet t’i shkruajmë fjalët më të mira sepse ai e meriton fjalët më të respektueshme të çdo shqiptari i cili e ka në mendjen e tij Shqipërinë etnike . Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të Gjergj Kastriotit të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461 .
 
Joseph DioGuardi është avokati më i mirë i çështjes shqiptare . Në vitin 1989 pasi la kongresin , ai ka bërë të paktën 20 vizita në trojet shqiptare , në Shqipëri Kosovë dhe në Maqedoni .
 
Si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane , ai dhe kongresmeni Tom Lantosh në maj të viteve të errëta 1990 bënë një vizitë historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma s’kishte dalë nga komunizmi .
Ja një fakt i gjallë që njerëzit e mëdhenj si arbëreshi në fjalë , bëjnë edhe gjëra të mëdha .
 
“Ju shqiptarë në Ballkan , mos kini frikë . Trimi i mirë me shokë shumë në Washington . E plot vëllezër e motra në Amerikë” – thoshin çifti DioGuardi në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit .
 
Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia , ky i fundit i dorëzoi Tom Lantoshit një dosje të trashë me dokumente se si shqiptarët si miq të përjetshëm shpëtuan mijëra hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore . Tomi bashkë me DioGuardin i dërguan këto dokumente të rëndësishme në Izrael dhe aty u verifikua edhe vërtetësia e tyre .
 
Shumë shqiptar kanë marrë titullin “Righteous Among the Nations” nga shteti i Izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore .
 
Në qershor 1997 , DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në mëmën Shqipëri . Me kërkesë të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht 1998 ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë .
 
Për të forcuar edhe më shumë krenarinë e tij si shqiptar dhe si njohës i historisë ai thotë : Masakrat që po shohim sot tek ISIS nuk janë gjëra të reja . Të njëjtat metoda i përdori edhe Perandoria Osmane ndaj popullit shqiptar .
 
Për fund Joseph DioGuardi dëshiron të realizoj edhe një film për Gjergj Kastriotin :
“Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve . Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455 , kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi , shkruan KultPlus .
DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit , ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh .
“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud , do të financohesh . Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi .
 
Kur ke vëllezër të mëdhenj si Kongresmeni Arbëresh Joseph DioGuardi , atëherë ne si popull shqiptar ndihemi të lirë sepse më në fund shohim se si njerëzit me ndikim bëjnë ç’mos për Shqipërinë dhe shqiptarët .
 
Zoti i bekoftë shqiptarët
Zoti e bekoftë DioGuardin
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. KUR PYET NJË ARBËRSH TË ITALISË,SE A JE SHQIPTAR;AI DUKE BUZËQESHUR PËRGJEGJË
    ME NDËRGJEGJË TË PASTËR,PËR VATËR MBARË MADHRIE,FARE,ARBRIE;HEEEJ I MADHI ZOT
    NA THOT:NGA I MADHI GJEGJI-KASTRIOT-SKNDËRBEU O GJËR SOT;O,AFRO GJASHT SHEKUJ
    HE TEMPUJ,QE DIJMË DHE NDIJMË VETËVEDIN,DHE TERË VENDIN SHQIP-SHQIPE OR,MBARË
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;PO,EDHE DIOGUARDI PRA,ME DECENJË,POSA ËSHTË ZGJEDUR
    KONGRESMEN USA.PASI KY KA LINDUR DHE RRITUR NË USA.BABA I TIJ QE DO JA LËNË O
    AMANET;QE TË NDIHMOJË DHE TË RIKUJTOJË,RISHPJETOJË,PËRKRAHJE PËR ZGJEDHJEN OR
    ÇESHTJES MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE;DHE,DIOGRADI BASHKË ME BASHKËSHORTËN
    GJATË TERË KARIERES POLITIKE QE NAGAZHOHET ME TERË QENJËN DHE NDJENJËN OH,PËR
    ZGJEDHJEN E ÇESHTJES DHE RIBASHKIMIN EDHE RITRASHGIMIN;EDHE PËR RIKTHIMIN DHE
    RIHIMNIN;TË FAMËS DHE NAMËS,TË VLERËS DHE NDERËS,MË TË LARTË,MË TË ARTË;SIKUR
    DIKUR,NGA KRYLEGJENDA MBARË BOTËRORE OUUU,MBARË NJERËZORE;QE EDHE VETË O DUKE
    U MUNDUAR QE TË RIGUFON ORE TRIUMFON,EDHE ME NJË SKENAR FILMI MBI KRYEHEROIN
    TONË GJERGJ KASTRIOT SKËNDËRBEU,QE NDIHMOI ATËHERË ROMËN PËR MBROJTJEN LIRISË
    DHE PVARËSISË SI DHE MBROJTI TERË EUROPËN NGA OKUPIMI TURKO-OSMANE MUSLIMANE,
    SI DHE,DIOGRADI,NDËR VIZITAT E PARA PËR MBROJTJEN E ÇESHTJES MBARË SHQIPTARE
    NË BALLKAN,ME CA KONGRESMEN GJATË VIZITËS NË BEOGRAD,KUR PYESIN KRYKRIMINELIN
    MILLOSHEVIQ,PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS;A,AI PËRGJIGJEJ SE JANË NJË PAKICË SHUMË
    E VOGËL,TERRORISTË TË EGËR,QE JANË SI BISHA DHE,MASAKROJNË,KASAPROJNË SERBËT
    NË TROJET E VETA NË KOSOVË;ATËHERË DIOGAURDI PËRGJIGJEJ-UNË JAM VETË SHQIPTAR
    DHE,NUK ËSHTË E VERTETË SE ATA JANË PAKICË,AS QE JANË TERRORISTË,AS NUK MASA-
    KROJNË SERBËT N’TROJET E TYRE;POR,ATA JANË SHUMICË MBI 90% MBARË SHQIPTARË NË
    TROJET E TYRE SHEKULLORE;SI DHE JU,PO I MATRETONI,MASAKRONI;DHE,SHKTËRRONI,QE
    TË I ÇFARROSNI,PËR TË UA OKUPUAR TROJET E TYRE MBARË SHQIPATRE;DHE,UNË DO TË
    SHKOJË NË KOSOVË EDHE SHQIPËRI,TË I VIZITOJË TERË TROJET TONA MBARË SHQIPTARE
    A,MILLOSHEVIÇI THOT SE UNË NUK JU SIGUROJË,SE ATA KANË ME JU VRARË;PORSE,VETË
    DIOGUARDI THOT SE,ATA JANË POPULL SHUMË TË KULTURUAR,DHE MIKPRITËS;EDHE,KURRË
    MUSFIRIN DHE VIZITORIN SHQIPTARI NUK E PRENË NË BESË!!.MË T’FALA NJË REFUGJAT
    LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,O
    NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;FERR GOLGOTË,TERR OUU
    MOLKOTE;DJEGUR O TRETUR RRUGËVE,MURGËVE TË SQOTËS,BOTËS;PAKTHIM,PËR AMSHIM,OH
    PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINETË MËMO-ANTIKE,MIKE;RIKTHEHËMI,RISHPREHEMI,O
    RINGREHËMI,RIPREHËMI;RINGRITJE,RILINDJE,OUUU,RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIAMSHIM,O
    MBARË KOMBËATRE,OUUU,MBARË SHIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.