Letër e hapur drejtuar ambasadorës turke në Kosovë z.Kivilcim Kiliç.

Shkruan: Mevi Rafuna

Letër e hapur drejtuar ambasadorës turke në Kosovë z.Kivilcim Kiliç

Z. Kivilcim Kiliç shqiptarët e kanë zakon ta presin dhe respektojnë në mënyrën më të mirë, mikun në shtëpi.

Kështu krijojnë besë ndaj tij,duke mos e gjykuar asnjëherë.
Por shpesh kjo qasje e jona është keqpërdorur.
E shoh që keni një vëmendje të tepruar ndaj nesh, një kujdes dhe dashuri të çuditshme.
Agjenda juaj duket mjaftë aktive në Republikën tonë.
Sinqerisht do më vinte mirë, sikur puna juaj e zellshme të ketë fryte pozitive në vendin ku jetoj.
Por më duket që gjithë rezultatet shkojnë në favorin tuaj.
Shpesh njeriun di ta tradhtojë mimika e tij /saj e fytyrës, apo gjestet dhe atëherë kur ai/ajo pretendon se po kryen një veprim madhor.
Dje shikova në lajme, defilimin e disa fëmijëve në sheshet e Prizrenit, të cilët ishin bërë synet.
Shumë mirë, nuk kam asgjë kundër ritit.Por më pengon propaganda.
Këtu ka ende njerëz barkthatë, dhe dikush di ta shfrytëzojë këtë situatë.
E barkthati kot lutet në tempujt e bëra nga investimet turke.
Për hir të dashurisë suaj të çuditshme që shfaqni ndaj nesh, do të ishte i mirëseardhur ndërtimi i ndojë fabrike, që të mund të punonin barkthatit, njejtë sikur ato që po i investoni në Serbi.
Eh si ndryshojnë kohërat z.Kivilcim Kiliç !
Dikur osmanët nuk lejonin që të ndërtohet një shkollë në gjuhën shqipe.
Ndërsa sot po zhvillohet konkurrencë se cila nga shkollat turke të dominojë në vendin tim.
Nuk është mirë që në shtëpinë e mikut t’i bartësh problemet e tua, – thonë.
Dhe ne si shtet mik i juaji nuk mundemi të infiltrohemi në problemet tuaja të brendshme.
Ne si popull mikpritës që jemi, lejuam shkollat në gjuhën e juaj, por arnautët në Turqi nuk di t’kenë patur ndonjë shkollë në gjuhën shqipe; tash e sa shekuj jetojnë atje.
Veç tjerash shkollat në të cilat nxiten ideologjitë ekstreme,nuk i shkojnë për shtati shtetit tim që ka për synim integrimin në BE.
E mos të harroj: në luftën e fundit ne përjetuam gjenocid me urdhërin e diktatorit Millosheviç, i cili na shpalli terroristë para botës.
Të ta rikujtojë.
Ky popull që të pret ty si mike,nuk ka shtypur askë, në historinë njerëzimit dhe është i etur për lirinë e mohuar ndër shekuj.
Ky shtet nuk i rrështohet s’ë keqes sepse e ka të qartë rrugën e tij.
Njashtu si ju z.Kiliç që punoni për interesin shtetëror tuajin, edhe mua më takon si bijë e këtij vendi, të reagoj, ndaj kafshimeve tinzare dhe ekspansionit të hapun që vijnë në adresë të atdheut tim.

Mevi Rafuna

Shperndaje ne
Updated: 30 Gusht, 2017 — 22:08

The Author

Mevi Rafuna

4 Comments

Add a Comment
  1. “Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
    Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    ………………………………….
    ………………………………….
    ………………………………….
    Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kasha e xhamia;
    Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

  2. Viti 1887 në vilajetet shqiptare nën sundimin osman.
    1.200 shkolla turke
    1.200 shkolla greke
    300 shkolla bullgare
    299 shkolla serbe dhe vllahe
    1 SHKOLLË SHQIPE me drejtor Pandeli Sotirin. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet!

    https://a.disquscdn.com/get

  3. FRYMA ATLANTIKE

    Regjimi i egër
    Lëkundët e tundët
    Në ujra të zeza
    Gjithnjë po futët
    Kali i Trojës – Rusi
    Quku i vogël Serbi
    Otomani –
    Sulltan Erdogani
    Endrrojnë
    Adriatikun
    Fryma atlantike
    Arriti si era
    Na dhuroi shpresa
    Erdhi si pranvera
    Një shkëndijë hyjnore
    Nga lart na erdhi
    Për ne fe dhe Zot
    Eshtë dhe do të jetë
    Gjithmonë Amerika.

    Nga Halil Preniqi

  4. E nderuara Mevi.
    Kjo leter e hapur e lexuar rastesisht me krijoi respektin dhe mendimin se ju jeni nje Shqiptare e Vertete,jeni nje Princeshe Teuta.

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.