Avdi Ibrahimi: Vështrim libri: “E VËRTETA BËN ARMIQ” të autorit Xhemil Zeqiri

Autor: Avdi Ibrahimi


Publicistika opinioniste e Xhemilit, sjell një risi autoriale ku shkrihet ngjarja politiko-historike e popullit shqiptar të ndarë nga trungu i Shqipërisë mëmë në pesë shtete, tragjik kjo e ardhur nga fqinjët tanë grabitqar e barbar, si dhe nga Fuqit e Mëdha në Konferencën e Londrës 1912-1913, që ndau si thikë kirurgu për gjysmë Shqipërinë, një aktualitet drame dhe tragjedie që e përjetojnë rëndë shqiptarët edhe sot e kësaj dite. Kuptimet dhe idetë janë të atilla që lidhen me ekzistencën, me jetën e mbarshqiptarisë, autori i këtij libri polemizon me të gjithë ata njerëz që e kanë penguar lirin dhe bashkimin e kombit shqiptar, popull ky i cili historikisht njihet si një nga popujt më të lashtët e botës që janë pasardhësit e pellazgo-ilirëve. Kërkimi i vetë autorit për të argumentuar të vërtetën historike shqiptare, mesazhi politik që përqon nëpërmjet letrave dërguar Qeverisë dhe Parlamentit të Danimarkës, dhe shumë institucioneve tjera ndërkombëtare, si dhe të atyre kombëtare, është një mesazh i qartë politik dhe me ndikim pozitiv të diplomacive ndërkombëtare e kombëtare gjithherë për të depërtuar në thelbin e gjërave konkrete në zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Për autorin e këtij libri Kosova nuk është e çliruar në mënyrë të kënaqshme, -ngase Kosova është nën okupimin e dhunshëm nga enklavat serbe me që një e treta e territorit të saj, ku në përbërje të enklavave serbe janë 9 komuna, e për ironi të fatit kemi edhe një komun turke në Mamush, ku popullata e saj mban mbiemrat shqiptar si: Mazrreku, Morina, Bytyçi, Gashi, Krasniqi etj. Llogarisni se sa turke mund te jet kjo komun! Poashtu në Maqedoni faktori shqiptar nuk po i mbron sa duhet të drejtat kombëtare të fituara me gjak. -Shqiptarët kanë atje të drejta të shahen e të vriten mes vete, po jo të drejtohen në luftë kundër shovenizmit dhe nacionalizmit maqedonas, që po ju shkel të drejtat e tyre. Gjithashtu edhe Mali i Zi ka luajtur e po luan rol negativ dhe antishqiptar.
Kështu nga revoltimi i këtyre padrejtësive që u janë bërë në të shkuarën nga Perandoria Osmane, dhe për një shekull nga jugosllavët, por edhe në të tashmën nga faktori ndërkombëtar në emër të ndryshimeve politike kinse për një sistem tjeter nga ai i mëparshmi, që tani po e quajnë sistem demokratik ku kemi mbi 50 parti shqiptare të mëdha e të vogla në mbarhapsirat e trojeve shqiptare, parti këto që më shumë po përqajnë se sa po i bashkojnë shqiptarët! Xhemili i revoltuar shprehet në intervistën e tij dhënë për “Epoka e Re” më 13 Korrik të vitit 2001 në Prishtinë: -…Përse kështu ne shqiptarët, njëherë qenkemi për Stamboll me “baba” dovletin, njëherë për Beograd me “babën” Tito, tash për Strasburg me At’hisarin…Por, me plot të drejtë pyet politikanët shqiptar dhe servilet e tyre, po kur more do të jemi për Tiranë e bashkim kombëtar?!
Për këtë arsye nuk na duken jomorale, as ato shprehje ku atori merret ndonjiher me mllef për problemet politike më triviale të përditshmërisë të ideve të mbrapshta e me servilizëm të tepruar ndaj dëgjueshmërisë së të huajve, apo të ndonjë fjalimi, artikull gazete ose interviste të dhënë në kontekstin kohor nga ish politikan shqipfolës të kohës së pushtetit të tyre në ish Jugosllavinë titiste.
Por, ajo që e revolton dhe i hap plagën e zemrës së shkrumuar janë ata njerëz qe kanë qenë të angazhuar në veprimtari atdhetare dhe të burgosur politik që kishin dhënë kontribut në drejtimin kombëtar, sot janë bërë një me politikanët servil që punojnë për interesat e të huajve vetëm që të mbetën në pushtet, anipse po dëmtojnë intersat tona kombëtare.
Mu për këtë arsye shkruan Xhemili, -ndërkombëtarët përkrahin politikën toptaniste të Sali Berishës dhe bandave të tij serbo, malazeze, maqedone, dhe greke…Nuk ka dyshim se kjo politik është plotësisht në kundërshtim me vullnetin politik të shqiptarëve në tërë Shqipërinë natyrale.
Libri publicistik është në vazhdën e diplomacisë politike të çështjes shqiptare të pazgjidhur edhe sot e kësaj dite në Ilirikun Ballkanik. Xhemili është një zë i ndërgjegjës së pastërt kombëtare në korent me kohën dhe problemet politike të kohës, ku vetë ai jeton për 36 vite me radhë jashtë vendlindjës së tij të dashur, sikurse shumë mëmëdhetar e mëmëdhetare që jetuan me mallin e atdheut që nga koha e Skëndërbeut e këtej, ashtu siçë ishin rilindasit trima të pushkës e të penës, ashtu siçë ishin vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe si vëllau i tyre Kadri Zeka e plot të tjerë që ndodhën në shtete të ndryshme të botës.
Ndaj publikistika diplomatike e shkruar prej tij, krijon lidhje të forta emocionale patriotike të lexuesi, duke ju bërë me dije se historia gjithnji na përsërit nga diçka. Nga ky vështrim largpamës të një atdhetari që e pranon publikisht se ka të kryer shkollën e mesme dhe një vit të fakultetit, megjithate ai si autodidakt në fushën e letërsisë ka mbajtur shënime për shum ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare me shokët dhe shoqet ku ai ka vepruar, qoftë në atdhe e jashtë atdheut të tij përkatësisht në Kopenhagë të Danimarkës, porse, jeta e ka brumosur se e përparshmja historike e popullit shqiptar ja ka mundësuar të identifikoj probleme, që mund të kenë një burimsi të njejtë, thjeshtë na bën që shumçka të jetë përsëritja e një përvoje në shtigjet e luftës për liri e të drejta kombëtare në të cilën luftë për 36 vite me radhë është përfshirë në mënyr aktive edhe vetë Xhemili.
Ndaj autori ndjehet i revoltuar siç shprehet edhe vetë ai: -…Në Lidhjen e Shkrimtarëve të Danimarkës. I pyeta me ironi dhe zemërim…Intelektuali danez që ka shkruar 20, 30, libra, nuk di asgjë për Adem Demaçin?! Ata më thanëse për çështjet ndërkombëtare është kompetente Pen-Qendra, daneze, ndaj më udhëzuan të shkoj atje…Në kuadër të interesimeve tona është edhe z.Demaçi, ndaj lidhur me këtë tri her i jemi drejtuar Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ja çfarë na kanë thënë: “Adem Demaçi është i burgosur politik, ka dy fëmijë, është i ndarë nga gruaja…” Por, për mua autorin e këtij vështrim libri, baca ynë është i madh, si sot ashtu edhe para disa dekadave është i njejti heroi ynë i gjallë i kauzës kombëtare, prioritet gjithnji i jep të drejtës dhe të vërtetës politiko-historike, të cilën gjë do ta verifikoj historia.
Nga konstatimet realiste që jep autori i librit: “E vërteta ben armiq”, duke kërkuar me ngulm të vërtetën e jo te jepet pas vlerave efemere të kërkesave e interesave të politikës ditore për të përfituar favore të përkohshme për Xhemilin kjo është e papranueshme. Por ai është i interesuar vetëm për intersa të përgjithshme afatgjata kombëtare. Në pjesën e librit Reagime, gjatë promovimit të mbajtur të librit: “Në mbrojtje të çështjes shqiptare” me autor Xhemil Zeqiri, në Prishtinë më, 03. 09. 2005 mes tjerash shkruan: -Në diskutimin e tij Prof. Dr. Akif Bajrami historian ishte shprehur: “Enver Hoxha meriton një përmendore 500 metra…sikur disa politikan sot ta lexonin korospondecën Enver Hoxha – Kim Philibi, do të pësonin infrakt menjëherë se janë në pozita katastrofale të paditurisë… Por, Enveri meriton edhe 500 nderime të tjera. Poashtu në pjesën e pestë të libri për personalitetin e Enver Hoxhës mes tjerash kemi këtë shkrim te autorit të këtij libri në fjalë: -Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë në Enciklopedin Botërore 2005…Në, Enciklopedi Hoxha nuk cilësohet si diktator, por si “politikan komunist” që udheheqi Shqipërinë për gjysëm shekulli, por i pavarur nga komunizmi sovjetik dhe ai kinez”.
Në këtë liber të autorit Xhemil Zeqiri, ndihet zëri i arsyeshëm i protetstës politike dhe kombëtare i cili si tash e 36 vite më pare i angazhuar si veprimtar i palodhur i çështjes shqiptare, ashtu edhe sot si militant në radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Skandinavi, nuk pajtohet në asnjë mënyrë me atë që është kundër kombëtare, duke e ngritur zërin prej patrioti të devotshëm dhe atdhedashësit të flaktë, duke qenë më zemër edhe humanist, do të di që gjithmonë t’ia mbaj anën të drejtës, të vërtetës, deri në realizimin e amaneteve të heronjëve dhe heroinave shqiptare për bashkim mbarshqiptar me një shtet të vetëm të quajtur Shqipëri.
Librin publicistik të autorit Xhemil Zeqiri: “E VËRTETA BËN ARMIQ”, që për botues ka: Thesari, Sharr, 2017, ndërsa për dizajn dhe faqosje është kujdesur: Omi DESIGN. Njiherit Redaktor libri është: Mr. Gëzim Mekuli, kurse recensentë të librit janë: Gjirokastriti, Gjeneral Dilaver Goxhaj dhe Andrim Zeqiri.
Ky libër publicistik ngërthen në vete një dorë ngjarjesh të shkruara në periudhën kohore në fillim vitin 2001, dhe mbarim vitin 2016, materiale këto të rëndësishme politike dhe historike.
Libri përbëhet nga 6 pjesë:
-Intervista, dhënë nga autori mediave elektronike të ndryshme në Republikën Shqiptare të Kosovës, Republikën e Maqedonisë, i lindur në fshatin Zhelinë komuna e Tetovës, qysh në vitin 1981 është detyruar nga represioni sllavo maqedonas të marrë rrugën e rëndë të mergimtarit në Danimarkë, nga ku edhe ka filluar aktivitetin patriotik në shërbim të Atdheut shqiptar, në kuadër të Lëvizjës Popullore të Kosovës (LPK). Gjithashtu intervista ka dhënë edhe në mediat elektronike të shtetit të Danimarkës.
-Reagime, për të përgënjështruar propagandën kundër UÇK-së, UÇ.Kombëtare në Maqedoni dhe UÇPMB-së…
-Shkrime të ndryshme.
-Letra, peticione dhe telegrame.
-Rreth figurës së Enver Hoxhës.
-Recenca.
Libri ka gjithsejt 400 faqe.
Uroj që ky libër të ketë lexues të vëmendshem, sepse ky libër është me vlerë publicistike, politike dhe historike. Për çka autorit i uroj shëndet dhe suksese në të gjitha fushat e jetës.

Më 16 Nëntor 2017 Prizren
Shperndaje ne
Updated: 19 Nëntor, 2017 — 03:37

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.