“Illyrian Elite”- protest për parandalimin e ekstradimit të Ismail Morines (Ballistit) në Serbi.

Pas lajmit se Ismail Morina, i njohur si Ballisti, do të ekstradohet në Serbi, ka ardhur edhe reagimi i tifogrupit “Illyrian Elite”.
 
Ky grup i tifozëve shqiptarë përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar për një protestë masive para kryeministrisë në Tiranë nga ora 19:00.

                                                        Data : 29.7.2017
                                                       Vendi : te Kryeministria
                                                          Ora : 19:00

Ballist Morina, heroi yne i Beogradit ai qe beri krenar çdo Shqiptar kudo ne bote, sot vendoset qe te ekstradohet ne Serbi nga shteti Kroat. 

 
Ne si Shqiptar nuk duhet ta lejojme kurrsesi te ndodhe dicka e tille dhe duhet te jemi ne krahe te vellait tone Ismailit. Neser te mblidhemi te gjithe pa dallim tifogrupi, te gjithe qe e ndjejm veten Shqiptar te mblidhemi perpara kryeministris per nje proteste masive. I bejm thirrjet kryeministirt dhe organeve te shtetit te veprojne sa me shpejte dhe mos te lejojne te ndodh ekstradimi i Ballistit./FB
 
“Illyrian Elite” i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar,Edi Rama dhe organeve të tjera shtetërore që të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë për parandalimin e ekstradimit të Ballistit në Serbi.
 
Z. Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd me flamurin “Autochthonous” gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.
 
Z. Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku është vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me flamurin të mbishkruajtur “Autochthonous” solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.
 
Ndeshje të cilën Shqipëria e kishte fituar me rezultat zyrtar 0-3, pas vendimit të CAS-it.
Shperndaje ne
Updated: 29 Korrik, 2017 — 05:39

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.