Hajredin Pasha u rikthye në rrafshin e Dibrës

( Kryengritësit e Dervish Carës, 1843-1844 )

Historikisht është e vërtetuar që shtetet nuk shkatërrohen brenda natës. Farët e shkatërrimit të tyre janë të mbjellura thellë në institucionet shtetërore. Pellazgët paskan pas thonë që një e mirë e arritur pa mund, ndodhë që të shkakton të vjellura që s`kan të ndalur. Mirëpo, për këtë më vonë.
Keni dëgjuar për Dervish Carën? Dervish Cara kishte lindur në Palçishte, Tetovë ( Kalkandelen, në kohën e turkut). Ishte një djalë shumë i qetë, prej familjës së madhe të Carajve të Maleve të Sharrit. Ai ishte organizatori i Kryengritjes Shqiptare të viteve 1843 dhe 1844. Kryengritja, përveç Dervish Cara, udhëhiqej edhe nga komandantë të tillë, si Emin Xhambazi, Sulejman Toli (Tërnova), Selman Rogoçica, Emin Bojana, Ymer Presheva, Baba Feka, Sejdi Mexha, Bajram Vaksinca ( Fahri Xharra , Dervish Cara i harruar nga vetë shqiptarët )… Shatatori i 1844-es ishte fundi i Autonomisë së Shqipërisë dhe i Dervish Carës … Dervish Cara u dënua vet i njëzeteteti më dënimin më të rëndë ,me vdekje. Pra nuk ishte në pyetje vetëm Shkupi.

Po kush ishte Hajredin Pasha ?
Pas këtyre ngjarjeve Stambolli hodhi në këtë krahinë ushtri të shumta, të komanduara nga Hajredin Pasha. Populli këndonte :
“Hajredin Pasha o po vjen o Radikes Valle o ku jan o k’to malet e Dibres
Valle ku jan o mor’ k’to male e Dibres Bejn’ o kuvend o n’ ate fushe o te Gjorices
Ne fushe o t’ Gjorices o more te kalaja Hajredin Pashen more e ka gjet belaja
Qe belaja pashen e ka gjete Malet e Dibres more kan lidhe bese “

Përfaqësuesit e kryengritësve thirrën në nëntor 1844 kuvendin e tyre në Fushë e Gjoricës, që u drejtua nga Mustafa Zerqani. Në kuvend u vendos të mbroheshin të drejtat e autonomisë lokale, që popullsia gëzonte prej kohësh. Kuvendi i bëri thirrje për t’u bashkuar me kryengritësit dibranë edhe popullsisë së krahinave të Kosovës, të Mirditës, të Elbasanit e të Gjakovës, ku Porta po mblidhte forca për t’i hedhur kundër tyre. Gjatë muajit nëntor 1844 kryengritësit dibranë e matjanë, të komanduar nga Cen Leka, u zunë rrugën ushtrive osmane të komanduara nga Hajredin Pasha.

Hajredin Pasha o mor’ kryhutaqe S`lidhet Dibra more me kerbaçe
Hajredin Pasha more ku e ke ushtrine Malete Dibres o mor’ mi kan’ gri
Malet e Dibres more kan’ met o te tane Nuk jan pak o mor’ , por 12000 mije
Jo ma pak o se 12000 kane mbet o ne llogore ne dhe pa i shti

Por përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri kryengritësit u tërhoqën në luginën e lumit Drin. Ndërkohë, Hajredin Pasha, për t’i përçarë shqiptarët, shpalli se të gjithë ata që do të dorëzonin armët, do të liheshin të lirë dhe se nuk do të rekrutonte nizamë. Ky premtim zuri vend te një pjesë e krerëve, por shumica e tyre e vazhdoi qëndresën. Luftime të ashpra, që zgjatën 5 ditë të tëra, u zhvilluan në nëntor në fshatin Gjoricë, ku krahas burrave luftuan edhe gratë e fëmijët. Ato përfunduan me humbje të mëdha për të dyja palët e sidomos për ushtrinë osmane. Megjithatë, falë epërsisë numerike e teknike, ushtria osmane, pas luftimesh të përgjakshme, i detyroi kryengritësit të tërhiqeshin nga pozitat e tyre. Për t’u hakmarrë forcat osmane dogjën fshatra të tëra, të braktisura nga fshatarësia, e cila largohej për t’i shpëtuar terrorit të egër të ekspeditës osmane. Ndonëse kryengritja e sanxhakut të Dibrës u shtyp, Porta e Lartë u detyrua ta përjashtojë këtë krahinë nga reforma ushtarake deri në vitet 50 të shek. XIX, po ashtu si trevën e Shkodrës……

Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i sllavëve. Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë (Kolec Traboini).

Hajredin Pasha u ringjallë dhe erdhi shumë lehtë në tokat e Dibres me ndihmën e shpirtërave të shitur”
“Ne nuk e mbrojmë historinë tonë, e dhunojmë atë: “Në Dibër të Madhe u bë përurimi solemn i Xhamisë së Sahatit nga Ruzhdi Lata, myfti i Dibrës, Ali Ahmeti, lider i BDI-së,…” shkruante shtypi ato ditë. Edhe përkundrejt këtij fakti, institucionet lokale, organizatat dhe shoqatat, thonë se bëhet fjalë për përkrahje humanitare me vlera të larta. Sipas Myftinisë së Dibrës, (një dibran) ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizohet me 100 dritaret të oborrit të saj “….Cili ishte Hajredin Pasha?

Kjo xhami për bri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, i humbi varret e ushtarëve të Hajredin Pashës që e shkretoi Dibrën. Koha kalon, myku nuk do diell se drita ia vret sytë, myku e do lagështinë, errësirën, mungesën e oksigjenit dhe të nxehtit. … Pra, e hyjnizuam vrasësin e Pavarësisë gjithëshqiptare te vitit 1844.

Mire se vjen Hajredin Pasha, ne shqiptarët e Maqedonisë i përkulemi « hyqymetit «  tënd !

Fahri Xharra,03.09.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Shtator, 2017 — 18:00

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.