Zëri i gjeniut shqiptare krenaria e një kombi: “Kur Aleksandri nuk flet, skena nuk ka kuptim”

Kjo është një foto e rrallë e Aleksandër Moisiut me nënën e tij në Berlin në vitin 1925.

Amalia de Rada, nëna arbëreshe e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu (1879-1935), babai i të cilit ishte nga Kavaja, ndiqte me interesim të madh çdo sukses të të birit.
Sipas gazetës austriake “Die Bühne”, 83-vjeçarja, e cila kishte mbetur e ve që nga viti 1912, ulej pranë gramafonit për të dëgjuar me orë të tëra zërin e Aleksandrit të saj dhe përshpëriste: “Una voce d’angelo!” – Një zë prej engjëlli…

Kur ndodhej në Vjenë, ajo shkonte thuajse çdo mbrëmje në teatër dhe nuk ia ndante sytë të birit. Por merrte mundimin të shkonte deri në Berlin, kur Moisiu jepte shfaqje atje.
Në Berlin, kur po shfaqej drama “Jedermann”, ndodhi diçka interesante: Gjatë njërit prej akteve, Moisiu qëndron pothuajse gjithë kohën në skenë dhe flet pandërprerë. Në një çast, shfaqet një aktor tjetër, i cili fillon një monolog, ndërsa Moisiu qëndron në heshtje.

Zonja e moshuar i drejtohet njeriut që ishte ulur pranë saj, një shkrimtar i njohur berlinez dhe i thotë: “Këtë skenë mund ta kishin hequr fare. Kur Aleksandri nuk flet, skena nuk ka kuptim…”

Shperndaje ne
Updated: 8 Gusht, 2017 — 17:20

The Author

ilir Ikonomi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.