I
Ju që më njihni
Edhe ju që s’më njihni fare
Pa turp
Pa hezitim
Mos u ndalni dot
Fare mos t’ju vijë marre
Më shani
Më qësendisni
Më pështyni
Më fyeni
Se unë jam rebeli
Më quajnë Zymeri
Që jam në kundërshti
Me atë dhe me ty
Pasha këta dy sy
Nëse Zot i Madh
T’i ka verbue ata sy
T’i shash e t’i fyjsh
Bijtë që bënë lavdi
Që me gjak e jetë
Na sollën këtë liri
Jo, jo kurrë s do t’jem
Vëlla as mik me ty
Jo, jo
Shamëni lirisht
Se kurë s’do të bëhem
Servil
as sahanlëpirës
Po besoj
Shpresoj
Urrej
Dashuroj
Dhe jetoj
Vetëm shqip
E shqip e dua edhe mikun
Shqip e urrej dhe armikun
Shqip e mallkoj edhe të ligun
Gjakatarin
E Tradhëtarin
Shqip e dua vëllain
Nipin e xhaxhain
Shqip e dua dhe motrën
E nderoj dhe votrën
sepse jam shqiptar
E nuk jam tradhtar
Shqip të dua dhe ty mbesë
Që për ty kam shpresë
Admirim dhe besë
Jo, jo
Më pështyni edhe në fytyrë
Më fyni si ju dini më mirë
Por kurrë
S do t’ju lejoj
T’m’i fyeni të mitë heronj
Unë poeti vetë
Me miqtë e mi poetë
Me majat e lapsave
Me fjalët në fletë
Porsi lavë vullkani
Me fuqi titani
Do t’i këndojmë heronjtë
Bijtë e këtij vatani
Shtatoret e larta
Edhe lapidaret
Të kujtimit Pllaka
Madje edhe varret
Do t’ua përqafojmë
Mbi to do t’këngëtojmë
Se ishin dhe do të mbeten
Krenaria jonë
Kur dje ti, si unë
Qëndroje n’furtunë
Një vrimë e kërkoje
Kokën ta strehoje
Kur gjakatari
Paramilitari
Çetniku e i ligu
Tokën na e skuqi
Lulet na i shkeli
Jetën na e erri
Kah të erdhi ndihma
Më thuaj ti o njeri
A po s je njeri
Ti or turi-derri
Kush mohon dëshmorët e vet
Trupin dheu kurrë mos ia trettë!
II
edhe ti që i fyen themelet e shtetit
Foli me t’mirë vetit
Se s’je biri i mbretit
Dije mirë o tru- tharë
Se meriton të tërhiqesh zvarrë
Që n trup t’ kombit ti hap varrë
E s’je kurrkushi
Por je fytyrëpalarë
Kësaj toke rënd po i vini
Ju që kundër saj po jini
Prandaj ju s’meritoni
asnjë pëllëmbë për varre
Se jeni tradhëtarë
E me t’ madhe marre
Ju mund të jini gjithfare
por kurrë s jeni të racës shqiptare
Përshëndetje prof Zymer Mehani
DEPUTETI
Dephane-tet ndal e mendo
Pse çdokush mendjen ua ndërron
Dikush me ju po luan shumë
Për interesa të veta të ndyera
Loder e tyre u bëtë
Mjer asambleja kënd e pretë
Deputetin tallava pa asnjë vlerë
Kush ja dha kokrrën këti
U tradhtu , ndoshta edhe vet është si ai
Haj medet se ç’u bë
Harami , hallalit ia mundi shumë
Ndërgjegjja duhët të ju brenë
Besnik bëhu e besë mos nxinë
Vegel e djallit mos u bë kurr
Ja sheh sherrin herët a vonë .
Nga Halil Preniqi