Jam lindur s´i krejt shqiptarët
në tokën e lavdisë së madhe
në tokën e lavdisë së përgjakur
jam rritur me prindër të mirë
me gjyshër dhe me stërgjyshër
Në këtë tokë të gjithmonshme
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
trashëgoj pellazgjinë dhe ilirinë
flakët po ma djegin kraharorin
nga plagët e trojeve t´copëtuara
Iliridës e gjithandej Shqipërisë
shqiptarët jemi kudo njëgjakësh
për Shkup dhe Ohër i kam 100
lufta, dhe mbi 2 qind kryngritje
– Ah, dhé i atdheut tim, tokë me
flori dhe minerale; shih si na
kanë shpërbërë gjysmë fitoret
e samari i huaj më tall në shpinë
– Atdhé, rëndë jam i poshtëruar
nga liria e munguar dhe fitorja
Shkup, zgjohu! Zgjohu o Tiranë
zgjohu populli ynë i katandisur
gjaku ynë ende lufton i burgosur
për të gjitha trojet nën një flamur!..
Rrustem Geci – Dortmund
The Author
Atdhe Geci
Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik.
Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron.
Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra;
1. “Demonstratat e luleve”,
2. “Antolologjia personale"
3. “Jeta në Letër”,
4. ”Mielli dhe uji”,
5. “Lirikë”,
6. “Dridhjet e barit”,
7. “Atdheu”,
8. ”Erdhëna”,
9. “Arbëreshët”,
10. “Shqipëria”,
11. “Trojet e mia” ,
12. “Rogana”,
13. “Heroika”,
14. “Gacat e prushit”,
15. “Atdhetarët”,
16. “Pasha këtë tokë”,
17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje.
Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria.
Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.
Pa dyshim poeti Geciështë kreijues me plot ndjenja poetikei cili ndien vet autori në shpirt e zemer. duke thenë shumë çka ne vergjet e tija të cilsat ne boten e poetit jan% ushqim i shpirtit ….