Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi


Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më i gjallë se të gjithë shqiptarët e tjerë . Ashtu e ndjej edhe unë veten time ! Të shkruash për këta heronjë është një privilegj i madh . Të shkruash për këto dy figura kombëtare të krijon ndjesinë se shqiptari mund të jetë një fëmijë shumë i mirë për nënën Shqipëri . Atëherë , le të bëhemi fëmijë të mirë për nënën tonë .
 
Për këta heronjë mund të thuhen fjalët më të mira që egzistojnë . Mund të përzgjedhim fjalët më të mira për këta heronjë , ka mundësi që të ofendohen , por këta dy njerëz mbeten shtyllat kryesore të popullit tonë shqiptar . Ata janë dy shpirtrat e kombit tonë të madh shumë vjeçar . Po të mos ishin Adem Jashari dhe heroi ynë mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti , ne nuk do të ishim ky popull që jemi . Do të ishim komplet të humbur , pa kurrfarë ndjenjë kombëtare dhe pa më të voglën shpresë për të jetuar , për të mos përmendur edhe qëndresën e madhe shqiptare ndaj pushtuesit .
 
Le të kthehemi mbrapa në kohë për të folur në gjuhën e lashtë dhe misterioze të historisë ! Të shkojmë në datën 6 maj të vitit të largët 1405 dhe sigurisht kur përmendet kjo datë , përmendet fillimi i një epoke të re të shqiptarëve , një epokë ku shqiptarët filluan të merrnin (pak a shumë) frymë lirshëm , por kjo nuk mund të thuhet për fillimin e kësaj epoke . Vitet e para të pushtimit osman shënojnë rënien morale të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre .
 
Në këto vite të errëta të shek.XV , pushtuesit gjakatar , filluan që të merrnin me dhunë fëmijët e vogël shqiptar që t’i stërvitnin t’i bënin jeniçerë dhe ushtarë të devotshëm si dhe besnik ndaj sulltanit . Njëri ndër ta ishte i riu Gjergj Kastrioti . Aftësitë e tij të jashtëzakonshme për luftë dhe betejë i tregoi qartazi para sulltanit . Në atë moment sulltani e pa një vizion të qartë për Kastriotin . Ai u rrit nën frymën otomane dhe kështu deri në moshën rinore u bë njëri ndër komandantët më të mirë në radhët e ushtrisë osmane , por zemra e tij rrihte vetëm për nënën Shqipëri e cila ishte komplet e robëruar .
 
Nuk dinte se kur të kthehej në Atdhe dhe t’i shihte ato fusha të bekuara me bukuri të pashembullta , të cilat nuk i ka parë ndonjëherë në jetën e tij . Të njëjtin mendim e pati edhe i madhi Naim Frashëri ! Ai u kthye në Arbërinë e tij . Vetëm ai e di se sa shumë ka vuajtur , vetëm për të ndalur gjakmarrjen e vazhdueshme të shqiptarëve mes vete . Ky bashkim i shqiptarëve vërtetohet me Besëlidhjen e Lezhës më 2 mars 1444 ! Kaluan 25 vite qetësi por pas vdekjes së Gjergjit , përsëri u ndanë e u shpërndanë siç shpërndahet policia gjatë një operacioni policor ! Ky është i madhi Gjergj Kastrioti për ne .
 
Gjergj Kastrioti është frymëzuesi im dhe i gjithë luftëtarëve të tjerë shqiptar , të cilët dhanë jetën për Shqipëri e Kosovë . Frymëzuesi i Adem Jasharit ishte mbreti Gjergj Kastrioti ! Adem Jashari është komandanti ynë legjendar . Nëse ofendoni mbretin tonë , atëherë keni ofenduar Bacin Adem së bashku me gjithë heronjët e tjerë kombëtar .
 
Do të luftojmë kudo që duhet të luftojmë . Do të luftojmë në shtëpi , në male , në fusha , në fushë të betejës , por kurrë nuk do të kthehemi pas . Nëse kthehemi pas , mallkimi i atdheut do të bie mbi kokat e atyre që u kthyen pas . Këto fjalë do t’i thoshin të gjithë ata që që do të ishin të gatshëm të japin jetën për atdheun tonë , përfshirë edhe Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari .
 
Dy figura me përmasa gjigande kombëtare , dy shtylla të kombit , do të jenë gjithmonë të pranishme në jetët tona shqiptare . Për aq kohë që toka mban shqiptarë patriotë , atëherë Ademi dhe Gjergji do të jetojnë përgjithmonë edhe pse eshtrat e tyre prehen në Prekaz dhe në Lezhë . Edhe njëherë e them : Mos i ofendoni heronjët tanë !
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari;gjegjka si moti,nga zoti;më Tandem Shkabari;ouuu,Hyregjenda,ahiii
    Krylegjenda;mbi gjashtë shekullore,vri ashta shëmbullore;qe sa herë është nevoja,ripërseritej,ouuu,
    ritërsengritej,ringritej,rilindej,për ribashkimin,riatdhesimin,ritarshëgimin,ouuh,mbarë kombëtare,
    oreee,mbarë Shqiptare;heeej,bie kumti,vie lumti,si vullkan,kullgjan,terë bubullima,shungullima,vrer
    timi o zjarri,shpërthimi nga varri,duke dridhur,hidhur,llava vullkani,brava kullgjani;ringjallëje
    prirvallëje,për rigjarimin,ritrashëgimin,duke na ribashkuar,riunisuar,riatdhesuar,riadresuar,oh,
    qe tragjedia,pragjegria,ndarë o përçarë,përtharë;në shtatë minishtetë,shtatë minikombe;joShqiptare
    nga troje tona mbarë Shqiptare;që për këso holokauste more,rolomamuzde krizore,anti botërore
    më anti njerëzore,qe nga shtatë ngritet në nendë;edhe më rendë,dhe,qe të goditej,tronditej,ahiii,
    të shtatë palë qielli,shtatë palë tokë;të shtatë valë dielli,shtatë valë oooj Nenë Lokë;qe të na
    ribashkojë ribashkimi,që të na riatdhesojë riatdhesimi,qe të na rigjallërojë rigjallërimi,ouuu-oreee,
    edhe diaspora,pria dora;qe të rishprehëmi,ringrehëmi,riprehëmi;nepër,vepër;troje o hoje prona tona,
    me një gjuhë,një flamur,një gjenë,një kernë,më gjenialë,më krenifalë,ouuu,të i rigufojë,triumfojë,
    prap teprap,më e larta,tek Arata;kry altrait të Shqiptarit,qe na gjegji si përjetë mot,heu,edhe nga
    më i madhi zot;Gjergji Kastriot Skendërbeu-kry UÇK.Hyregjendarin ouuu,Adem Krylegejndarin!!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosva në USA-Wanaque,New Jercey,USA.21 nentor 2017 04:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.