S’ka mëmirë se në Atdhe, mos i lësho TROJET SHQIPTARE O LUM SHQIPTARI!

S’ka mëmirë se në Atdhe

(Oshëtin furishëm zëri i Adem legejndarit nga varri, mos i lësho TROJET SHQIPTARE O LUM SHQIPTARI!)
Atdheu ynë Shqipëria e bashkuar është vetë jeta e jonë e përbashkët mbarkombëtare, është ajri i frymarrjës sonë, është uji burim i jetës sonë, është mendja e ndieshmëria jonë, është mbizotërim i shpirtit tone prej atdhedashurie të përjetshme.
Atmëmëdheu ynë shqiptar është edhe tani e gjithëher, tani e gjithnjë, tani e gjithmonë, në plotëni.
Shqipëria, është vetë jeta jonë, jeta vetvetiu nuk është e ndarë, kjo përbashkësi është diçka që dihet, që njihet, nuk ka asfarë të fshehte, nuk ka asfarë sekreti. Shpresat e reja kërkojnë një vitalitet të ri, një kualitet të ri, një fuqi të re autentike shqiptare, një tru të ri, të gërryer nga ndryshku i shpresave të humbura, kështu ne e rigjejmë vetveten, në atë që quhet e tërësishme kombëtare, ne identifikojmë veten me tërësinë e trojeve shqiptare, kështu jemi më të rizgjuar, ta flakim ndarjen, këtë humbje të madhe, këtë vdekshmëri, këtë kufomë të gjallë!…
Për inat të politikanëve të kqinjë e të ligë, për inat të klerikëve të lig e të kqinjë që për interesat e të huajve turko-arab, sllavo rus, katoliko-hebre etj… e për interesat e tyre personale për para e fe po na shesin komb e atdhe. Ju bijë e bija të Amemedheut që mbi gjithçka doni kombe atdhe, që doni Zotin e Atmëmëdheut tuaj, atë Zot që flet shqip, dhe jo atë Zotin që flet në gjuhë të huaja…
Mos e braktisni për asnjë çmim Atdheun tonë të shënjtëruar, mos ja plotsoni dëshirat Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë Greqisë, e gjithfar agjenturash klerikësh të shitur tek i huaji që për do pare te qelbura përhapin fe e nëpërkëmbin komb e atdhe.
Qëndroni në atdhe që së bashku ta bëjmë ndryshimin, t’i largojmë nga pushteti hajnat, matrapazët, rezilat e katilat, që së bashku ta begatojmë atdheun e ta përparojmë si gjith shtetet e Europës. Edhe unë jam i papunë si luftëtar lirie që disa vite, edhe pse djali im ka kryer fakultetin dhe është në prag të Magjistraturës në Shkencat Ekonomike, që disa vite është i papunë, por, migjithkëtë s’ndalet së punuari, punon punë private dhe po ja dalim disi të jetojmë. Për këtë, duhet të jetë e madhe dashuria për atdheun, mos t’i mbyllmi sytë as veshët, sa gjak u derdh nëpër shekuj për liri e të drejta kombëtare, ky është gjaku i shqiptarisë që nuk falet. Nuk është ende vonë të hirësoni zemrat dhe ta bëjmë atdheun të denjë për t’i respektuar dhe dërguar në vend amanetet e heronjëve shqiptar.

Feja e njëjtë me pushtuesin nuk duhet të na mjegullojë idenë e lirisë. Identitetin e popullit shqiptar s’ka mundur ta ndryshojë asnjëri nga pushtuesit. Por nuk mund të na ndryshojnë as besimet fetare.
Ne jemi një komb me identitet shqiptar.Ta ruajmë si sytë e ballit besën e të parëve! Besën që u dha vetë Zoti i shqiptarisë atë moment, kur u krijua njeriu i parë i Perëndisë, ai njeri ishte i rrënjëve tona shqiptare – iliro – pellazge, një pjesë e profetëve te Biblës dhe Kuranit ishin nga rrënjët tona, ishin nga rrënjët e besës, ndaj Zotit që flet shqip dhe jetës që vepron shqiptarisht!

Më 19 Dhjetor 2017

Shperndaje ne
Updated: 20 Dhjetor, 2017 — 23:10

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.