FLUTURO SHQIPE
Fluturo shqipe
Mbi trojet e mia
Fluturo e lirë
Andej nga Çamëria
Fluturo shqipe
Ti për çdo shqiptar
Fluturo e lirë
Lart mbi Tivar
Fluturo shqipe
E shpejt si vetëtima
Zbrit te bijtë e tu
Se të pret Lugina
Fluturo shqipe
Eja në Kosovë
Por mos harro
Shko edhe n’Tetovë
Fluturo shqipe
Në qiell të Shqipërisë
Përherë i kujto
Trojet e Ilirisë.