Nuk mund të reformohet Akademia e shkencave pa dhënë dorëheqjen kryetari i sapozgjedhur.


Po flitet shumë për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Puna shkoi deri atje sa të prononcohej dhe reagonte edhe Kryeministri i vendit zoti Edi Rama. Po përse i janë sulur të gjithë Akademisë së Shkencave, çfarë pune  u prish vegjetimi disa vjeçar i këtij institucioni shkencor? Për këtë ka disa përgjigje që ngjallin shqetësim tek klasa intelektuale e vendit.
Akademia e shkencave të Shqipërisë ka vite që është kthyer në një çerdhe parazitësh, ku vegjetojnë një grusht personash me anësi politike dhe në shërbim të qarqeve politike dhe fetare të vendit dhe fqinjëve manipulator.
U bënë 27 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist që Akademia e shkencave vazhdon të jetojë si në kohën e para viteve ’90. Një grup shkencëtarësh, që veç arsimimit dhe botimit të disa veprave dhe bredhjes në simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare, nuk kanë arritur dot të reformojnë këtë institucion akademik. Jo vetëm kaq, por nuk kanë prodhuar asnjë strategji për zhvillimin e shkencës shqiptare në shërbim të zhvillimit të vendit.
Është e pafalshme kur dëgjon se si këta uzurpator nuk lejojnë dhe mbrojnë me fanatizëm studimet e tyre  të vjetruara dhe nuk lejojnë që dikush nga jashtë Akademisë të guxoi të paraqes studime alternative në të mirë të zhvillimit të shkencës shqiptare, ku determinuese është ajo ekonomike, historike dhe gjuhësore.
Të gjithë e pamë me figurë dhe zë disa muaj më parë se si iu sulën qarqet antishqiptare, politike dhe mediatike Kryeministrit të Shqipërisë, i cili guxoi të kujtonte një fakt historik për mbrojtjen e Akropulit nga një shqiptar. Ku ishte Akademia e shkencave të Shqipërisë në këtë drejtim?! Përse nuk reagoi përmes fakteve, por heshti dhe futi kokën në rërë si struci?!
Përse nuk reagoi Akademia jonë e shkencave kur doli në dritë shkolla e parë shqipe hapur nga murgu Nilo Katalano në Dhërmi në vitin 1692?!
Pra, shqiptarët pas viteve ‘90 nuk kanë pasur Akademi Shkencash, por vetëm një godinë, e cila u përurua si Akademi e Shkencave të Shqipërisë në vitin 1972, por pas ndryshimit të sistemit politikë u bë pjesë e interesave politike dhe heshti në fëckën e saj 27 vjeçare duke mos prodhuar asgjë, por duke marrë rrogat dhe honoraret e shtetit shqiptar.
Sot të zënë në lak akademikët tanë nuk dinë nga t’ia mbajnë. U hodhën përpjetë nga reagimi i Kryeministrit dhe nxituar të deklaronin se reformimin do ta bënin nga brenda, pra nga asambleja. Ku ishte, hiç gjëkundi, i thonë kësaj. Përse nuk e kanë bërë këtë reformim në gjithë këto vite, por kanë shfaqur skena groteske duke bërë rokadë me njëri tjetrin kryetari dhe nënkryetari?! Kjo është e turpshme dhe duhet të marrë fund përgjithmonë.
Ngritja e grupit për reformimin nga brenda akademisë nuk do ta zgjidh problemin, por do ta thellonte atë, ku lufta për kreun e saj do të delte sheshit.
Reformimi i Akademisë së shkencave të Shqipërisë duhet të bëhet nga një grup i përzier akademikësh, me përfaqësi nga Ministria e Arsimit dhe studiues të pavarur apo qarqet universitare, nënë mbikëqyrjen e Këshillit të Ministrave.
Duhet të bëhet verifikimi i aktivitetit shkencor të të gjithë anëtarëve të asamblesë së akademisë gjatë këtyre viteve, duke nxjerrë jashtë radhëve të saj ata me begraund shkencor të manipuluar.
Të largohen nga Akademia të gjithë personat me influenca nga vendet fqinje, ose më troç të gjithë spiunët që sabotojnë dhe bllokojnë nxjerrjen në dritë të të vërtetave mbi etnogjenezën e shqiptarëve në shekuj.
Reformimi i Akademisë së Shkencave nuk mund të bëhet nëse nuk jep dorëheqjen kryetari i sapo zgjedhur zoti Gudar Beqiraj, zgjedhur nga farsa dhe jo nga reformimi.
Reformimi i Akademisë së Shkencave duhet të përfshijë çdo qelizë të këtij institucioni, ku në platformën e saj të zënë vend disa nga çështjet më thelbësore që shqetësojnë shqiptarët.
1.      Të dorëhiqet kryetari i sapo zgjedhur zoti Gudar Beqiraj.
2.      Të krijohet një grup punë për reformimin, në përbërjen e të cilit të jenë;

a)      4 anëtar të asamblesë aktuale,
b)      4 përfaqësues të Ministrisë së Arsimit,
c)      5 përfaqësues nga bota universitare dhe të pavarur, ku unë do të propozoja:

–       Dr. Elena Kocaqi Universiteti “Alaksandër Moisiu” Durrës
–       Prof. Dr. Luftulla Peza, Kryetar i Qendrës së studimeve Pellazgjike Tiranë
–       Arbëreshi Prof.Dr. Matteo Mandala Universiteti i Sicelisë itali
–       Prof. Dr. Matheu Aref Universiteti i Sorbonës Francë.
–       Prof. Dr. Fahri Xhara Gjakovë Kosovë

3.      Të studiohet shkencërisht zhvillimi ekonomiko social i Shqipërisë për 30 vitet që do vijnë, prioritetet, strategjitë, fushat, perspektiva.
4.      Të studiohen toponimet parasllave të fshatrave të Shqipërisë dhe të bëhet e mundur fshirja e të gjitha toponimeve sllavo-bullgare dhe zëvendësimi i tyre me toponimet para sllave, ose të reja sipas vendit dhe kushteve.
5.      Të ndahet mitologjia pellazgo-ilire nga ajo greke, duke bindur me fakte dhe argumente përmes gjuhës shqipe të vërtetat e popullit tonë. (Të ngrihet një grup specialistësh)
6.      Të studiohet në themel historia e arvanitasve në Greqi dhe të nxirret shkencërisht autoktonia e tyre në atë pjesë të Ballkanit.
7.      Të zbërthehen  përmes toponimisë dhe emërtesave njerëzore veprat kolosale të Homerit  Iliada dhe Odisea.
8.      Të nxitet ndërtimi i kishës së Shën Thanasit në Dhërmi dhe varri i murgut brazilian Nilo Katalano.
9.      Të studiohen arkivat e Vatikanit, Stambollit, Athinës, Shën Peterburgut, Vjenës, Londrës, Teheranit etj, mbi shqiptarët, historinë dhe gjuhën e tyre.
10.     Të pranohet studimi për prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët.
11.     Të studiohet mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe në raport me gjuhët e tjera evropiane, çështjen Çame etj.
12.     Të merret kontakt me banorët e maleve midis Pakistanit, Kinës, Indisë dhe Taxhikistanit, që kanë mbetur atje nga koha e Aleksandrit të Madh. Të studiohet gjuha që ata flasin, zakonet dhe traditat.
13.     Të studiohet zbulimi i Piramidave në Bosnje nga arkeologu boshnjako-amerikan Sam Osmanagiç, i cili thotë se, i kanë ndërtuar ilirët 23 mijë vjet më parë.
14.     Të kërkohet vazhdimi i gërmimeve arkeologjike në Apolloni, Butrint, Amantia, Orik, Bylis etj.
15.     Të vendosen pllaka me mbishkrime historike në disa monumente të kuturis në ndihmë dhe mbështetje të turizmit dhe të përgatiten guida të përbashkëta në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit, etj.
16.     Të përgatitet dhe botohet Enciklopedia e Madhe shqiptare në disa vëllime.

Të gjitha këto e të tjera mendoi se duhet të jenë në vëmendje të punës për reformimin dhe platformën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Autor: Çlirim Hoxha

                                                   

Shperndaje ne
Updated: 15 Shtator, 2017 — 02:16

The Author

Çlirim Hoxha

1 Comment

Add a Comment
  1. Shumë mirë Çimi propozimi yt. E përkrah plotësisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.