Pirustët – Fisi i Prushëve Ilir

 
Është shumë e vështirë të merresh me historinë e kombit tonë , me të kaluarën  tonë parahistorike e cila ka gjurmët ka do që të ecësh. Vështirësia qëndron së pari  në botëkuptimet tona  të cilat vetëm mohojnë dhe pastaj në mosguximin tonë që të dalim para botës  të themi : “Stop !
 
Historia e jonë është ajo që ne e themi dhe jo ajo që ju e shkruani. Kemi fakte ne ” .
 
E keqja vjen, që në mesin tonë ende kemi  intriganta  që e falsifikojnë të shkretën histori shqiptare , bile edhe atë pjesë e cila  mund të dokumentohet me njerëz të gjallë të cilën e kanë përjetuar me lëkurën e tyre. Bota na shikon , bota përkrahëse qeshet me ne , edhe nëse do nuk e merr guximin ta thotë të vërtetën tonë historike; sepse ne vetë falsifikojmë.
 
Ajo që më shtyri ta përsëris shkrimin tim publicistik : “Pirustët – Fisi i Prushëve Ilir “  është një artikull shumë interesant : “The Lycurgus Cup- A 4th-century Roman glass cage “  në web- in e njohur  www.thevintagenews.com
 
Pra , fjala është për “gotat romake të  qelqit të mbështjella me zbukurime të ndryshme metalike “ ,

Sa i vogël -thash që jam e nuk mundem t`iu dal përballë e t`iu them diçka të madhe , që historia nuk fillon me romakët dhe se këtë mjeshtri të lartë  të kombinuar “qelq-metal” e bënin para romakëve të parët tanë ilir – Pirustët . Ata, romakët e mësuan nga ne.

Ja përgjegja ime:
“Vendbanimet e para në regjionin e Plevles (Mali i Zi ) njihen që nga koha e vonshme e Akullit. Faktet që e vërtetojnë këtë mund të gjenden në shpellën Malishina afër Plevles so sotme. Përndryshe vendbanimi më dokumentues nga Koha e Gurit është në Medena Stijena. Populli i parë i qytetëruar në këtë regjion ishin  fisi ilir i Pirustëve , të cilët jetuan në tokat e tyre lirshëm deri  në kohën e pushtimit romak në shek e parë pas Krishtit. Pas pushtimeve dhe shkatërrimeve ,mbi qytetin Ilir ( të cilit nuk i dihet emri) e ndërtuan qytetin e ri , Municipium S . ( S ,është shkronja e parë e qytetit ,të cilit gjithashtu nuk i dihet emri).  Pas Docleas, Municipium S (Komuna S) ishte qyteti i dytë për nga madhësia në tokat e Malit të Zi  të  sotëm. Gjetjet e mëdha historike si bizhuteria, vazat prej qelqi ,poçaria janë gjetur në rrënojat e qytetit. Kurse gjetja më me vlerë është Diatreta, kupa e qelqit e posaqme për nga punimi, që është e vetmja e këtij lloji në botë. (Burime të shkruara malazeze).
Pirustae, Peiroustai, Pyrissaioi ose Piroustai ishin fisi ilir që ka jetuar në tokat e Malit të Zi të sotëm. Sipas disa burimeve ata kishin jetuar edhe në një territor më të gjerë, por shumica e arkeologëve së bashku më arkeologun e njohur Britanik Sir Arthur Evans thonë Pirustë kanë jetuar në veriun e Malit të Zi, për rreth qytetit të sotëm të Plevles dhe ishin xehetarë me famë. Fama e tyre dëshmohet edhe në monumentet epigrafike të regjioneve të pasura me xeherore në Daki ( Rumania e sotme) .Emrin Pirust apo Pyrissaioi e spjegon Prof.Dr. Skënder Riza duke thënë që emri i tyre mund të zbërthehet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe : Prushi .
 
Se Pirustët kanë jetuar edhe më gjerë në vende tjera ilire , Pirustët si përpunues te metaleve shtriheshin  edhe në Mirditë dhe në Malësinë e Gjakovës shembull është Fshati Prushi (rrethi i Gjakovës ) si dhe Qafa e Prushit në bjeshkët e Pashtrikut.  Në afërsi të Prushit është xeherorja e kromit e Devës.  Pirustët dhe fiset tjetra Ilire Sardeatët dhe Buridustët në shekullin e II-t|, Perandori Trajani ( 98-117 vitët e sundimit të tij) i dergoi në Daki si profesionist të xeheve.
 
Po ta dinin të tjerët mjeshtërinë e xeheve dhe të qelqit , nuk do të barteshin pirustët nga tokat e tyre në Dakinë e pushtuar nga Romakët. 

Kupa piruste e qelqit “Kupa e qelqit” është gjetur ne qytetin e sotëm Plave te Malit te Zi. Aty ishin dikur fisi Ilir i Pirustëve . Thuhet qe kupat janë romake. Pse mos te jene Ilire, kur Roma ka ardhur vone ne ato anë?
Municipium S ( sot Komini afër Plevles) është një vendgjetje arkeologjike që nga koha e antikuitetit ,në mbrendi të Dalmacisë . Lokaliteti ishte i ngritur në terasën në bregun e majtë të lumit Vezishnica.

Municipium S  iu kishte tërhjekur vërejtjen udhëtarëve  që nga shekulli 18-të dhe ai i 19-të.,vend tërheqës nga ushtarakët e ndryshëm zyrtar, nga shkollarët e fushave të ndryshme.

Në vitet 1960 dhe 1970 hulumtimet arkeologjike nga profesori i Arkeologjisë Klasike të Universitetit të Beogradit  Aleksandrina Cermanoviç-Kuzmanoviç. Spjegimet për S . nuk ka , por dihet që Municipiumi S ishte  një vend -lidhje kyqe për mbrendinë  e asaj ane me detin  dhe Salonen ( Splitin). Sipas hulumtimeve, del që Municipium S ishte edhe qendër e madhe administrative – ushtarake.

Pra, para Romës ishin Pirustët- Prushët Ilir(Artur Evans). Mjeshtër të xeheve dhe të përpunimit të metaleve dhe mu për ate gjatë barbarimit romak këta gëzonin një privilegj të madh duke u liruar edhe nga taksat, si dhe nga ana e Konsullit Lucium Anicium e gëzonin lirinë qytetare. Është edhe një supozim që pas bartjes së Pirustëve në Daki, (shek.II-të pas K) në këto anë Romakët i kishin sjellë fiset tjera ilire. Emrat e banorëve (sipas përmendoreve epigrafike ) ishin karakteristik me ata të anës së Dalmacisë së Mesme.

Gjurmët e Prushëve janë gjetur në Daki (Rumaninë e sotme)  Si e thash edhe më lartë që punëtorët e xeheve ishin sjellë nga Dalmacia dhe i takonin fiseve ilire të Pirustëve, Sardeatëve dhe Buridustëve .Mbi 64 % të emrave Ilir të gjetur në Daki janë gjetur në distriktet minerare. Xehetarët ilir jetonin në bashkësi të mbyllura (Vicus Pirustarum), së bashku me prijësin  e tyre fisnor (princeps). Duke i bartur me vete dhe praktikuar doket dhe zakonet e tyre, gjithashtu edhe venbanimet i quanin Kështjella (castellum)

Qyteti Alburnus Maior u themelua nga romakët në kohën e Trajanit si një qytet i xehetarëve me kolonistët ilir. Evidenca për qytetin  eshtë gjetur në një tabelëz orej dyllit e datë 6 Shkurt 131. Arkeologët kanë zbuluar Nekropole, galeri minierash, vegla xehetarësh etj. Romakët u larguan nga Dakia në vitin 271.

Këtu hapet një çështje dhe duhet të spjegohen se pse ka aq shumë fjalë shqipe në gjuhën e sotme Rumune?
Sa i përket historisë së Pirustëve, më së shumti kanë shkruar serbët por gjithmonë me një dozë të fshehjes  së fakteve duke u munduar të fshehi aq sa mundin apo duke shkruar në mënyrën e tyre ”…

Ku jemi ne me historinë tonë ?
 

Fahri  Xharra 04.07.17 Gjakovë

 
 
 Burime:

The Lycurgus Cup- A 4th-century Roman glass cage cup that changes color when lit from different angles
Instant Articles
News

Aug 29, 2016 Neil Patrick

SHARE:FacebookTwitter
The interior of the cup is mostly smooth, but behind the main figures, the glass has been hollowed out, well beyond even the main outer surface, so that they are of similar thickness to the outer main surface, giving an even color when light passes through. This is a feature unique among surviving cups; Harden suggests they were an “afterthought.”An area around the torso of Lycurgus is a rather different color from the rest of the glass; perhaps an accident of manufacture, but one exploited by the glass-cutter “so that he could make Lycurgus’s rage glow even more strongly”. After the very lengthy cutting stage, the finely polished appearance was achieved by a process called “flame polishing” that risked the complete loss of the object. A suggestion in 1995 that this and other cage cups used a mixture of molding and cutting has met with little acceptance.

Shperndaje ne
Updated: 4 Korrik, 2017 — 05:54

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.