Një bisedë e imagjinuar me Zonjën Europë

Shkruan Fahri Xharra , 2011

Kur më thanë se takimi me Zonjën Europë u mundësua, gati dola mëndësh. Pak nga gëzimi e pak nga frika. Gëzimi ishte i pa përshkueshëm, por edhe i frikshëm. Ç`farë qëndrimi të mbaja? Të flisja e të flisja duke u lavdëruar me të kaluarën tonë? Heshtja nuk më dukej e mençur. Çka të bëj?Nuk kisha këshilltarë,dhe vendosa të punojë në bazë të intuitës sime. A thua do të ia qëlloja? Zonja e rëndë Europë , e kisha zënë vendin e saj. E bukur ,e skalitur ,e mençur ,e pasur ,plotë krenari. Për rreth saj i kishte të gjitha të bijat .
Sipas rregullave dhe protokollit e kreva pranimin e shumëpritur dhe zura vend afër saj. E shikoja dhe e vrojtoja ,ishte më e re se gjyshja e ime ,Por kishin dallim . Gjyshja ime , është shumë më e vjetër në moshë,jo aq vitale dhe me fytyrën e saj tregon se ishte e vuajtur gjatë jetës së saj., kurse Zonja Europë me një lëkurë të ngrehur natyrale ,me një trup shtatlartë dhe dhëmbët e bardhë nuk jepte përshtypjen e së moshuarës. Rrija shumë afër saj ; herë m`i lëshonte sytë mua ,e herë i shikonte të bijat e saja..
E dalloja që të bijat ,edhe ato ishin më të reja se nëna ime shumë më të reja . Por ishin në gjiun e nënës Europë.
E nëna ime, kur? E nëna ime kur do iu bashkëngjitej atyre?Nga shikimi e kuptova se gjyshja ime ishte ,edhe pse e veshur me kule,ishte një e afërme shumë e afërt me Zonjën Europë. Pse ,gjyshja ime vishte kule ,çitjane? Pse gjyshja ime vishte dimi? Përngjaheshin ndër veti.
I hapja sytë se sa mirë e dinte te kaluarën tonë .
-Teuta ishte mbretëresha e Ilirëve, e të parëve të mysafirit duke shikuar me sy nga unë ,iu tregonte të bijave. Çudi ,disa prej tyre e dinin e disa jo.! Edhe Teutën ,edhe burrin e saj Agronin ,Zonja Europë e kishte për krenari . Pse? Nuk e dij. Me këtë deshtë të më thoshte diçka .Nga mosdija e ime , ajo e përfitoi rastin që të iu kthjellon bijave të saja ,pjesë të historisë sonë. Mezi morra guxim që t`i them se e kishim edhe Pirron , e edhe Aleksandërin e Madh . Asnjë lëvizje në fytyrën e saj të rinuar ,nuk e vërejta ,mbasi që u kyça në bisedë.
Me këtë e kuptoja se ma jepte mundësinë . të flas. Ishte shumë e kënaqur ,që e njoh dhe e pranoj të kaluarën tonë. Në ndërkohë filluan pyetjet që m`i drejtuan të bijat e saja,dhe ajo pa një pa dy e nguti protokollin, dhe na thirri rreth tavolinës së madhe ,ku shërbehej çaji . Me këtë ,mësa kuptova unë ,deshi që të iu ikë ngacmimeve dhe bisedës e cila kishte shenja jo fort të këndshëm.
E madhe, thash më vete është Zonja Europë.!

Jo pse ajo nuk i dinte,por deshte të iu bënte të ditur disa nga bijave të saja ,gjërat që më qëllim apo jo ato i kishin “ harruar” ,kështu që më ipte vazhdimisht fjalën, Por ,unë nuk isha aq nevojshëm të flisja ,sa kërshëria më brente më shumë të dija pse ajo nuk mi thotë troç disa gjëra, ajo nuk fliste më tepër që nuk fliste,dhe vazhdova të flas duke iu drejtuar të gjithë atij rrethi të respektuar:
-Mos e harroni -thash, Shën Palin e Shën Jeronimin,ne shqiptarët ua sollëm këta të ndritur. Mos e harroni as Skënderbeun,që në momentin më të vështirë për Perëndimin ,iu doli përpara bishave aziatike,mos e harroni as Kopernikun që mësimet më të mira i mori nga shqiptari,nga Gazulli. Po ,Nënë Tereza ? Mos e harroni as Nënë Terezën që i ngrohë shpirtrat e të gjithë besimtarëve të botës. Biseda filloi t`i nxeh fytyrat e disave ,por Zonja Evropë mbante qëndrimin e saj prej Zonjeje ,e vetëdijshme ,shumë e vetëdijshme që donte të iu bënë të ditur të gjitha të bijave se ne shqiptarët i paraprinim Europës me shumë gjëra.
E kaluara e jonë shumëshekullore kishte lënë përshtypjen te disa bija të nënës sonë Europë se na jemi po ata të kohës së Kongresit të Berlinit ,të pa ditur dhe të pa arsimuar,së paku unë e fitova përshtypjen e tillë.
Ra heshtja. Ndiheshin vetëm hërpat e gojës së bijave të Europës që ngrehin çajin nga ato “takëme” porcelani. Pirje e çajit, por pa zhurmë dhe lëpirje të buzëve. Gjithnjë më shkonte mendja se si do t`i përgjigjem pyetjes (nëse ajo do të më bëhej, e e kisha parandjenjën se po) ,pse e mohojmë të kaluarën tonë. Pse na e duam historinë tonë ,por pa heronj.?

Duke e ditur,se kokat e inteligjencës së zbehur që e mohojnë të kaluarën tonë po bëhën bukur si shumë , e kisha të vështirë të pritja ndonjë pyetje në lidhje me këtë dhe t`i dilja përballë me argumentet e mija. Europa na njeh. Bijat e saj edhe me shumë na njohin. “Është tmerrësisht zhgënjyese kur sheh se si, megjithëse roli çlirues i njeriut të ditur është kultivuar qysh prej kohëve të Sokratit e Platonit, në këtë vendin tonë, sheh një kategori që, megjithëse e quajnë veten intelektualë, punojnë me përkushtim të paparë “ (F.L.)për të mohuar gjithë çka që është shqiptare.
Në diplomaci,gjuha e trupit ,është gjuha më e përsosur e shprehjes së një mëndmi apo vërejtjeje që vjen nga i takuari me palën tjetër. Unë nuk e kisha të vështirë të lexoja gjuhën e trupit të motrave të nënës sime.,por e vështirë ishte vetëm se ato ishin shumë . Duhej të sjellja një përfundim “sa qil e mbyll sytë” ,në mënyrë që të isha i gatshëm për përgjigje .
Njëra nga të bijat e Europës ma bëri me dije se e kemi Kalin e Trojës brenda.
Ishin çaste të gjata të pritjes së ndonjë provokimi ,por e dija që nëna e madhe Europë nuk do të më lerë në baltë ,prandaj e ndjeja veten më të sigurt. E kisha ndjenjën se Nëna Europë i njeh mirë pseudo intelektualët tonë të fryre si kacagjela dhe që të lidhur më zhgënjimin e tyre të paditurisë e të interesit material të madh ,kalojnë në çmenduri të njeriut të shpellës duke mohuar çdo gjë të mirë të vetës sonë, dhe ashtu ishte.
Prapë ,në kokë më sillej se mos ndoshta nga ato bija të Europës që nuk lënë gurë pa rrotulluar që vetëm e vetëm ,nëna ime mos t`i bashko hej këtij rrethi ,në mos më ngacmojnë edhe mua që të jem viktimë e ndonjë grackëje dhe pastaj të rrahin gjoks para përkrahëseve tona : “ E shihni? S`keni me kënd të bisedoni.”
Por në kokën time e kisha ngujuar se e tërë drama e pyetje-përgjigjeve është në stilin e paraqitjes së mohuesve tanë, se ashtu pa dhimbje për të kaluarën tonë,t`i bie shqelm asaj duke e tjetërsuar vetën me dikë tjetër për shkak të një kuluareje të përbashkët, apo duke e mohuar identitetin e të parëve të mi. S`më hante palla,e dija gjeturinë time ,e njihja mirë se çka disa nga ato kërkonin,e dija mirë se shumë më shumë dashamirës kisha se sa të atij lloji që më çdo kusht e donin kthimin tonë në “njerëz me bisht”, prandaj më dukej qëndrimi im i më i lehtë në at rreth.
Habitej Zonja Europë me zërat e fundit të mendësve tanë që e donin shkapërderdhjen e kombit tonë,duke na sajuar si sajesa të pa qenë. Habiteshin edhe bijat e saja që ishin për rreth ,që ne të dilnim si komb shumëkombësh ,një përbindësh i ri i pa origjinë. Por kishte ca dridhje buzësh ironike dhe shikime të vëngërta nga rrethi i madh i rrethit të çajit.

E dinin motrat tona për shpërnguljet e dhunshme të qenjës shqiptare për Turqi? Sigurisht që po. Por frikohesha t a nisi këtë temë ngase : “. Por të kthehemi tek tema. Nëse të koncipuarit dhe “spjegimi” i marrëveshjeve në fjalë qëllimisht burojnë nga instikti islamofob e turkofob, nga mosnjohuria e ekolit dhe sfondit të çështjes shkencërisht, nga binaret e trasuar nga shkollarët albanologë perëndimorë/orientalistë, si dhe qasja sllaviste e katolikocentriste e qindvjeqarit të fundit në historiografinë shqiptare, shtrohet pyetja, ku është huqja më e madhe, në vetë subjektin pretendues, respektivisht ku bazohemi kur themi se pretendimi që Marrëveshjet Turko-Jugosllave u bënë “për shpërnguljen e shqiptarëve” është i pasaktë ? (F.S) Do të më vërsulen disa nga motrat dhe do më thonë,se kur ju shkruani e mendoni kësi lloji ,atëherë pse ne të ndërhyjmë. Ky është mëndim mohues. Europa nuk e do këtë mohim të vetvetes –thosha me vete.
Ashtu rreth çajit e vëreja se nëna Europë m`i lexonte mendimet dhe me një buzëqeshje të lehtë ,si tinëz i pranonte mendimet e mia. Por…..

……. e doja një thënie troç nga ana e saj dhe mendoja në vete:” Na thuaj troç,çka po të mundon,për çka s`po të pëlqejmë ? Fatkeqësia më e madhe kur nuk thuhet e vërteta. Thuaje haptas,se ke mjaft fuqi. Mos m`a thuaj vetëm me gjuhën e trupit. E ne ,të themi botërisht që edhe ne jemi pjesë e luftës kundër rrezikut të përbashkët që i kanosët perëndimit. Nuk jemi na ata ,të atillë si po na paraqesin”

Fahri Xharra Gjakovë
28.12.11

Shperndaje ne
Updated: 8 Shkurt, 2018 — 20:10

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.