« Shqiptarët «  e Edwin E. Jacques-ut

E përgatiti Fahri Xharra

Të filloj shkrimin me fjalët e autorit “Shqiptarë “ : “Këta bij të shqipes nuk do ta humbnin kurrë dashurinë për vendin, lirinë dhe gjuhën e tyre”. Autori e thotë në Parathënie se e ka hartuar veprën jo vetem per shqiptarët, por edhe për gjithë ata që kërkojnë material anglisht për Shqipërinë. Vlerësimet për traditat, kulturën, gjuhën dhe shpirtin e shqiptarëve i përshkojnë gjithë faqet e historisë se Xhejksit.

Historiani Edvin Xhejks pra e ka shkruar një libër me shumë informacion për shqiptarët, po në të ka shumë më tepër dashuri për vendin tonë, për vlerat e këtij populli. Vetvetiu kështu ky libër kthehet në një apologji për shqiptarët në këto kohë, kur imazhi i tyre është dëmtuar rëndë në botë, kurse vetë autori kthehet në një mbrojtës të flaktë të çështjes shqiptare. Aq më e madhe bëhet pesha e kësaj vepre, po të mbajmë para sysh se është botuar në gjuhën më të përhapur sot, në anglishten, dhe në një vend si Shtetet e Bashkuara.

“Autori Edvin Xhejks vdiq vitin e kaluar. Nuk është francez, siç do Featured Jacques.001të kujtohej nga shkrimi i mbiemrit: Jacques. Nuk është një historian, që ka bërë një libër si pjesë e punës së zakonshme të një specialisti. Ai i ka njohur shqiptarët që para 60 vjetëve, kur ishte misionar në Shqipëri, dhe është një lidhje shpirtërore kaq e gjatë, që ka gjetur shprehjen në një libër për shqiptarët.-shkruan në recensionin e tij Xhevat Lloshi

(Në Lundër të Tiranës para pak kohësh u dogj një magazinë. U dogjën edhe disa mijëra kopje të një libri kushtuar historisë së shqiptarëve, si për të vërtetuar atë që është shkruar brenda faqeve të tij, se historia jonë është dhe vazhdon të jetë tragjike edhe në ditët e sotme.)


Koncepti i një historiani për periodizimin e epokave përbën zakonisht edhe mënyrën e ndarjes së një trajtese te gjerë. Nga lashtësia e deri më 1912 Xhejski dallon tri etapa të mëdha: Shqipërinë e hershme deri te pushtimi i plotë romak më 168 para Krishtit, Shqipërinë në evoluimin e saj dhe si vend i krishterë, Shqipërinë pas pushtimit osman dhe islamizimi i saj. Theksimi i disa aspekteve të historise fetare të shqiptarëve është diçka e mirëpritur, po të kujtojmë se kjo anë për shumë dekada është lënë në heshtje në studimet tona. Për herë të parë në një vepër të tiilë përmendet diçka edhe për protestantet.
Për periudhën e hershme Xhejksi ka shfrytëzuar gjerësisht rezultatet e arkeologjisë shqiptare, gjë që përfat të keq ende nuk është bërë tek ne, pasi vëlimi i parë i Historisë së Shqipërisë, që përfshin këtë periudhë, është botuar pothuaj 40 vjet më parë dhe Akademia e Shkencave ende nuk e ka ripunuar, siç është bërë me tre vëllimet e tjera. Xhejksi ka përfshirë gjerësisht thëniet që lidhen me pellazgët e ilirët që nga Homeri e deri te gjithë autorët e tjerë antikë, duke ndihmuar që të mënjanohen grafomanëte sotëm, të cilët manipulojnë me këto citime. Autori i përmbahet hipotezës pellazgjike, e cila paraqet vështirësi të medha per t’u bërë një koncept objektiv historik, por edhe kështu të paktën i vihet një ledh fantazisë pellazgjike, sepse pyetjet marrin formë konkrete: a ishte pelazg qytetërimi kreto-miken, çfarë do ta provonte se trojanët ishin pellazgë, deri në ç’masë kultura shqiptare munt të identifikohet me rrënjë pelazge, duke na dale kështu me identifikimin grek etj. etj.
“Besimi i patundur në kombësinë e Shqipërisë.” Mund te them se ne te vërtetë kjo është fryma qe e përshkon të gjithë këtë vepër: autori ka vetë një besim të patundur te shqiptarët si komb, ai erdhi si misionar midis tyre dhe iu përkushtua pikërisht sepse e kishte në shpirtin e vet këtë besim.

Në librin “shqiptarët” autori shkruan “Vendosja e fesė sė krishterė shpejt nxori nė pah problem tė reja. Njėmbėdhjet vjet mė vonė Kostandini e dramatizoi largimin e tij nga Roma pagane, duke pėrkushtuar Kostandinopojėn perandorake si njė Romė tė Re. Ai vendosi njė mardhėnie “simfonike” midis Shtetit tė ri dhe Kishės sė Krishterė. Ai njohu autonominė e Kishės, me autoritetin e saj pėrfundimtar mbi ēėshtjet doktrinore, ndėrsa shteti kishte pėr detyrė qė ta mbronte Kishėn dhe tė ruante uniformitetin. Nė mardhėniet me kishėn Kostandini e quante veten si “peshkop i jashtėm” i saj. Nė kėtė mėnyrė ai pėrcaktoi karakterin e veēantė tė Kishės Lindore, tė kryesuar nga Peshkopi i Kostandinopojės. Afrimi i Kishės me oborrin mbretėror solli molepsjen e saj nga grindjet dhe intrigat e oborrit. Kleri zuri tė karakterizohej nga ambicie tė ulta dhe nga servilizmi ndaj njerėzve tė kėsaj bote. Ndėrsa nė Perėndim, Kisha u shqua pėr qėndrueshmėrinė nė karakterin e saj; largėsia nga patronazhi perandorak e mbronte nga rreziqet. Mirėpo perandori i krishterė, i cili me anė tė dekreteve tė tij dhe kėshillit ekumenik ishte pėrpjekur pėr unifikimin e Krishterimit, duke krijuar Romėn e Re i dha shkas njė rivaliteti, i cili do tė ushtronte njė ndikim thellėsisht negativ nė pėrgatitjen e Kishės pėr tė pėrballuar pushtimet e ardhshme myslimane.
I ndodhur midis kėtyre dy gjigandėve rivalė, Iliriku u bė njė mollė sherri. Vasaliteti i tij nė njėrėn anė apo tjetrėn u bė shkak i njė armiqėsie tė gjatė midis Kostandinopojės dhe Romės, si viktima e intrigave tė tyre tė panumėrta. Pjesėrisht fajtore pėr kėtė ishte mardhėnia sinfonike qė krijoi Kostandini midis Kishės dhe Shtetit; ashtu sikurse ishte pa vend edhe ndarja e papėrshtatshme e Ilirikut.
Pas organizimi tė pamatur, njė pjesė e Ilirikut tė vjetėr romak iu bashkangjit Romės, pjesa tjetėr e Kosdandinopojės, kurse trevat nė mes tė tyre mbetėn “pre e grabitqarėve”.
Udhėheqėsit fetarė nė qendrat e mėdha zotėronin autoritet kishtar mbi udhėheqėsit fetarė krahinorė, njėsoj si autoritetet qytetare mbi zyrtarėt krahinorė. Peshkopėt e Kostandinopojės, Romės, Antiokut, Jerusalemit dhe Aleksandrisė haheshin midis tyre pėr supremaci, njėsoj si homologėt e tyre politikė.

Gjatė periudhės me trazira, pas Kostandinit, Theodosi I, i mbiquajtur “i Madh”, u bė perandor i prefekturės sė Lindjes dhe mori vete barrėn e vazhdimit tė luftės kundėr gotėve. Pėr arsye gjeografike dhe strategjike dy dioqezat e mėdha, ajo e Maqedonisė dhe e Dakisė, tė cilat pėrbėnin prefekturėn e Ilirikut, iu bashkėngjitėn pėrkohėsisht zotėrimeve tė perandorisė Lindore. Pas vdekjes sė Theodosit, mė 395, perandoria romake u nda pėrgjithmonė e formalisht midis dy bijve tė tij, Honorit dhe Arkadit, tė cilėt sunduan pėrkatėsisht nė Perandorinė Perėndimore dhe nė atė Lindore. Provincat veriore ilire tė Norikut, Panonisė dhe Dalmacisė ishin nė dioqezėn e Ilirikut dhe, si rrjedhojė, pjesė politike e kishtare e Perandorisė Perėndimore. Nga ana tjetėr, provincat ilire qė pėrbėnin dioqezėn e Maqedonisė, u bashkuan pėrfundimisht me Perandorinė Lindore. Por, ēuditėrisht, ndonėse kėto provinca u vunė nėn varsinė politike tė Kostandinopojės, nga pikėpamja fetare ato prap mbetėn nėn juridiksionin e Kishės sė Romės! Kjo mospėrputhje fatkeqe midis juridiksionit politik dhe atij fetar nė prefekturėn e Ilirikut u dha rast tė mirė peshkopėve rivalė qė tė shprehnin rivalitetin e tyre nė rritje dhe tė vinin nė provė forcat. Kjo datė shėnon kalimin nga historia e vjetėr nė atė mesjetare. Del fare qartė se kjo ndarje e vjetėr fetare u bė pengesė pėr popullin shqiptar nė pėrpjekjet e tij pėr tė pėrballuar dyndjet osmane dhe pėr t’i mbijetuar pushtimit osman.

Meterialet e burimit të shkrimi : http://instituti.org/recension-shqiptaret-nga-edvin-xhejks/

Shperndaje ne
Updated: 8 Shkurt, 2018 — 03:52

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.