Nderim Dëshmorit Partizan!

avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

 

Nderim Dëshmorit Partizan!

 

Lufta e dytë botërore filloi me 1939 dhe mbaroi me 1945, Italia fashiste dhe nazizmi gjerman nuk gjetën përkrahje në Shqipëri, me përjashtim të disa “intelektualëve” kolaboracionist dhe disa figura të degjeneruara të regjimit monarkist të Ahmet Zogut, të cilët u bashkuan me autoritetet e pushtimit.

 

 Nga paknaqësia e këtij pushtimi të egër nazifashist, u krijuan kushtet për të nisur veprimtarin e saj, rezistenca antifashiste e popullit shqiptar. Kështu u krijua Organizata e pare që nisi veprimtarinë e luftës çlirimtare PKSH’ja. Nën organizimin e kësaj partie u përfshinë të gjitha shtresat popullore, ku u rreshtuan përkrah aleatëve të mdhenjë antifashistë. Opjektivat e PKSH’së ishin Çlirimi i Shqipërisë nga fuqitë fashiste dhe ngritja e një shteti të pavarur.

28_nentor_1944_1Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në fakte arkivore shqiptare dhe ato nga vende të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar, e zhdukur, hiq më pak se 28,110 persona. Kjo shifër ishte bërë publike nga komandanti i LANÇ, gjeneral koloneli, Enver Hoxha në konferencën e Paqës në Paris në gusht të vitit 1946.

 

Ndërmjet kohës së luftës, Liridoni u angazhua si i ri në radhët antifashiste, mori armën e doli partizan.

 

Ndërsa vëllai i tij i madh Meti, nuk ndoqi rrugën e të vëllait partizan, por ai bënte shtatë pale qejfe nëpër kafene duke pirë raki, e duke ngrënë menze, e duke u argëtuar me femra të përdala.

 

Çlirimi vendit mbante edhe kontributin e Liridonit, pasi kishte dhënë jetën heroikisht në luftimet e operacionit në çlirimin e Tiranës, bashkë me shumë shokë të tjerë tiranas, ku edhe sot ju është ngritur një lapidar, ndërsa trupi i tyre prehet në “Varrezat e Dëshmorëve” në memorialin “Nënë Shqipëri”, në çdo 5 Maj shqiptarët shënojnë “Ditën e Dëshmorëve”, duke i nderuar me kurora lulesh, e duke u bërë homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, njëkohësisht vendosen kurora lulesh në memorialin “Nënë Shqipëri”.

 

Pasi kaluan disa vite, Metit i ra ndërmend se ka villain Dëshmor, dhe vendosi të shkojë edhe ai për në “Varrezat e Dëshmorëve”, mori me vete një shishe raki kumbulle, me t’u afruar te varri i vëllait Dëshmor, u ul pranë tij, e filloi ta uronte e nderonte vëllain, – Eh, more Liridon, ty të nderon Shqipëria!

 

Ashtu nxori shishen me raki nga çanta, i trokiti ne lapidar shishen duke e nderuar e uruar villain. – Ah! Sa do kisha patur dëshirë, të kisha rënë edhe unë dëshmor si ty, more vëlla!

 

 Dhe u qfaq në fytyrën e tij një lloj gjallërie, por në sy i dukej njëfarë pikëllimi, pastaj vështroi portretin e gdhendur në lapidar të vëllait Dëshmor, dhe ngriti edhe një dolli, thjeshtë mu aty pranë Varrit të vëllait, nisë të pijë për shatë pale qejfe dhe trokiste në lapidar dolli pas dollie. Ashtu po ndjente një kënaqësi pranë vëllait, duke u krenuar.- Të lumtë more vëlla të lumtë! Na nderove neve, e nderove Shqipërinë! Ndjehemi krenar me ty! Dhe zbrazi gati gjysmën e shishës së rakisë. E dolli pas dollie, shishen me raki po e zbraste, ajo dollia e fundit që e trokiti ne gurin e mermertë të lapidarit mbase e vrau Metin. Ai më nuk po mund t’i kontrollonte fjalët, bile dalngadalë kishte humbur edhe ekuilibrin e trupit të tij.

 

– Çuditem kur shikoj njerëz me pozita te larta shtetërore kur pine e bëhen daulle? Fliste me vete Meti? E, unë pi se jam vëlla dëshmore e jam po…popullor, – Tha shoku Meti duke e vënë gishtin në mes të lapidarit. Dikur hoqi gishtin nga lapidari e drejtoi trupin e tha: – Hajt more vëlla, ti je Liridoni, betoni! Kurse unë jam Meti lezeti.

 

Të nesërmën e kishte kuptuar. Ai e ndjente turpin. Ajo ndjenjë turpi ishte shumë, shumë e madhe pasi i kishte dalur pija. Mendoi gjatë e tha: – Gjaku i derdhur për atdhe i heronjëve e dëshmorëve partizan e në këtë rast edhe vëllait tim Dëshmor Liridonit na tregoi rrugën e lirisë, kjo rrugë e ndritshme na ndezi shpresën për të ardhmën dhe urrejtjen për pushtuesin gjakatar dhe shtypësit.

 

Këta trimat e trimëreshat e lirisë të cilët me ditë të tëra mbetën pangrënë e pafjetur, në mes të zjarrit dhe vdekjes! Po, po kështu e ka lufta për atdhe! Por në fund ata, dhe ne fituam mbi vdekjen! Prandaj gjunjëzohem para varrit të herojit e heroines. Partizanët trima rrojnë në jetë të jetëve! Kënga e luftës partizane do të buçasë fort do të përmend përjetësisht se ti hero e heroine, ju popullit ua çelet sytë dhe rrugën për jetën e lirë.

Nderim respekt, ju puth sytë largëshikues dhe dorën tuaj prej luftëtari e luftëtareje, por edhe ty vëllau im Liridon, që nderove kombin e Atdheun Shqiptar, të puth dorën e sytë largshikues.
.

Shperndaje ne
Updated: 3 Mars, 2015 — 12:46

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

1 Comment

Add a Comment
  1. MERIMANGA E KUQE

    lufte e lavdishme nerz qe s lindin me per ate kohe dhe er kete qe jetojem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.