LOJËRAT E DËSHTUARA PROSERBE KUNDËR ADEM DEMAÇIT

Për çdo veprim njeriu niset nga vetja! Edhe ata që luftën e UÇK-së e kanë quajtur “lojë serbe”, janë nisur nga vetja!

 

Abdullah-PrapashticaShkruan: Abdullah Prapashtica 


Të veprosh ilegalisht në qytete brenda e jashtë vendit (kujtojeni vrasjet e nga UDB-a! UDB-a vrau FAZLI GRAJQEVCIN, AFRIM ABAZIN etj. në burgje, KADRI ZEKËN E VËLLEZËRIT GERVALLA etj. në mërgim) dhe të dalësh me armë nëpër male kundër Serbisë ishte lojë me vdekjen, jo vetëm për vete, por për gjithë familjet e ilegaleve dhe të luftëtarëve të UÇK-së.

 

Adem_DemaciNjerëzve duhet të ju thuhet e vërteta, sepse është e pa drejt që ata të mbesin në iluzione dhe rob të autoriteteve të rrejshme që me as një vepër, kurrë nuk kanë bere as një veprim të vetëm patriotik. Autoritet i vërtet, bie fjala, është vepra e jeta e Salih Çekut i cili kur erdhi koha e pushkës tha mjafte më me fjalë – tani është koha për vepra dhe e la LDK dhe erdhi në UÇK. Kështu vepruan edhe disa patriotë tjerë që nga LDK erdhën në UÇK, në kohen kur Ibrahim Rugova deklaronte se UÇK-ja është “lojë serbe”! Brezat e ri duhet ta din të vërtetën!

 

E vërteta është se Ibrahim Rugova ka lëvizur nën mbrojtjen e sigurimin e Milicisë dhe UDB-së serbe nëpër Kosove, njësoj si janë sigurua Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Sinan Hasani e Rrahman Morine etj. Milicia e UDB-a serbe e kanë mbrojtur Rrahman Morinen e Ibrahim Rugovën prej popullit te vete, sepse ky i fundit me mashtrime e me premtime të rrejshme se “liria do të vijë ne rruge paqësore”, e ka ruajtur qetësinë e paqen e Serbisë në Kosove deri me 1997, kur rinia studentore ia ktheu shpinën politikes kapitulluese të Ibrahim Rugovës.

 

Intrigat e çdo kohe, se çdo veprim patriotik kundër regjimit serb janë “lojë e Serbisë” janë shpikje e tradhtarëve për të mbulua tradhtinë e vet, duke tentuar me nxit popullin kundër patriotëve me këso akuza të rrejshme. Ata që para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës se UÇK-së e kanë luftuar dhe luftojnë UÇK-në, janë anëtarësia e ish-LKJ dhe e organeve të pushtetit të ish-LKJ, që kështu po i zbatojnë mësimet e Shkollës se Kumrovcit, ku ata janë përgatitur për veprime të këtij lloji, në rast se LKJ e humb pushtetin, si rruge për ty kthye prapë në pushtet!

 

Cilët ishin DORA E DJATHTË dhe DORA E MAJTË e Ibrahim Rugovës?

 

1) Dora e djathtë e tyre janë rrjeti i Milicisë, UDB-së, të Gjykatave e gazetarëve të agjitpropit të ish-LKJ.

 

Çdo respekt ndaj atyre që brenda këtyre institucioneve kanë vepruar kundër regjimit jugosllav!

 

Ibrahim Rugova në rrethin e vet të ngushte të bashkëpunëtorëve kryesisht ka pase njerëz si Memhmet Loci e Tahir Zemaj që vinin nga strukturat kriminale të ish-pushtetit të LKJ dhe sidomos ata që i kishin gratë shkina dhe që ishin marre me tregti me droga etj.! Këto struktura edhe sot dominojnë në kreun e LDK të Ibrahim Rugovës dhe kjo shihet nga histeria e tyre agresive kundër Adem Demaçit dhe ndaj ish të burgosurve e të përndjekurve dhe ndaj ushtarëve të UÇK-së, te cilët i akuzojnë kolektivisht duke e identifikuar ata me profiteret dezertore që qysh se ishin kyçur në UÇK këtë e kishin bere vetëm për përfitime e keqpërdorime materiale.

 

Adem Demaçi akuzohet edhe “pse po ia jep krahun krahut te luftës”! Po kujt duhet me ia dhanë krahun Adem Demaçi? Ndoshta ata presin me ia dhanë krahun krahut që kërkonte të dorëzoheshin armët te ushtra serbe! Por, Adem Demaçi nuk njeh krah tjetër pos krahut të së drejtës. Dhe ai ka me i thane të keçes e keçe dhe të mirës e mire, pavarësisht se për ke është fjala! Prandaj i thonë atij Adem Demaçi! Sepse nuk ka force që e mashtron, nuk ka forcë qe e korrupton as nuk ka forcë që e frikëson Adem Demaçin! Prandaj mos pritni kurrë që Adem Demaçi të përkulet para varrit të Ibrahim Rugovës, të cilin Brukseli e beri “ hero” së bashku me familjen e tij kriminale për shkak të pacifizmit kapitullant ndaj Serbisë dhe për ta vënë Adem Jasharin dhe familjen e tij heroike nën hijen e një sabotatori si Ibrahim Rugova!

2) Mu këta keqbërës edhe janë dora e majtë e ish-LKJ dhe ata janë “komandantet” dezertore e profiter të luftës së UÇK-së që e shkelën Betimin e UÇK-së dhe që po marrin pjese në plaçkitjen e ekonomisë së Kosovës! Ata janë fajtor edhe për vetëvrasjet e ushtarëve edhe për gjendjen e mjerueshme të familjeve të ushtarëve të UÇK-së dhe të familjeve të ish të përndjekurve politik brenda e jashtë vendit! Marre në tërësi, veprimet e tyre janë lojëra serbe që në fund do të dështojnë njësoj siç ka dështuar Serbia në Kosovë!

Megjithatë, këto akuza nuk i adresohen terë LDK, por vetëm krahut të ish-LKJ në LDK. Pjesa tjetër e LDK që nuk kanë lidhje me ish-LKJ, duhet të distancohet dhe të pastrohet nga mbeturinat e ish-LKJ, nëse duan që LDK-në ta ruajnë nga shkatërrimi dhe nëse duan që atë ta ruajnë si parti qytetare nga komprimitimi që po i sjellin njerëzit monstrum të ish regjimit të LKJ në radhët e LDK!. Pa ketë diferencim me strukturat kriminale e tradhtare të ish regjimit të LKJ brenda LDK, LDK është e gjykuar në shkatërrim!

 

Ata shqiptarë të ndershëm dhe patriotë që gjenden brenda LDK dhe brenda partive tjera politike e kane për detyre që të pastrojnë radhët e veta nga elemente të tillë kriminel e reaksionar që po nxisin përçarje mes shqiptarëve dhe qe po e sabotojnë ecjen përpara të Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës dhe të bashkimit të saj me shtetin Ëmë!

Shperndaje ne
Updated: 21 Shkurt, 2015 — 19:19

The Author

Abdullah Prapashtica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.