Nëse do të zyrtarizohet “Lëvizja e lirë e çamëve”, si duhet reaguar?

“PËRTEJ NJË VALLEJE PALIKARËSH”

I.- Nëse do të zyrtarizohet “Lëvizja e lirë e çamëve”, si duhet reaguar?

Të nderuar miq, bashkëkomunitarë, ju uroj që familjarisht të jeni shëndoshë e mirë.

Autor: Fahri Dahri

Siç e dini “Çështja Çame” ka 105 vjet që është krijuar nga Fuqitë e Mëdha, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të paarësyeshme në trupin gjeografik të trojeve të etnisë shqiptare. Që nga ajo kohë e deri sot, Çamërisë dhe banorëve të saj autoktonë, nuk i janë ndarë goditjet e rënda etnike, politike, ekonomike, sociale, duke e dëmtuar thellë gjatë gjithë jetës. Gjatë një shekulli jemi njohur me përpjekjet e komunitetit shqiptar në Çamëri për të shëruar (recover) plagët e shumëllojshme që i janë shkaktuar, sikundër nuk kanë munguar edhe traktatet, konventat, takimet shumëpalëshe dhe dy palëshe për të zgjidhur një problem të lindur nga ideatorë të çmendur rracisto-fetarë. Në të gjitha takimet “deklarohet” se e diskutojnë, por mbas çdo takimi “deklarohet” se palët arrijnë në një mendim për tu rimbledhur dhe ridiskutuar çështjen. Kështu takimet mblidhen dhe rimblidhen duke lënë të kuptohet se “Çështja Çame”, mbetet problem që do zgjidhet në një kohë të caktuar…?. Të gjitha këto vazhdimësi “mblidhu”, “rimblidhu” dhe sillu përqark, më ngjasojnë me vallet që sillen rrotull dhe protagonistët e të dy palëve në takime më shfaqen si “palikarë”, ose “levendë” (njerëz guximtarë) që dine ti vërtisin (sorollasin) këto valle dëshpërimi. 

  • Aktualisht kemi takimin Kretë-Tiranë, shpresojmë një fundvalleje!?.

Tek gazeta Panorama datë 11 nëntor 2017, ishte një shkrim lidhur me takimin e Kretës, me siglën konica.al. Mbasi e lexova, pashë që mungonin shumë gjëra që nuk thuheshin, ndofta edhe nga mos njohja e probleme ve nga autori. Në këtë situatë mendova se duhej një sqarim plotësues dhe veprova duke bërë komentin e më poshtëm, të cilin e postova si koment në fund të atij shkrimi. Komenti u pasqyrua, por komentet e bëra në këto rrugë mediatike, nuk arrihen të lexohen prej të gjithëve, kjo është një e metë që nuk mund të rregullohet, prandaj po e rishkruaj në këtë artikull më të plotë.

II.- Koment për artikullin:”Analizë/”Bisedimet e Kretës, pse Shqipëria s’ka pajtuar studio ndërkombëtare. Greqia në gjëndje të vështirë…”. Konica.al.

“Përgjithësisht, si dhe herë të tjera të këtij autori, analiza është bazuar me të vërteta, megjithatë e ndjej të nevojshme të bëj disa sqarime:

a)- Periudha nga koha që Italia hyri në territoret e shtetit Grek dhe konkretisht në rajonin e Çamërisë, e deri sa ajo u largua prej atij territori, prefekturat e Çamërisë (të Thesprotisë dhe të Prevezës), kanë qenë të administruara me mirëkuptim dhe me bashkëqeverisje nga të dyja palët, pala italiane dhe ajo greke. Xhandarmëria dhe korofillaqia ishin në bahkëveprim, po ashtu titullarët dhe nëpunësat e administratës ishin me origjinë greke dhe vllahe, ndërsa nëpunës me origjinë shqiptare (çamë) nuk kishte.

Ishte një grup i vogël njerëzish, me origjinë shqiptare nga Çamëria (çamë) që u inkuadruan në ushtrinë Italiane. Ata persona ishin larguar vite më parë nga Çamëria, ishin integruar dhe përfshirë edhe në administratat e larta shtetërore në shtetin Shqiptar. Si rrjedhojë kur Shqipëria u pushtua nga Italia, ata u inkuadruan në partinë fashiste italiane dhe u përpoqën për të tërhequr banorët e Çamërisë për tu bashkuar me ushtrinë italiane, por nuk ja arritën qëllimit. Fakt që e vërtetonte në atë kohë edhe ish ambasadori italian në Athinë, i cili i shkruante Romës se banorët e Çamërisë nuk e mbështesin pushtimin italian, nuk pranojnë të luftojnë kundër Greqisë.

b)- Problemi i “Çështjes Çame”, nuk duhet trajtuar i shkëputur duke u përqëndruar tek vitet 1940-1945. Një shkëputje e tillë ka qëllime manipuluese dhe sposton nga e vërteta realitetin e ngjarjeve, situatat tejet të vështira që shteti Grek u krijoi banorëve të rajonit të Thesprotisë, duke filluar që në ditët e para të kalimit të krahinës nën administrimin e shtetit Grek.

Në mars 1913 u vranë 72 burra çamë pa asnjë vendim gjyqi, por duke përdorur mashtrimet; gjatë viteve njëzet të shekullit të kaluar çamëve u hoqën të drejtat e pronësisë me pretekstin se ishin gjoja “Toka të Reja”, “Toka të abandonuara” , dhe “Toka pa pronarë”. Qendrimi i shtetit grek bazohej tek marrëveshja greko-turke (ndërrimi i popullsive me bazë kriterin e besimit fetar) ku çamët, pronarët e vërtetë, konsideroheshin të shpërngulur, si të tillë nuk gëzonin asnjë të drejtë dhe akoma më shumë ata për shtetin Grek ishin “inekzistentë”, “të padukshëm”, pavarësisht se çamët ishin në vendin e tyre, mbasi jo të gjithë ishin larguar; u rrëmbyen pronat gjoja me reformën agrare dhe u a dhuruan të ardhurve aziatikë (ortodoksëve turq). Çamët nuk kishin asnjë të drejtë si minoritet deri edhe tek mos kryerja e asnjë shërbimi demografik, nuk rregjistroheshin as lindjet dhe as vdekjet e tyre; për punë në administratën shtetërore as që mendohej.

c)- Lidhur me pretendimet dhe spekullimet e shtetit Grek, se çamët kanë bashkëpunuar me gjermanët, nuk rezultojnë dokumenta zyrtare që vërtetojnë një bashkëpunim të tillë. Ka dokumente që nga shqiptarët e Çamërisë ishin inkuadruar me ushtrinë gjermane rreth 70 burra; ndërsa po nga shqiptarët e Çamërisë, ka dokumente që rreth njëmijë veta, djem dhe vajza çame, kanë marrë pjesë me partizanët e EAM-it (forcë e majtë greke) që luftonte kundër gjermanit dhe EDES-it (forcë e djathtë greke), për çlirimin e vendit nga okupatori. Disponohet lista me emrat dhe mbiemrat e djemve dhe vajzave çame që ishin partizanë të inkuadruar në forcat e EAM-it.

Sipas ditarëve të luftës të oficerëve gjermanë, rezulton se për periudhën që forcat gjermane kanë qëndruar në rajonin e Çamërisë, jo vetëm që nuk ka fronte lufte mes ushtrisë gjermane dhe forcave të EDES-it, por përkundrazi janë realizuar marrëveshje mos sulmimi mes tyre dhe se të dyja palët do të luftonin partizanët e EAM-it. Ditarët e Luftës të oficerëve gjermanë dëshmojnë se në rajonin e Thesprotisë nuk është kryer asnjë aksion luftarak.

ç)- Për të mos hyrë në hollësi historike, pasi ato janë të trajtuara si nga intelektualët shqiptarë me origjinë nga Çamëria, ashtu dhe nga historianët realistë grekë, shqiptarë dhe personalitete të shquara të huaj bashkëkohës të asaj periudhe dhe të mëvonshëm.

  • – Realiteti i qendrimit të shtetit dhe kishës ortodokse greke ndaj çamëve myslimanë, nuk gjendet duke shkëputur periudha, sipas orekseve, por të vërtetat gjenden lehtësisht, nëse ekziston dëshira dhe vullneti për të pasqyruar të vërtetat dhe me paanësi, duke analizuar çdo vit dhe çdo ngjarje që nga janari i vitit 1913 deri sot. Analizat të bazuara me fakte, argumente nga grup ekspertësh (me pjesmarrje në grup ekspertësh edhe intelektualë çamë) dhe jo me krijime opinionesh nga thashethemet, shpifjet dhe manipulimet.

d)- E fundit dhe tepër e sigurtë, si i thonë fjalës “ta dijë gjithë bota mbarë”, është se çamët nuk ikën nga frika se do ti dënonte gjykata greke, por u dëbuan dhunshëm, kështu ata që shpëtuan nga masakrat çnjerëzore, rreth 70% e tyre, sepse 30% e banorëve u masakruan, u vranë dhe u zhdukën, u larguan nga frika e vdekjes që nuk po u a kursenin banditët, burgaxhinjtë dhe zervistët e Napoleon Zervës. Misioni i masakrave të kryera ndaj çamëve myslimanë, lexohet edhe tek vetdeklarimet e tyre se ndjeheshin të lumtur që çliruan rajonin e Thesprotisë nga çamët myslimanë, që kishin 500 vjet që u kishin hypur në kurriz vllezërve të tyre të krishterë. Kjo shprehje lidhet pa dyshim me predikimet e kishës ortodokse greke, që kush nuk është ortodoks nuk është grek dhe si rrjedhojë është i padëshirueshëm të banojë në territoret e Greqisë. Kështu, shqiptarët e Thesproti/ Çamërisë, duke qenë të besimit mysliman u trajtuan si turq dhe si të tillë u masakruan dhe u dëbuan nga vendi i tyre autokton. Pretendimet me thëniet absurde “bashkëpunëtorë” me këtë apo atë armik, apo “tradhëtarë” të kombit grek se u konvertuan në këtë apo atë besim fetar, janë qesharake dhe shumë foshnjore. Banorët e rajonit të Thesprotisë, u bënë theror jo nga bashkëpunimet e sajuara dhe tradhëtitë, se po të ishte ashtu nuk do të vriteshin në masë fëmijët dhe të vegjëlit, as gratë shtatzana, as të sëmurët dhe as pleqtë, ndërsa gjykata të dënonte ata që ishin bashkëpunëtorë (nëse do të vërtetoheshin të tillë). Masakrat çnjerëzore dhe dëbimet e dhunshme u shtrinë në të gjithë banorët myslimanë të Thesprotisë pa dallim mes fajtorëve dhe jo fajtorëve, moshave dhe gjinive, por u realizua një gjenocid i pastërt dhe drejtësia duhet që çamëve myslimanë tu kthejë dinjitetin, tu jepen të drejtat sipas ligjeve të vendosura prej institucioneve ndërkombëtare, dhe kërkohet të vihen në zbatim po prej tyre.

Familjet e komunitetit çam me banim në Shqipëri vazhdojnë të kenë besim tek qendrimet parimore demokratike, duke filluar sëpari tek shteti dhe shoqëria civile greke, tek qendrimet e paanshme të Këshillit të Europës, i cili është i detyruar të mbikqyrë dhe vendosë të drejtat e pakicave në përputhje me konventat dhe Ligjet përkatse ndërkombëtare.

Sqarojme se Ligji Grek i luftës ndaj Shqipërisë, nga vetë koha kur u vendos, përjashton përfshirjen e çamëve, kjo një e vërtetë si drita e diellit, pasi çamët në vitin e daljes së atij ligji, ishin nënshtetas grekë dhe jo armiq të saj. Mballomat e bëra më pas ligjit, mbasi çamët u masakruan dhe u dëbuan dhunshëm nga vendlindja, kuptohet janë të njëanshme dhe saktësisht i ngjajnë poezisë “Ujku dhe Qengji” të Çajupit, ku një qengj pinte ujë në lumë, ndërsa ujkun e kish shtrënguar uria dhe i drejtohet qengjit se i tru”bullonte ujin. Qengji u përgjigj: “Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmbi mua, ujë të kulluar”. Ujku i thotë se ja kishte trubulluar i vëllai, prandaj do merrte hak. Qengji përsëri i thotë se nuk kishte vëlla, ishte i vetëm, atëhere ujku i egërsuar i thotë se ja kishte trubulluar i ati dhe i vërsulet qengjit duke e dënuar me “Ligjin e Luftës”!.

Shpresojmë se takimi i Kretës, do të shquhet duke u nisur në zgjidhjet e problemeve ndërpalëse me paanësi, larg ngurtësive, kokfortësisë, qendrimeve inerte, të mbretërojë shkëputja nga negativiteti dhe absurditeti.

Urojmë sinqerisht suksese të cilat do të shërbejnë në marrëdhënie vërtet të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Këtë koment gjykova si sqarues të analizës të bërë nga konica.al.

III.-Mbi “lëvizjen e lirë të shqiptarëve çamë në vendlindje?”

Dje shtypi jepte informacione me hamendësime, sepse asgjë nuk është bërë zyrtarisht e ditur se ç’farë është diskutuar dhe ç’farë jo. Me gjithatë takimi u mbyll. Opinionet do vërshojnë lumë si zakonisht!!

Disa portale shtypi arritën të japin edhe një lajm, jo zyrtar por me pikëpyetje se: Në Kretë qenka biseduar për lëvizjen e lirë të çamëve, në Greqi?. Nëse ky lajm është në agjendë (rend dite) dhe arrihet të zyrtarizohet, mendoj se do të mund të arrihen disa përfitime dypalëshe:

Para se të pozicionohemi, është e nevojshme të sqarojmë deklarimet e shpejta që po vrehen në organet e shtypit, si mjet ndihmës dhe nxitës në përkrahje të këtij apo atij veprimi.

Është një hap i mirë”. Kjo shprehje është shumë e rëndësishme kur i përgjigjet vërtet veprimeve që diktojnë një fillim të mbarë; por në rastin hipotetik “lëvizja e lirë e çamëve”, nuk mund të përdoret, sepse veprimi i palës greke, për mos lejimin e lëvizjes së lirë të çamëve në vendlindjen e tyre, është një handikap (defekt) ligjor ndërkombëtar. Veprim që duhet kritikuar, dënuar dhe korigjuar menjëherë. Por kjo nuk ndodh sepse “gjykata” e caktuar për ta gjykuar dhe dënuar vepruesin e kundraligjshëm, është në “çoroditje”, e hallkatur në drejtimin që duhet të ndjekë: atë të zbatimit të ligjëshmërisë, apo të ruajtjes së interesave vetëm brenda anëtarësisë së saj. Megjithatë le ta quajmë “një hap të mirë”, sikundër thuhet.

  • – Është hap i mirë. Me pranimin dhe ligjërimin e “lëvizjes së lirë të çamëve” në vendlindje, shteti Grek “arratiset” përfundimisht nga qendrimi kundërshtues se “Çështja Çame” nuk ekziston. Fitohet me vështirësi një problem i qenë, që padrejtësisht është trajtuar si i “pa qenë”, por me lehtësi është mashtruar për dekada të tëra Këshilli i Europës dhe shumë të tjerë!.

– Është hap i mirë, pasi do sjellë vlera të rëndësishme në të ardhmen. Do të rikthehet fqinjësia e 100 viteve më parë dhe njerëzit e dy popujve tanë do të rinisin vllazërimin e ndërprerë në luftrat Ballkanike dhe ato Botërore.

– Do rriten garancië për ruajtjen dhe stabilitetin e shteteve dhe popujve në rajon, si rrjedhojë do të zgjerohen dhe shtohen investimet ndërpalëse, do të zhvillohet tregtia, kultura, arsimi dhe do të ngrihet në nivele të shëndosha miqësia mes popujve dhe shteteve të Ballkanit. Në kuptimin simbolik, do të shembet muri i “Berlinit” në Ballkan.

– Do të çvlerësohen epitetet e përdorura gjërësisht nga injorantët politikë, nacionalistë dhe fetarë ndaj etnisë shqiptare, të cilët nga mungesa e kulturës, miopia politike, fetare e nacionaliste, nuk arrinin të bënin dhe bëjnë dallimin thelbësor të kombit shqiptar, populli më i vjetër në Ballkan, me popujt e tjerë të ardhur nga Azia e largët, e mesme dhe e vogël, apo nga Afrika e veriut. Epitetet krejt pa baza etnie si “turq”,“shqiptaro-turq”, “shqipfolës”, “çamo-turq”, etj. të sajuara në koridoret e nacionalizmit ekstrem dhe përcaktimeve të kombit mbi baza fetare, si gjatë periudhës Bizantine dhe Osmane, ku për 500 vjet trojet etnike shqiptare trajtoheshin si troje të perandorisë Osmane, apo principata shqiptare, kanë dëmtuar rëndë ndërgjegjen kombëtare dhe sociale mes popujve të Ballkanit.

Arësyeja, gjykimi njerëzor në misionet e veta, detyrohet të dallojë dhe veçojë fenomenet shoqërore dhe të ndërrtojë taktikat dhe strategjitë e vijimësisë. Ndarje të mëdha, shumë shqetësuese dhe me dhimbje therëse kanë shoqëruar njerëzimin ndërshekuj, të cilat nga mos frenimet e tyre vazhdojnë edhe në ditët tona. Rendi skllavopronar i ndante njerëzit në pak skllavoprarë dhe shumë skllevër. Mesjeta bizantine dhe osmane i gruponte dhe ndante njerëzit për mësymje sipas besimeve fetare, duke u konkretizuar me shekullin e kaluar me besimtarët ortodoksë në grekë dhe ata myslimanë në turq, ku krahas mësymjeve u organizuan edhe spostimet nga vendbanimet mijëvjeçare. Nga shekulli i kaluar e në vijim vrejmë grupimin dhe ndarjen e shoqërisë njerëzore në të “majtë” dhe të “djathtë”, aspak me prirje idesh (larg njohjes së realitetit), me interesa të theksuara vetiake, me synime të qarta dëmtimesh shkatërruese të shumicës popullore, sikur skllavopronaria.

E drejta e veçantë që gëzon shoqëria njerëzore e epokës tonë, në njohjen e rendeve ekonomiko-shoqërore, duhet të arësyetojë në vendosjen e të “Drejtës natyrore”, e cila na jep mundësira për të realizuar rendin më të mirë të mundshëm të shoqërisë, si në ekonomi dhe politikë, duke u paraqitur kryesisht në marrëdhëniet mes shteteve, si dhe këtyre të fundit me individët. Në demokraci veprojnë pozita dhe opozita, të cilat duhet të bashkëjetojnë e veprojnë për vendosjen e të “drejtës natyrore”, larg konflikteve bajate, bllokimeve dhe kontradiktave antagoniste, veprime që frenojnë progresin dhe krijojnë kriza të shumëllojshme.

Një ndreqje rrënjësore e qendrimeve të gabuara, qoftë dhe të ndërrtuara me vetdije nga segmente të caktuara shtetërore, politike, fetare dhe sociale ndërballkanike, do të çlirojë energji të pallogaritshme në dobi të të gjithë popujve të këtij Gadishulli të emërtuar “fuçi baruti”.

Një zyrtarizim për “lëvizje të lirë” të popujve, të paktën ndërballkanikë, patjetër do të shoqërohet me detyra dhe të drejta të cilat duhen respektuar me rigorozitet, larg mllefeve, ndasive dhe armiqësive disa dhjetëra vjeçare të kultivuara nga ekspansionet nacionaliste, fetare etj.

  • – Në atmosferën që dëshirohet dhe me shpresë të realizohet, në rastin e këtij takimi, detyrat dhe të drejtat e dy popujve dhe komuniteteve brenda tyre, duhet të paraprijnë nxitjen e politikës për të ndërmarrë veprime miqësie, sheshim me urtësi e drejtësi të problemeve dhe zgjidhje të pranueshme që vetë koha na i dikton.Në këtë kënvështrimi mendoj:

– Anëtarësia e komunitetit çam duhet të jetë shumë e kujdeshme, të mos priret nga euforia, të mos fillojë nga meritat e këtij apo atij, të mos infektojë qytetarët e këtij komuniteti me egoizma, mburrje dhe as me sharje, apo akuza të çfardollojshme ndaj askujt, as ndaj shtetit të atjeshëm dhe as të këtushmit.

Shpresojmë dhe dëshirojmë se po hyjmë në një periudhë kalimi nga e kaluara e çatdhesimit, në të ardhmen e riatdhesimit, situatë e cila kërkon “heshtjen relative”, domosdoshmërisht me ndjekjen parreshtur të ecurive lidhur me çështjen tonë, dhe në asnjë rast të mos injorojmë vigjilencën për çdo thënie dhe veprim të shumëanshëm. Duhet me qetësi e durim të pritet derisa të kemi një zyrtarizim përfundimtar të bisedimeve në Kretë dhe në Tiranë. Të mos lejohet që ”bishti të bëhet më i rëndë se sqepari”.

– Nëse arrihet të zyrtarizohet “lëvizja e lirë e çamëve në vendin e të parëve”, do të kemi disa të pritshme, të cilat duhen edhe strukturuar me mënyra dhe forma të ndryshme për të arritur tek çdo person me origjinë çame. Këto detyra i takojnë kryesisht Shoqërisë Politike Atdhetare të Çamërisë:

– Të fillojë rregjistrimi i të gjithë qytetarëve me origjinë nga Çamëria, duke shënuar emërin, emrin e babait, gjyshit dhe mbiemrin; vendlindjen e babait ose të gjyshit, sipas rastit (me të dy toponimet, atë para 1940-tës dhe të sotmin që ka vendosur shteti Grek). Ky rregjistrim duhet theksuar se bëhet thjeshtë për qëllime demografike. Fondet për këtë proces të financohen nga shteti, në të kundërt të sponsorizohet nga biznesmenët. 

– Nëse zyrtarizohet “lëvizja e lirë”, vizitat fillimisht duhet të organizohen në rrugë shtetërore, ose me grupe sipas dëshirave, por tepër të kujdesshëm në të gjitha lëvizjet në rajonin e Çamërisë. Asnjëherë të mos krijohen konflikte me strehuesit që ndodhen në banesat e prindërve tanë, por të trajtohen si gjitonë, fqinj, të përshëndeten me mirësjellje. Shmangje nga çdo provokim, të mos krijohet asnjë ndodhi e papritur, e padëshiruar. Nuk janë ata që kanë zaptuar shtëpitë dhe vendin tonë, ishte shteti i atëhershëm grek që e ka krijuar këtë situatë. Kushdo që do shkojë për vizitë në vendlindjen e tij ose të prindërve duhet ta bëjë zemrën “gur”, të mos ligështohet, të gëzojë që mbas shumë dekadash këmba shkel në truallin e tij. Lëvizjet tona, qofshin individuale ose në grup, të marrin karaketer “turistik”. Sigurisht këto qendrime do të jenë vazhdimisht në rifreskime, hap pas hapi dhe sipas situatave??.

– Lëvizjet tona në “Tokën tonë”, të karakterizohen nga sjellje të denja, të një niveli të lartë mirëkuptimi me bujtësit e atjeshëm, sepse sipas gjykimit tim, çdo sjellje, çdo bisedë me të atjeshmit, çdo veprim i qytetëruar nga ana jonë do ketë ndikime të rëndësishme në hapat e tjera, dhe do të sigurojnë vendosjen e drejtësisë së mohuar dhe aq shumë të kërkuar ndër 7 dekadat e largimit prej strehës prindërore. 

– Rëndësi të veçantë merr “lëvizja e lirë” (e jonë-atje), edhe për faktin sepse do të eksplorojmë vendin, do shikojmë shtëpitë tona (shumica e të cilave janë në gjendje të mirë); do kujtojmë prindërit, motrat dhe vllezërit që kishim kur ishim të vegjël dhe mblidheshim rreth vatrave të ngrohta; do njihemi me trojet rreth shtëpisë; do mësojmë se me cilin ishin komshinj prindërtit tanë; do njohim dhromet, rrugicat, arat, prrenjtë, lumenjtë; do njohim qytetet, fshatrat, malet, kodrat, gjithçka nga ato që kishin prindërit tanë ndërshekuj; do vizitojmë varret e gjyshërve tanë; do marrim ajër nga ajri i pastërt i atij vendi të bekuar.

Po, do të shikohen shumë gjera. Por seicili nga ne, duhet që ti jape forcë e jetë durimit, mirësjelljes, të tregojmë se tek ne mbretëron respekti, sinqeriteti, dhimshuria për këdo. Larg mërive, mllefeve, sepse nuk janë ata të djeshmit, por edhe shumica e jonë nuk jemi ata të pamjeve direkte të masakrave. Plaga e freskët dhemb vërtet më shumë se sa kur ajo ka kohë që ka ndodhur. Jo, ajo nuk harrohet asnjëherë, por dhimbja ka lehtësira, prandaj dhe kohët sjellin pendime, falje dhe vazhdime të mëtejshme në jetë.

●●●

Të nderuar miq, këto që po shkruaj nuk janë gjëra që nuk dihen, por i shkrova për pa asnjë dyshim si një bisedë mes nesh duke pirë kafe tek “Juvenilja, “Taivani” apo një drekë tek lokali “Tepelena” ose gjetiu. Ju duke lexuar këto rrjeshta kaloni kohën me mua duke bashkëbiseduar dhe unë duke i shkruar këto ashtu po ndjehem, midis jush!.

Një e vërtetë është se Shoqëria Politike Atdhetare e Çamërisë, për situatat që kalojmë dhe që presim se do ndodhin, duhet të jetë më aktive, të krijojë struktura për të ndikuar sa më mirë dhe saktë tek çdo familje çame.

Urojmë që takimi i nisur në Kretë të përfundojë me marrje vendimesh vërtet historike.

E nesërmja doemos duhet të na gjejë të përgaditur. Kjo është idea e këtij shkrimi.

Londër, më 14 nëntor 2017.  Miku juaj Fahri Dahri

Shperndaje ne
Updated: 19 Nëntor, 2017 — 03:41

The Author

Fahri Dahri

2 Comments

Add a Comment
  1. Nga kendveshtrimi im sa i perket ne raport me te gjitha qeverite tona shqipfolse(sidomos konkretisht kjo kasta qeverisese kancerogjene shkatrimtare per ne si komb shqiptare londineze te pas viteve te 90-te te pseudemokracise)-pore edhe te medjave te shkruara elekttonike televizive te ketyre viteve te pas 90-tave se sa kane kontribuare trajtuare denoncuare sensibilizuare te gjitha qeverit Greke dhe faktorin organizmat nderkomtare vendimarres Evropian dhe Amerikan per zgjidhjen e Çeshtjes se Krahines Shqiptare te Çamerise rikthimin e popullsise se saje ne vatrat e tyre strrgjyshore.- Eshte mese e vertet fakt realitet se ne raport me shqiptaret e Kosoves Ilirides realiteti ne teren ka qen DHE VAZHDON krejt ndryshe te jete pozitiv favorizus per organizimin e protestave luftes per clirim te ketyre teritoreve shqiptare ,-Sepse popullata ka qen e pranishme autoktone prezente ne keto teritore shqiptare ,pavarsisht terrorit perndjekjes vrasjeve shpernguljeve. Pore e vetmja alternative qe popullata shqiptare Came nese vertet mendon endron qe te rikthehet ne Camerin shqiptare duhet te filloje te mendoje veproje identik si shqiptaret e kosoves.-Gradualisht te fillojn ti ngren Cadrat tendat dhe te vendosen per te jetuare banuar si popullate e shperngulure nga trojet e tyre stergjyshore ne afersi te Kufirit me Camerin konkretisht ne pikat doganore ne Qaf Bot Kakavi etjer ,- Qe faktori vendimarres perendimore te sensibilizohet alarmohet informohet mbi Ceshtjen kauzen te Camerise, pore ne kete menyre do i behet presjon edhe qeverise sone londineze qeveritarve tane pore edhe shtetit shovinist grek do vihet me shpatulla per muri”Nese popullata Came e shperngulur nga vatrat e tyre do e mare nje akt te till protestus ne pseudokufijt e tyre te dhunshem te padrejt qe na kane ndare nga Krahina shqiptare e Camerise ” Dhe me hir apo pahir te vendosmerise ”SE PALEKUNDUR ” se popullates Came do ti lejoje te rikthehen ne shtepit vatrat e tyre ,-Por edhe nese sdo i lejoj ME MARRVESHJE MIRKUPTIM ” ateher popullata Came e vendosur ne kufi ne menyre te organizuar masivisht edhe pa lejen miratimin aprovimin e autoriteteve policore ushtarake te shtetit Grek le tja mesyjn si nje lum uragan vullkan te unifikuare si nje trup i vetem SHPERTHYS…– doganave kalimeve kufitare ne kembe per tu rikthyer ne Cameri , Sepse autoritetet policore ushtarake okupatore pushtusr Greke ne kufi apo edhe ne brendesi te teritorit te krahines se Camerise !-nuk do guxojne as te imagjinojn se jo se jo qe te mendojn implementojn perdorin armet plumbat mitralozet helikopteret avjonet bombardus per te bombarduar vrar ekzekutuare shfarosur (sikurse Veproj vrau shpernguli nga vatrat e tyre ne 1944-tren luften e dyte botrore )popullsine Civile Came Civile sepse ajo ka thyer kufirin shqiptaro shqiptare per tu kthyer ne vatrat e tyre stergjyshore ne Cameri ,-Por nqs ”Helbete”policija ushtrija Greke apo popullata grabitqare Greke e ardhure nga Azia pas marrveshjeve te qeverive Turko Greke,-qe eshte vendosur ”Me miratimin aprovimin pelqimin e te gjithave qeverive shoviniste Greke”- Qe ka pushtuare shtepite fshatrat qytetet tokat e shqiptarve te Camerise do perdore dhunen terrorin vrasjet e popullsise Came
    civile te parmatosur,-Ateher ne si komb shqiptare ”TE KUDONDODHUR ” te dy shtetet tona shqiptare,- Edhe pa aprovimin lejen e faktorit nderkomtare”Nese ata nuk nderhyjn reagojn ti bejn presion shtetit Genocidist Grek.Pore edhe te dy shtetet tona shqiptare nuk mund te na pengojn”ne si shqiptare ne tersine tone gjografike etnike”- te na dekurajojn apo te na arrestojn burgosin per te mos na lejuar qe te shkojm te luftojm te mbrojm nga raprezaljet vrasjet terrori qe mund te mendojn imagjinojn te bejn per se treti her shovinistet grek kundrejt popullsise Came.Sepse ajo po kerkon te rikthehet ne vatrat shtepit e tyre”- Kemi te drejt legjitime te revoltohemi rebelohemi organizohemi DHE TJU SHKOJM NE NDIHMe MBROJTJE)sepse ne nuk po solidarizohemi rekrutohemi nga dhe me ISISIN terrorist”-te militarizohemi ushtarakisht, dhe te luftojm per te mbrojture popullsine shqiptare te Camerise, (Nese is popullate nuk do lejohet sulmohet persekutohet terrorizohet vritet Vetem se ajo po kerkon te rikthehet paqsisht ne vatrat e tyre pra te rikthehet ne vatrat pronat e tyre nga qeverit Greke apo nga popullata Greko Aziatike Vllehe qe ka pushtuare okupuar dhe jeton padrejtsisht ne pronat e shqiptarve te Camerise.Ne menyre Qe ajo si popullsi edhe pasi te rikthehet ne trojet e veta te kete mbrojtje siguri ne cdo aspekt nga te dy shtetet tona shqiptare (apo nga ndonje prani e faktorit nderkomtare qofte Civil apo prani ushtarake si ne Kosove qe te mbroje garantoje popullsin Came nga persekutimi vrasjet shpernguljet)-Pra identik sic u luftua ne Kosov Lugin te presheves Ilirid.Pore çelsin Alfen dhe Omegen per te na ven ne levizje detyruar me hir apo pahir”- si komb shqiptare , per te bere realitet rikthimin e popullsise Came ne shtepit e tyre e Ka vet popullsija Came e vendosur ne shqiperin tone londineze kryesisht ne jug shqiperi te mesme dhe shqiperin perendimore bregdetare,-Pas genocidit shpernguljes Zerviste .-Dhe jo si popullat e shperngulur e Camerise te vendosur ne shqiperi tju zere gjumi letargjik sikur ne Camerin shqiptare do ju rikthejn me autobuza trena helikoptere aroplan anije turistike, se atje do gjejne vilat gradacelat shtepite e tyre te ndertuara shkollat spitalet objektet e kultit te investuara ndertuara me bekimin FINANCIMIN aprovimin miratimin e qeverive grekoshoviniste.-Kjo ska per te ndodhur kurren E KURRES.;keto lloj endrash imagjinatash jane identik si ajo fjala e urte popullore qe perdoret tek ne si komb shqiptare ”Prit Gomare sa te vije Pranvera dhe te dali Bare jonxh terfil ,- Dhe kur erdhi Pranvera dhe Doli Bari tetelini Gomari kishte ngordhur” Sepse Shovinistet grek jo vetem qe deklarojn se Ceshtja Came nuk ekziston!Pore shovinisteve grek ju eshte rritur oreksi apetiti dhe po punojn investojn dit e nat me Anastasin ne jugun ton dhe shqiperin tone te mesme per ta na asimiluar si besimtaret ortodokse shqiptare dhe si popull ne tersi dhe me pas ta na gllaberojn pushtojn Helenizojn si teritor te cilin e identifikojn rreklamojn propogandojn ne arenen nderkomtare si Teritoret Bizantine Helenistike te Vorio Epiri grek,- i pushtuar nga mbetjet e ishe perandorise osmane turko shqiptaret,Dhe pothuajse shume here brenda viteve vin per prlegrinazhet e tyre poshtruse provokuse per ne si komb shqiptare per pelegrinazhet dedikuar deshmorve te Vorio Epirit Grek .Dhe ne si shqiptare londinez si shqiptare ne tersine tone gjografike etnike ,— Pore edhe si shqiptare te Camerise nuk e shohin te arsyshme qe mos te dalim te protestijm reagojm protestojn demostrojn kunder ketyre pelegrinazheve provokuse grabitqare kundrejt neshe si komb shwiptare,-Pore mundohemi te gjejne justifikime shfajsime,- (te grim sallate te behemi pseudopatriot ne rrjetet socjale te identifikojm akuzojm te tjeret si Fakira !-qeverit medjat tona pseudo shqiptare shqipfolse ne realitet(Sepse nje fjal e urt popullore thot se Qeni atje Ku i japin per te ngren Lehhh)dhe qeverit medjat tona fatkeqsisht motivohen inspirohen e ngren zerin e tyre vetem per ata qe i ushqejn paguajn financjarisht(Pore kjo poshtersi baterdi tradhti e shqipfolsave tan qeveritare mediatik nuk duhet ne te na Amistoje ngushelloje qe mos te reagojm .sepse kinse demek nuk duhet te dalim reagojm kundershtojn me protesta keta provokatore kriminel grek (Sepse demek provokojm shqetsojn grekishovinistet qe i mbajn pervtvitshen keto pelegrinazhe ne shqiperin tone per herojt deshmoret e tyr imagjinare te Vorio -Epirit”Nje citat ajet Kuranor ,-Por edhe ne Bibel decidivisht thote ”Ti mundohu kerkoje te drejten tende sado pak siperfaqsisht,-Kurse une do te ndimoj shume qe ti te fitosh te drejten tende legjitime te mohuar padrerjtsisht !ky eshte realiteti fatkeqsisht per ne si komb shqiptare!Qe presim mrekulli Hynore dhe kemi ren ne gjume Letargjik.

  2. Të falenderoj që more pjesë me mendime për zgjidhjen e problemit.Ka plot alternativa, por populli me fjalët e tij të urta na këshillon:”shtri këmbët sa ke jorganin”. Ujku është egërsirë,por edhe i fuqishëm, evshoqërojnë edhe hienat. Çobani i dhenve ka veç krrabën dhe një qen, mjete minimale për përballim.
    Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.