Mjaft më me Skënderbeun dhe nënen e tij !

Mjaft më me Skënderbeun dhe nënen e tij !
                                             “-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë? 
    Pse vërshëllen me aq mallëngjim? 
 -Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim “ 
-Ndoshta pak e rrept  , por kemi frikë . Frikë e madhe në anët tjera të shqiptarisë  kur i shohim dërdellisjet e të porositurve që nuk e kursejnë asnjë çast pa sharë , pa çuar pluhur ,pa e fëlliqur historinë dhe kombin.
 
Sa do që shtetet tjera shqiptare të arrijnë suksese në vetadministrim ,shkollimin e të rinjëve dhe në ekonomi , Shqipëria duhet të mbetet amza e jonë . Të bashkuar apo jo, të zhvilluar apo ,nga Shqipëria duhet të ndëgjohet zëri i të vërtetës,  Shqipëria duhet të jetë udhërrëfyese dhq qendra e shqiptarisë.
 
Një mik nga Shqipëria më shkruan “Ju dini vete si i keni ndërtuar marrëdhëniet dhe ndërtoni politikat tuaja pa i përzier me tonat. Ne nuk dum qe problematiken tuaj ta bejme ta përziejmë me tonen dhe te thonë te pakten, se Shqiperia ka pushtuar Serbine.  Ju keni aleate SHBA dhe Turqinë, keni dhe sauditet, keni dhe UCK-t për politike dhe ishalla mbare t”ju shkoje. « 
 
Pra , Shqipëria !  E shihni se ku po shkojmë . kështu heshtas ?
 
Shqiptarët e Kosovës gjatë këtyre 17 viteve të pas çlirimin mohuan çdo gjë shqiptare , deshën ta ndërrojnë edhe historinë , deshën të behën « turq » për inat të Serbisë ; kurse nga Shqipëria ne  vend se të ndërhyhet ,të qortohet apo të udhëzohet nga e mbara nuk vjen asgjë për t`u lavdëruar . Bile edhe më keq.
 
Prapë nga miku : Secili ka te vërteta ne “gotën” e vet, – ti si komunist, Xharra si produkt i urrejtjes mes Serbise dhe kulturës islamike, dhe unë qe jam viktimë e sistemit qe ngrite ti, por qe dhe me Xharren s”me lidh gjë përveç se gjuhës : »
 
Pra « « « me Xharren s`me lidh gjë për veç se gjuhës  » . Unë nuk dua që kjo të ndodhë , sepse kështu po dëshirohet.
 
Me mijëra herë po shkruhet që Skenderbeu e kishte nënën serbe . Po ku e lexuan shmittat këtë histori ? Po ku kishte serb në atë kohë ?   Qëllimi i keq i shkruesve që të nxitet urrejtje ndaj Skënderbeut sepse ne si shqiptar  jemi  të  «  njohur «  për urrejtjen ndaj serbit . Ky  është diversion I pastër antishqiptar .
 
Mua si publicist më ka interesuar e shkuara otomane mbi ne dhe qëllimi i tyre  jo vetëm pushtues por edhe diskriminues dhe  asimilues ; edhe pse e kam ditur asnjë herë nuk e kam shkruar historikun e nënave të sulltanëve otoman . Vetëm sulltani i parë Osmani i I-rë e filloi  nënën turke , të tjerët me këtë renditje . Përgjatë 623 viteve të historisë së sulltanëve , 21 brezave prej 32 sulltaneshave  vetëm 6 ishin turko osmane të tjerat : bizantine (?) , Rutheniane – Ukrainë<Veneciane e Parosit, Ishujt Ciklades- Venecia Veneciane e Korfuzit- Ishujt Jonianë, Venecia,Greke ,Greke ,Greke-Tenos Ishujt Ciklades, Venecia ,Rutheniane –Ukrainë,Serbe,
Hebreje, Polake, Kretase, Venecia, Greke, Serbe, Franceze, Hungareze, Gjenoveze, Bullgare, Franceze, Hebreje, Gjeorgjiane,Vllahe – Rumune, Gjeorgjiane, Armene, Shqiptare, Çerkeze.
 
Por se  tek e fundit , ç`na intereson neve shqiptarëve për prejardhjen e nënave të sulltanëve.
Mjaft më ,e trillime dhe fabrikime për Skënderbeun !

Fahri Xharra, 16.07.17

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 16 Korrik, 2017 — 01:24

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.