HEROIZMI I KOMANDANT ABEDIN REXHËS-MOTIV PËR ARTISTËT TANË

HEROIZMI I KOMANDANT ABEDIN REXHËS-MOTIV PËR ARTISTËT TANË

Shkruan prof. Zymer Mehani

SE VËRTET POPULLI YNË DI T’I NDEROJË DHE RESPEKTOJË FIGURAT E VETA KOMBËTARE, KJO ËSHTË SHUMË E VËRTETË…..
Edhe sot, në këtë ditë feste një zemër atdhetare, një dorë artisti, që quhet Akademik Agim Morina, publikoi pikturën, dedikuar të madhit bir të kombit shqiptar, Gjeneralit Abedin REXHA- SANDOKANIT…… Të lumtë Ty o vëlla shqiptar!

A ka gjë më të mire sesa të nderosh një Familje dëshmori me një dhuratë kaq të vlefshme?!!!!!!!! – Jo, s’ka!….
A ka virtyt më të çmueshëm sesa të gëzosh fëmijët e dëshmorëve?—–Përgjigja është se nuk ka! Këtë gjest sa profesional, po aq njerëzor dhe kombëtar sot e bëri ky artist, ….. Sido që të jetë…..populli i do dhe i nderon bijtë e vet dëshmorë! Populli e do dhe e nderon figurën kolosale të SANDOKANIT! Ai rron! Jeton në zemrat tona, në zemrën e kombit shqiptar.

Edhe artisti dhe këngëtari i këngëve folklorike, z. Feriz Hoti nga fshati Carrallukë i Malishevës, me punë të përkohshme në Bern të Zvicrës, në serinë e figurave tona të shquara kombëtare, këtyre ditëve e realizoi edhe portretin (në gravurë) të luftëtarit të lirisë, Komandantit Abedin Rexha-SANDUKANIT. Ky diti të më befasojë me një dhuratë kaq të çmueshme për mua, saqë vërtet as sot s’gjej fjalë për ta falënderuar!

Meqë arti është një nga format e shprehjes së ndjenjave apo mendimeve që e preokupojnë krijuesin, ai natyrisht se është edhe fryt i krijuesit, dhe si i tillë rrugëton përmes procesit të kreativitetit dhe pastaj shfaqet si domosdoshmëri për transmetim.

Pra artisti z Feriz Hoti, i frymëzuar nga heroizmi i pashoq i Komandant Abedin Rexhës-SANDUKANIT, me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm ka realizuar një portret të Heroit tonë SANDUKANIT në gravurë. Këtë punim z. Hoti e ka realizuar me admirim për figurën e ndritur të Luftëtarit të orëve të para të qëndresës dhe të rezistencës kundër okupatorit serbosllav.

Arti është urë lidhëse miqësie gjithandej rruzullit tokësor dhe si i tillë është formë e përkryer e komunikimit, sepse i kalon të gjitha barrierat gjuhësore, kohore dhe hapësinore…Arti është gjithashtu edhe urë lidhëse edhe në mes njerëzish e artisti është biri më i mirë i një populli.

Shperndaje ne
Updated: 2 Shtator, 2017 — 18:03

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.