Beteja e Plates dhe fabrikimi i termit pellazg me atë grek.

Shtrembërimi i termit Pellazg ne ate Grek.

Ka ardhur koha të pastrojmë historinë e antikitetit nga shtrembërimet e fabrikimet dhe të zëvendësojmë termin grek me atë pellazgo-ilir ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë.
Kush ka frikë nga e vërteta, ai nuk është shqiptar, por një i shitur te qarqet antishqiptare të Ballkanit.  
 

Autor: Çlirim Hoxha


Më vjen keq që shumë historian, akademik, arkeolog dhe studiues të tmerruar nga e vërteta, vazhdojnë ti referohen termit të fabrikuar grek në studimet e tyre për antikitetin.
 
Në librin e tij voluminoz, “Athina e Zezë”- Rrënjët e qytetrimit klasik. – Fabrikimi i Greqisë antike 1785-1985, studiuesi francez Martin Bernal analizon shkencërisht prejardhjen e të ashtuquajturve grekë dhe rrënjët e tyre afro-aziatike.
 
Le të vazhdojmë më poshtë dhe të pastrojmë termin grek dhe ta zëvendësojmë atë me termin pellazg. Jo sepse kështu na i ka qejfi, por sepse llogjika e studimeve dhe analizave historiko-mitologjike, plus arkeologjia, toponimia, etimologjia, ezoteria gjithashtu na çojnë drejtë të vërtetës së etnogjenezës së shqiptarëve, të cilën për fat të keq na i ka vjedhur dhe manipuluar bota.
 
Beteja e Plates u zhvillua në vitin 479 para Krishtit dhe u luftua midis qytet-shteteve pellazge dhe Perandorisë Persiane. Në qoftëse pellazgët do e kishin humbur këtë betejë dhe të bëheshin pjesë e një province të Perandorisë Persiane, ka shumë të ngjarë që lulzimi kulturor pellazg i shek V para Krishit të mos ekzistonte më.
 
Vetëm mundohuni të imagjinoni historinë e filozofisë pa idetë e Sokratit dhe Platonit, teatrin pa kontributin e Euripidit dhe Eskilit, artin pa skulpturat klasike pellazge ose arkitekturën pa Akropolin pellazgjik, trashëgimi të mbarë njerëzimit. Por, më domethënësja nga të gjitha, mundohuni të imagjinoni historinë politike pa modelin e demokracisë pellazge.
 
Të gjitha këto ide do të zhdukeshin në rast se persët do të fitonin në Plate. Beteja e Platesë nuk është edhe aq shumë e njohur sa dy betejat e tjera të luftuara midis pellazgëve dhe persëve në konfliktin që zgjati rreth 11 vjet.

Luftëtar  Pellazgë

Tre betejat më të famshme Termopilia që ishte një humbje për pellazgët dhe Maratona si dhe Salamina një fitore për pellazgët ishin thjesht pengesa të përkohshme për persët, sepse më pas ata riktheheshin të luftonin. Kurse Platea jo vetëm që i dha fund konfliktit dhe siguroi pavarsinë e qytet-shteteve pellazge, por bëri gjithashtu të mundur Epokën e artë pellazge që domininte Mesdheun.
 
Fillesat e konfliktit pellazgo-persian (490-479) para Krishtit startuan në Azinë e Vogël ku jetonin prej shekuj autoktonët Hitito-pellazg në zemër të Anadollit (në anë doli). Këta u revultuan shumë kundër sundimit pers. Pavarësisht mbështetjes që qytetet pellazge morën nga Athina dhe Eretria, Perandori pers Dariusi i madh e shtypi revoltën. Ai e shikoi këtë ndërhyrjen të alëatëve pellazg të padëshiruar dhe lëshoi një ekspeditë ndëshkuese kundër tyre, e cila u thye nga athinasit në betejën e Maratonës 490 para Krishtit, por 10 vjet më vonë pasardhësi i Dariusit, Kserksi, organizoi një tentativë më serioze për të nënshtruar pellazgët.
 
Avancimi i ushtrive persiane nga Trakia në Gadishullin e Atikës ishtë i pandalshëm. Për të frenuar avancimin e tyre 300 sprtanë që drejtonin 7000 hoplitë (ushtarët këmbësor pellazg) bllokuan rrugën e ngushtë në Termopile.
 
Ishte një strategji e mirë. Të mësuar që të vegjël të përgatiteshin për beteja, pellazgët e përbuznin panikun dhe e mbajtën kalimin e hyrjes në Termopile për tre ditë, deri sa një tradhtar i tregon persve një rrugë dhish përgjatë maleve.
 
Pas kësaj disfate, pellazgët panë një tmerr të ri në pranverën e vitit 479 para Krishtit. Kryekomandanti pers Mardoni marshoi drej Athinës. Ai tentoi të negocionte me Athinasit duke iu premtuar pavasinë në rast se athinasit i jepnin flotën. Vetëm një anëtar i këshillit të Athinës votoi për pajtimin me persët. Dhe ai u rrah për vdekje nga Athinasit e tërbuar.
 
Mardoni nga ana tjetër kur pa se të gjitha propozimet iu hodhën poshtë me përbuzje, e dogji Athinën.
 
Ushtritë pellazge u përgjigjën duke filluar marshimin kundër persëve. Sapo dëgjuan këtë lajm, persët u tërhoqën drejt perëndimit dhe mbërritën në Plate, ku terreni ishte më i përshtatshëm për veprimet e kavalerisë. Mardonusi atje instaloi kampin dhe gjatë kësaj kohe ai tentoi ta griste aleancën pellazge duke përdorur rivalitetet tradicionale të qytet-shteteve pellazge me njëri-tjetrin. Strategjia pothuajse funksionoi, por pellazgët qëndruan të bashkuar dhe marshuan drej persve.
 
Dy ushtritë u vendosën përballë njëra-tjetrës. Hapja e betejës filloi me tronditjen e pellazgëve dhe për këtë mjafoi vetëm një manovër energjike dhe e shkathët e ekzekutuar nga kavaleria e Mardonit. Sulmi u thye nga pellazgët të cilët ishin të djegur për të ilustruar trimëri, por luftimet ishin aq të përgjakshme sa lanë të vrarë në betejë liderin e kavalerisë persiane.
Një javë kaloi dhe asnjëra palë nuk po sulmonte, por pritja përfundoi kur elementë të tjerë të kavalerisë së Mardonit u urdhëruan të shkaktonin rrëmujë në linjat e furnizimit të pellazgëve. Në mungesë të ujit dhe ushqimeve një pjesë e formacioneve pellazge u tërhoqën mbrapa në një zonë më difensive dhe me ujë të pijshëm.
 
Kështu qëndra u pozicionua në këtë pjesë duke lënë një vakum të madh midis dy krahëve të tjerë të formacionit: athinasit nga e majta dhe spartanët nga e djathta. Këta të fundit nuk pranoin të tërhiqëshin.
 
Por në mbremje kontigjenet e mbetura nga pozicioni i mëpërparshëm pellazg filluan të tërhiqeshin drejt pozicionit të qendrës. Aziatikët e panë këtë si dobësi dhe u lëshuan në luftë trup më trup, por nuk mundën të dëpërtonin në radhët e këmbësorisë spartane. Vetë Mardoni, duke u rrekur që të ribashkonte trupat e veta, u vra. Vdekja e tij qe për persët sinjali i arratisë.
 
Fitorja ishte e pellazgëve. Që nga ky moment kërcënimi pers nuk ekzistonte më. Eskili shkruan më krenari “Në Plate mbarojnë luftrat medike, këto beteja midis harkut dhe ushtës, këtej e tutje pellazgët mund të ishin të qetë: Orienti nuk i kërcënonte më”.
 
Fitorja e Platesë ishte vendimtare ndërkaq ajo s’ishte e aftë të bashkonte gjithë pellazgët, por dy nga shtetet më të fuqishëm, të ndihmuar nga të tjerët, më të vegjël. Për më tepër kjo fitore i kishte shpëtuar pellazgët nga katastrofa sepse ajo ngjizi Pentekointean një periudhën 50 vjecare e njohur ndyshe si epoka e artë pellazge.
 
Për të përkujtuar Platenë, pellazgët shkrinë armët e bronzit të përdorur nga persët gjatë betejës dhe ndërtuan një kolonë në Delfi. Ajo kolonë u vodh nga Konstandini i Madh 800 vjet më vonë dhe e zhvendosi në Konstandinopojë, në Stamboll ku mund të shikohet edhe sot. Në faqet e saj akoma gjenden emrat e 31 qyteteve pellazge që u bashkuan për të luftuar kundër persve në Betejën e Plateas.
Shperndaje ne
Updated: 26 Korrik, 2017 — 03:22

The Author

Çlirim Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.