Edhe Homeri kishte folur serbisht! E besoni ?

Pasi u ngopa me shkrime dhe postime të Mustafa  Nanos për Skënderbeun dhe familjen te tij  te gjerë dhe të ngushtë që  “ ishin “   serbë  , atëherë thash t`i gjej sozitë e Nanos ndër serb; jo për nga fytyra por nga mënyra e deformimit të historisë për interesat e tyre. E arsyeshme që  serbët mundohen të  “krijojnë“ diçka për të kaluarën e tyre sepse nuk kanë asgjë, por  ne shqiptarët  t `iu falim “blanco “ historinë tonë ,ky është krim kombëtar dhe duhet dënuar si tradhëti kombëtare. Nejse , unë nuk jam i thirrur për këto punë .
 
Luis Benlou, Studiues Francez,  shkrunte “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).
 
Për  përshkrimin e  pandërgjegjshmërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se  deri ku shkon imagjinata e tyre për «  gjetjen «  e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të  Roberto Salinas Price-it;  “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.
 
Autori i lartpërmendur e mbron qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por  duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër .  Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqen 173 të librit të “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) thotë se trojanët ishin serb”
 
Novak Andesiliq në librin e tij  shkruan : “ Mali i Zi ,djepi i Homerit , Gjuha trojane  është sllave”  shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë. Duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se edhe gjuha e tyre ishte ilire ,ne të të njëjtën kohë maqedone dhe epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan:” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët , dy emra që e shënojnë të njëjtin popull- popullin serb” . E bukur kjo, apo jo ?
 
A nuk është një guxim i madh i serbëve  që vetën ta quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?
 
Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiografisë  serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeçare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale  që me fakte e dhe dokumente t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje  nga e cila po e kemi vështirë të dalim.
 
Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski ,paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit ,fjalë të njëjta që po u përdorkan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe.  Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë !
 
Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në brendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit,  Sarbonit që nga shekulli i XIV para krishtit, dhe Serbija antike përgjatë bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?
Profesori  Radivoje  Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentin e fuqishëm  sllav tek  Pellazgishtja, dhe me këtë e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën serbe .
 
Duke parë që historia po flet ndryshe ,dhe bota shkencore po flet ndryshe , serbet po mundohen që faktet për ilirët  të cilat  më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë  po kërkojnë lashtësi  të stërlashtë për vete. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndaj historisë ,me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetveten dhe i tregojmë botë spapjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptare, dardane, ilire dhe pellazge.
 
Skënderbeu  pra , kujt i takonte ?
 
Fahri Xharra,30.07.17
Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 30 Korrik, 2017 — 07:23

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.