Sot na duhet një hoxhë si Hafiz Ibrahim Dalliu

Duke kërkuar një njeri që  sot është edhe i fesë e edhe  i kombit  e vërejta që e kam të vështirë ose të pamundur . Atëherë iu lëshova të kaluarës jo të largët gjithnjë me të njëjtin qëllim . Një fjalë popullore thotë  “kush dvet nuk tret` “ dhe ja çka gjeta ; “Libri I Hafiz Ibrahim Dalliut ” Patriotizma ne Tirane është një kryevepër qe duhet ta lexoje çdo shqiptar. Politikanet shqiptare nuk e përmendin as Dalliun ( njëherësh edhe themelues i Normales se Elbasanit )dhe as mikun e tij te ngushte Gjergj Fishten, te dy kolosë te pendës e shqiptarizmes për shkak te fallcitetit, hipokrizisë dhe amoralitetit ne politikëbërje ( shkruante Pellumb Vorpsi “) “ dhe më tutje :” A nuk ju duket e habitshme qe asnjë udhëheqës shqiptar ne 25 vjet demokraci nuk u ka cituar njëherë ketë vizion te pashoq historik te poetit dhe patriotit te madh Hafiz Ibrahim Dalliu? ( shkruan Shaban Murati )
 
Heu ! thash me vete kush na paska qenë ky burrë i madh? Nuk e njihja.
 
Hafiz Ibrahim Dalliu i paska jetuar qelitë e burgut të Manastirit, Selanikut, Tiranës. dhe së fundmi qenka akuzuar  për botimin e poemës “Grenxat e kuqe”, se ka sulmuar pansllavizmin  dhe pas burgut ne vitin 1952 vdiq. 
 
Toka shqiptare nuk lind vetëm tradhtar se ashtu ishim zhdukur por e ka mirësinë që të na i lindë burrat e dheut si hoxhë Ibrahim Dalliu : Sado qė ishte njė  Hafiz , “Jam shqiptar me gjuhė e fis “ -thoshte ai .
 
E deshtë një njeri të fesë i cili është edhe fetar  edhe shqiptar edhe  i cili e di që islami nuk është  Turqia :” Prandaj lypset të flasim të vërtetën e të themi: “Shumica e popullit të çdo qyteti në kohë të sundimit të Tyrqisë, ishin të gabuam me propagandat e forta të Tyrqisë dhe disa ishin interesante, por kishte dhe aso njerëzish, ku më pak e ku ma shumë, që përpiqeshin me e zgjua popullin e me drejtue atë për së mbari. Këta shpirtmirë janë mundue e kanë vuejtë si mo zot ma keq. “
 
E desha një njeri të fesë ,i cili e di se ku qëndron vijimësia e kombit , pra një pro amerikan dhe ja se shkruante:

Gazmend Bakiu  Ja çfarë shkruan me tutje Dalliu per Ameriken…
 
E desha një njeri të fesë , e sidomos asaj muslimane  i cili në kohërat më të vështira për kombin ,e kërkon bashkimin kombëtar për t`i bërë ballë së keqes që  kanosej , kështu  shkruante Dalliu më 1915…
 Janë mbi 10 vjetët e fundit që mundohem ta gjej një Hafiz Dalliu të dytë  në Kosovë , Maqedoni dhe në Shqipëri por më kot .
 
Ibrahim Dalliu shkruante :“Secili prej nesh dëshiron që të quhet patriot, sikurse dëshiron që të thirret mentar, trim, bujar, i drejtë e tjera; patriotët janë shkallë-shkallë, dikush i flakët, dikush i zbehtë, dikush i ngrohtë, dhe dikush i vakët, por ata fatzezë që s’kanë fare erë patriotizmi janë fare të ftohtë si akulli”.-
( nga libri i tij “Patriotizma në Tiranë” 1930 )
 
Lexoni ju lutem se çfarë mendje e ndritur që ishte : “Të jesh patriot do të thotë para së gjithash të kesh ndjenja, dëshirë, krenari për të konservuar traditat, kostumet, identitetin personal duke e shumëfishuar progresivisht më pas në një rajoni, qytet e komb “  Ai e kishte lexuar edhe Albert Camynë, shkrimtarin e madh francez i cili thoshte : “ Ne e rinjohim atdheun tonë në atë moment kur jemi duke e humbur”
 
E kam një një pyetje për hoxhallarët tonë sot : “Me kë jeni ,ore dreqër të mallkuar që na e degjeneruat kombin ? “. Ja se çka shkruante Hafiz Dalliu : “Patriot quhet ai njeri, që asht i pajuem me të gjithë vetijat e nalta njerzore dhe kombëtare. Pra pak së paku lypet të jetë: dashamir, këshillues, shërbëtor dhe prijës i kombit në të mbarët”.
“Silleshi qark Anadollit
Tue sha shqipen gjithë Stambollit
Turkut kta ja bojshin qole,
Dikush, bile në kohë të Durgutit
Kanë mbyll shkolla edhe klube
Tue ndihmue cështjes halldupe “ ( Dalliu , Poema satirike “Dokrrat e Hinit”  , 1922 )
 
Ai nuk ishte i shitur , e kishte fenë për shpirtin e tij  dhe shkruante : Po Shqiptarë, sepse një shekull më parë shqiptar quhej çdokush që ishte patriot. Patrioti nuk kish frikë nga qeveria turke, nga shtëpia e pasuria e djegme prej saj, nga shndërrimi tregtarë në bujk, nga burgu, rrahja e vdekja. Patrioti punonte e përpiqej me ç’të mundte për dinjitetin e tij si njeri, si vendali e si shqiptar. « 
 
Sot ( nga unë ) cili është ai burrë i fesë që na mëson që Islami nuk është Turqia ? Jo ,jo  nuk kemi  .
 
«  Mue më duket se asht një detyrë patriotike me e mundue për të crranjos si me të voglën mëni që të ketë hy në mes tonë dhe për të formue nji dashumi e nji bashkim të plotë, pa të cilat s’rron atdheu me lirinë e dëshërueme.- « ja këto kishin me qenë këshillat e nej besimtari të zotit .
 
« Shkrimtar, publicist, mësues, rilindas, patriotë, demokrat, anëtar i Partisë Bashkimi, pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit, mësues i shkollës Normale të Elbasanit,anëtarë i Partisë Xhoka, i burgosur nga turqit, i internuar në Manastir e Selanik, anëtar i çetës së Krujës, me një jetë dedikuar kombit e popullit të tij »   Cilët dhe çka janë hoxhallarët tonë , sot ?
 
Pushteti  i kuq e mbylli në vitin 1951 sepse  Hafiz Ibrahim Dalliu  nuk kurseu urrejtjen e tij ndaj një regjimi që mbi të gjithçka të mohonte të drejtën për të qenë patriot Por ishte edhe antisllav .
 
Burgosja e tij ka qenë e  dirigjuar nga serbët, se tek shihej përparimtari atdhetari i pa shituri dhe antisllavi .i
 
Miq të nderuar mbani në mend edhe këte : Në vitin 1909, përveç që ishte i përkushtuar ndaj Islamit, Hafiz Ibrahim Dalliu ishte ndër të parët që themeluan  Normalen e Elbasanit. » Po sot , duam shkolla te Erdoganit .
 
Ai ishte i madh « edhe  kur kishte shqiptarë por ende s’kish Shqipëri. » . Pas vitit 1912, Shqipëria u shpallë shtet i  pavarur, veprimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut s’kishte të ndalur.
Po  sot . kush mundohet t`a rrënojë pavarësinë e Kosovës ?
 
« Më 15 vjeshtë e dytë 1909, Hafëz Ibrahimi boton një artikull tek organi “Bashkimi i Kombit”,që asokohe botohej në Manastir me emërtimin “Nji qëndrim i çuditshëm”, në të cilin demaskonte pa frikë atë pseudoliri e demokraci të trumbetuar me aq shumë bujë, i cili mjaftoi që ai t’iu nënshtrohej arrestimit dhe torturës. Pas disa ditësh, njëzet e dy të burgosur, në mesin e të cilëve edhe Hafëzi, i nisën në këmbë për në Elbasan, i nxorën para gjyqit ushtarak dhe i dënuan me nga dhjetë vjet burgim të rëndë, natyrisht, me arsyetim se kanë zhvilluar aktivitet dhe propagandë patriotike. Hafëzi dënimin do ta vuante në Jedi-Kule të Selanikut së bashku me Beqir Lugën, Mahmud Fortuzin, Jusuf Elezin e Mustafa Marën . Mirëpo, për shkak të presioneve të shumanshme, protestave të rrepta, madje edhe në shtypin shqiptar të Bostonit, xhonturqit pas pak kohe morën vendim për lirimin e tyre. «  Pra , osmanët.
 
«  Edhe në ngjarjet e Nëntorit 1912, Hafëzi kishte rol flamurtar. Meqenëse ushtria serbe ishte në Lezhë dhe po marshonte në drejtim të Tiranës, ai thirri një mbledhje popullore me urgjencë në mëngjesin e 25 nëntorit në fushën e Namazgjahut, ku dhe u vendos që të nesërmen (pra, 26 nëntor 1912) të shpallej Pavarësia Kombëtare dhe të ngrihej flamuri.- «
Perveq librave fetar Hafiz Dalliu ka shkruar :
 
“Grenxat e kuqe, Tiranë, 1915“Dokrrat e hinit”, Tiranë, 1922“Kabineti i Xhafer Ypit”,  1923,
 
“Kreshniku i Atdheut”“Patriotizma në Tiranë”.
 
Sa e çmojnë pavarësinë tonë të Kosovës maskarenjtë e kombit ?
 

Fahri Xharra,22.07.17 Gjakovë

 
Referencat për këtë patriot « 
-Hafiz Ibrahim Dalliu / Gazmend Bakiu
– Hafiz Dalliu tregon Tiranën e pas Turqisë / Albi Serani
-Tiranasi që përktheu Kur’anin : Jeta e Hafiz Ibrahim Dalliut
 -Skicë për Hafiz Ibrahim Dalliun atdhetar dhe publicist i shquar / Hamit Boriçi
 -Hafiz Ibrahim Dalliu, mësuesi i parë i Normales së Elbasanit / Uran Asllani
 -Hafiz Ibrahim Dalliu për ritet e popullit / Fejzulla Gjabri
 -Kontributi i Hafiz Ibrahim Dalliut në historinë e kulturës dhe shkencës islame / Xhemal Balla
 -Hafiz Ibrahim Dalliu, përfaqësues i brezit të fundit të rilindasve / Faik Kasollja
 -H. Ibrahim Dalliu (1878-1952), patriot dhe atdhetar / Lira Musollari
 
Shperndaje ne
Updated: 22 Korrik, 2017 — 12:12

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.